Kulturë\Letërsi

GËZUAR FESTAT E NËNTORIT!

Muaji NËNTOR është muaji i vendimeve, ngjarjeve, personaliteteve dhe fitoreve të mëdha të Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Nënori i Parë, i Gjergj Kastriotit (Këthimi në Krujë), qëndresa dhe lufta 25 vjeçare kundër hordhive pushtuese osmane, që u bë gurthemeli i identitetit dhe kombit shqiptar evropian… Nëntori i Dytë, i Ismail Qemalit, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (katër krahinat-vilajetet) dhe krijimi i shtetit shqiptar pas gati pesë shekujsh robërie… Nëntori i Tretë, i Enver Hoxhës, çlirimi i shtetit shqiptar (Shqipërisë Londineze) nga nazifashizmi dhe ndërtimi, zhvillimi e përparimi i vendit… Nëntori i Katërt, i Adem Jasharit (17 Nëntori – Dita e UÇK – së), çlirimi i rreth 11 000 km katrore tokë shqiptare… NËNTORI I PESTË do të jetë NËNTORI I BASHKIMIT TË KOMBIT DHE SHQIPËRISË NË NJË SHTET…

Prandaj, bashkëkombës dhe lexues të dashur, festimi dhe krenaria që na jep muaji NËNTOR është e ligjshme… Muaji NËNTOR mund të themi se është eshe muaji i identitetit dhe ekzistencës sonë kombëtare. Përulemi me nderim të thellë para mendjes, guximit, përpjekjes, qëndresës, luftës dhe heroizmit të atyre burrave e grave që bënë historinë, që bënë kombin tonë. Përjetësisht Nderim e Lavdi të rënëve për liri e bashkim kombëtar!

Gjithmonë gëzime për Shqipërinë tonë dhe për shqiptarët anembanë botës! GËZUAR!