Shqipëria/Aktualitet

Kryetari Begaj: Hapja e kapitujve të parë të negociatave me BE -në mbush me shpresë çdo shqiptar

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Kryetari i Republikës, Begaj, vlerëson së ky është një lajm i mirë për shqiptarët në përmbushje të aspiratës për të qenë pjesë e bllokut evropian.

Hapja e kapitullit të parë të negociatave me BE, Rama: Për ne shqiptarët nuk ka plan B, është çështje për jetë a vdekje…

Në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale, Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shkruan: “Lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi.

Jam shpresë plotë për progresin dhe suksesin!”.