Kulturë\Letërsi

Prend Buzhala: PROMOVIM I LIBRIT “SHËN JERONIMI DHE BOTA ILIRE” (Pjesa kryesore iu kushtua Anton Çettës, në 25-vjetorin e shkuarjes së tij në amshim dhe pajtimit të gjaqeve)

LLAPUSHNIK, PROMOVIM I LIBRIT TIM “SHËN JERONIMI DHE BOTA ILIRE” (Pjesa kryesore iu kushtua Anton Çettës, në 25-vjetorin e shkuarjes së tij në amshim dhe pajtimit të gjaqeve)Sot në Llapushnik (Drenas), në ambientet e Kishës katolike Shën Abrahami, u mbajt manifestimi i rregullt vjetor, i katërti me radhë TAKIMI LETRAR, ARTISTIK DHE SHKENCOR. Sivjet iu kushtua dy ngjarjeve të mëdha. Ishte 25- vjetori i shkuarjes në amshim i Anton Çettës. Ligjëruan Zeqir Bekolli, Lulëzim Etemaj dhe Besim Morina. Pjesa tjetër kishte të bënte me 1600-vjetorin e përvjetorit botëror kushtuar Shën Jeronimit ilir, figurë e madhe botërore që e përktheu Biblën dhe ia dha Evropës. Në kaudër të kësaj pjese, u promovua libri im “Shën Jeronimi dhe bota ilire”. Ligjëratën që e mbajti prof mr. Safet Hasani iu kushtua kësaj figure dhe librit tim. Për librin fol[n edhe Hajdar Lubonezi (botues i Lena graphic, Prishtinë) dhe Raif Gashi që e moderoi takimin. Në roën letrare konkurese (ME PSEUDONIME) merrnin pjesë krijues nga Prishtina, Gjakova, Istogu, Klina, Drenasi etj. Ismet Krasniqi Lala (Klinë) mori Çmimin e dytë për poezinë “Anton Çetta” ( shifra: Grof Gega).Kumtesë nga organizatori:Juria Profesionale poezitë më të mira të këtij eventi i ka vlerësuar sipas kësaj renditjeje:Vendi i Parë:1. Shifra “Atdheu” me titull “Imzot Barbaringo” me autore Hasije KryeziuVendi i Dytë:2. Shifra “Grof Gega” me titull “Burri i fjalës” me autor Ismet Krasniqi – LalaVendi i Tretë:3. a) Shifra “Sokoli” me titull “Pajtimi i Gjaqeve” e autorit Gjokë Sokoli dhe,b) Shifra “Dora e Pajtimit 1990” me titull “Çka tha plaku i urtë”, autor Izet AvdyliÇmimi Special i Shtypshkronjes “Hieronymus” iu dha poetit Behram Hoti.