Vështrim/Analizë

Xh. Gjini: Mirëkuptimi, marrëveshja, paqja dhe reciprociteti me palestinezët dhe popujt tjerë fqinj garantojnë të ardhmen e Izraelit

IZRAELI MUND TË EKZISTOJË VETËM NË MIRËKUPTIM, MARRËVESHJE, PAQE DHE MARRËDHËNIE RECIPROKE ME PALESTINEZËT DHE POPUJT TJERË FQINJ
(Nuk mund të sigurohet ekzistenca afatgjate me dhunë, terror, vrasje, gjak, konflikte e luftëra të përherëshme me popujt fqinj…)
Bindja e ultraekstremistit të djathtë, Netanjahu dhe qeverisë së tij, se Izraeli mund të mbijetojē dhe të zhvillohet vetēm duke qenë në konflikt dhe luftë permanente me popullin palestinez dhe me popujt tjerë të rajonit është tërësisht e gabuar dhe kundërproduktive për të ardhmen afatgjate të vendit…
Me luftën në rripin e Gazës, ku po vret, po masakron e po rrënon çdo gjë palestineze, Netanjahu dhe qeveria e tij ultra e djathtë, ka fituar dhe siguruar urrejtjen e popullit palestinez dhe të popujve tjerë në rajon edhe për disa breza… Populli izraelit dhe, sidomos elitat e tij politike dhe shtetërore, duhet ta kuptojë se nuk ka fuqi të pashterrshme për t’u konfrontuar me palestinezët dhe vendet fqinje… Për më tepër populli izraelit është popull i vogēl edhe në numër për t’u konfliktuar dhe për të luftuar me gjithë popujt që e rrethojnë…
Zgjidhja e çështjes palestineze (krijimi i shtetit palestinez) është ÇELËSI i paqes në Lindjen e Mesme. Prandaj, SHBA – ja, Franca, Gjermania… do të mund të ndikonin te Izraeli që ta njoh shtetin palestinez dhe të hyjë në bisedime, marrëdhënie e fqinjësi të mirë me popujt fqinj. Kështu do t’i digjejë karta dhe motivi për armiqësi me Izraelin edhe Iranit…
Vazhdimi i armiqësisë, konflikteve dhe lufta e përherëshme me palestinezët dhe popujt e rajonit herët a vonë do ta “shpenzojnë” Izraelin e vogël… Jo vetëm Izraeli, por asnjë vend nuk mund të zhvillohet e të prosperojë duke qenë në tension, armiqësi dhe luftë. Paqja dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët janë kusht i domosdoshëm për zhvillim dhe jetë normale…
Lufta në Ukrainë dhe në Gaza po dëshmojnë se bota po barbarizohet me shpejtësi dhe se po shkon drejt një kaosi të përgjithshëm që mund të “finalizohet” me një luftë totale botërore!…