Portreti/intervista

Koço Danaj: 65 vjet nga Mbledhja e 81 partive në Moskë dhe FJALA e Enver Hoxhës në atë Mbledhje

..Kane kaluar, qysh nga momenti qe po shkruajme, rreth 65-vjet nga mbledhja e 81-Partive komuniste dhe punetore ne Moske. Ne kete mbledhje Enver Hoxha mbajti nje fjalim. Do tu japim lexuesve disa fragmente nga ky fjalim, per te gjykuar vete mbi domethenien e fjaleve:

   “Ne i dhame pergjigjen Sofokli Venizellosit, shoku Hrushov me ane te shtypit dhe besoj se ke marre dijeni. Ne nuk jemi ne kundershtim te beni politike me Sofokli Venizellosin, por me kufijte dhe te drejtat tona duhet te mos beni politike, pse as kemi lejuar dhe as do te lejojme………….Shoku Hrushov e di se kufijte e Shqiperise jane te paprekshem dhe te shenjte; kush i prek ata eshte agresor. Populli shqiptar do te derdhe, gjak po t’ia preke kush kufinjte. Shoku Hrushov gaboi rende kur i tha Venizellosit se ai pa ne Korçe greke dhe Shqiptare qe punonin si vellezer. Ne Korçe nuk ka fije minoriteti grek, por ka lakmi shekullore te grekerve per krahinen e Korçes si per gjithe Shqiperine.
…Ne komunistët shqiptarë nuk do te quheshim te tille, neqoftese nuk do te mbronim me konseguence dhe me vendosmeri, lirine e atdheut te shtrenjte nga komplotet dhe sulmet diversioniste te klikes se Titos te cilat synojne invadimin e Shqiperise……. A mundet dhe a eshte e lejueshme qe ne komunistet shqiptare ta leme vendin tone te behet gjahu i Titos, i amerikaneve, i grekerve apo i italianeve? Jo kurre!!
….Jugosllavet na akuzojne se gjoja jemi “shoviniste dhe nderhyjme ne punet e brendeshme dhe kerkojme rektifikimin e kufijve”
….Ajo qe ne kerkojme dhe do te kerkojme vazhdimisht nga titistet dhe per te cilen do ti demaskojme ata deri ne fund, eshte te heqin dore nga krimi i gjenocidit kunder popullsise shqiptare te Kosoves, te heqin dore nga terrori i bardhe kunder shqiptareve te kosoves, te heqin dore nga debimi i shqiptareve nga tokat e tyre dhe dergimi ne mase i tyre ne Turqi, ne kerkojme qe popullsise shqiptare ne Jugosllavi, ti njihen te drejtat ne baze te Kushtetutes se Republikes Popullore te Jugosllavise. Shoviniste eshte kjo kerkese apo marksiste?
…..Ju e konsideroni Shqiperine si plaçke tregu, qe mund te fitohet apo te humbitet nga njeri apo nga tjetri. Ka qene nje kohe qe Shqiperia, konsiderohej si plaçke tregu, kur te tjeret mendonin se varej nga ata nese Shqiperia do te ekzistonte apo jo.
…….Rankoviçi deshiron qe ne ti bejme kufinjte han me dy porta, ku te hyjne dhe te dalin pa vize agjente dhe arme jugosllave, italiane dhe greke, per te na sjelle kulturen e tyre te thikes ne dhembe, per te realizuar Titoja enderren e vjeter qe Shqiperia te behet republike e shtate e Jugosllavise, ose borgjezia reaksionare italiane te vere ne zbatim per here te trete qellimet e saj grabitqare kunder Shqiperise, ose monarkofashistet greke te realizojne enderren e tyre te çmendur per grabitjen e Shqiperise se jugut. Por ne si kemi lejuar dhe nuk do ti lejojme kurre keta, prandaj jemi “luftenxites”. ………….Natyrisht ne jemi kunder nje bashkeekzistence te tille, per hir te se ciles ne shqiptaret, duhet ti bejme konçesione teritoriale dhe politike Sofokli Venizellosit. Jo ato kohëra kur tokat e Shqipërisë bëheshin monedhë tregu, kanë vdekur përgjithëmonë.
………….Eshte hapur fjala se shqiptaret jane gjaknxehte. E perse jemi gjaknxehte? Gjaknxehtesi eshte te mbrosh atdheun dhe popullin tend nga revizionistet jugosllave monarkofashistet greke dhe neofashistet italiane qe kane me se 16-vjet qe po na provokojne ne kufi? Nese ne quhemi gjaknxehte pse mbrojme interesat jetike te popullit tone, kete ne nuk e pranojme. Haram qumështi i nënës, haram buka që na ushqen partia dhe populli, nëqoftëse nuk mbrojmë interesat e popullit tonë…….(Nga fjalimi i Enver Hoxhes ne mbledhjen e Moskes ne Nendor 1960. Vellimi Gjithmone vigjilence vellimi i pare faqe 644, 665, 673, 689, 690, 691, 692).
(Fragment nga libri në ripunim Enigma e Madhe, i botuar ne 1994 me titullin 50 vjet Histori e Pahumbur. Do botohet në shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe rusisht)