Shqipëria/Aktualitet

Bashkë për Vitin Jubilar, – Pranvera Shqiptare ’81

Vazhdojnë përgatitjet për Vitin Jubilar, – 40 vjetorin, – e Pranverës Shqiptare ’81…

Sot, në mjediset e Shoqatës së Burgosurve Politikë, u mbajt takimi i tretë i Këshillit për organizimin dhe shënimin e 40 vjetorit të Pranverës Shqiptare ’81. Të pranishëm ishin edhe shokë e përfaqësues të shoqatave nga Maqedonia shqiptare. Kryetari i Këshillit, Hydajet Hyseni, njoftoi të pranishmit me programin e propozuar të veprimtarive që do të organizohen gjatë vitit 2021 për Pranverën Shqiptare ’81. Viti i Pranverës Shqiptare ’81 do të nis ose do të hapet me një Tryezë për 17 Janarin, Flaka e Janarit dhe Heronjtë e saj (për shkak të pandemisë kufizohemi me një tryezë)… Kurse me 11 Mars do te kete nje organizim te posaçem ne restaurantin e studenteve… Me 26 mars do te mbahet Ora ose manifestimi letrar nga shkrimtaret dhe poetet shqiptare (nga mbare Shqiperia). Me 1 prill mbahet Konference shkencore per Pranveren Shqiptare ’81. Me 2 prill do te behen nderime-homazhe per Deshmoret e rene ne demonstratat e asaj Pranvere… Veprimtari do te organizohen edhe nga Mergata jone shqiptare… Pastaj, do te organizohen veprimtari edhe ne qytetet kryesore shqiptare: Shkup, Peje, Gostivar, Gjakove, Tetove, Gjilan, Kumanove, Ferizaj, Kerçove, Prizren, Struge, Tirane, Mitrovice… Keshilli fton te gjithe per perkrahje dhe angazhim!