Botë

Xh. Gjini: Australia ndalon me ligj përdorimin e rrjeteve sociale nën moshën 16 – vjeçare

AUSTRALIA NDALON ME LIGJ PËRDORIMIN E RRJETEVE SOCIALE NËN MOSHËN 16- VJEÇARE
(Shembull që duhet të ndiqet edhe nga shqiptarët dhe popujt tjerë!)
Kuvendi (parlamenti) i Australisë miratoi ligjin me të cilin ndalon përdorimin (shfrytëzimin) e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeçare… Me këtë ligj Australia u bë vendi i parë në botë që ndaloi pa ekuivoke dhe qindpërqind përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët… Kjo masë dhe ky ligj u miratua për të ruajtur dhe shpëtuar shëndetin mental të fëmijëve… Kompania që guxon me shkel ligjin gjobitet me 50 milionë dollarë australian (rreth 30 milionë euro)… Kështu është shteti… URIME AUSTRALI ! Shembull që duhet ndjekur nga Tirana, Shkupi e Prishtina, nga populli shqiptar dhe nga popujt e vendet tjera për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziku që përbëjnë rrjetet sociale për shëndetin e tyre mental, për zhvillimin e tyre psikofizik e shpirtëror dhe shpesh edhe për vet jetën e tyre…