Akademik Rexhep Qosjes
me fjalët e zemrës t’ia themi
me tingujt e shpirtit ta këndojmë
me ngjyrat e bukura të natyrës
ta pikturojmë
atë
që në paprekshmërinë e atdheut
një jetë të tërë udhëtoi
kandil shndritës i ardhmërisë
si Drini në rrjedhën e vet
plaku mendjendritur
plaku mendjehollë
plaku zemër djalë
plaku mjekërborë
Ti
Tempulli mijëvjeçarë
i magjisë krijuese
kokën mbështetur
tek rrapi shekullor
flakën e diturisë bartur në gji
krenarinë e kombit përjetësove
Ti
biri i denjë i nënës shqiptari
ndër yje
Yll
krenari e ligjshme
ti
mburrje e kombit e papërsëritshme
kolos i diturisë
Akademik Qosja
Emblemë e ligjshme e shqiptarisë.
CH- 01 -08- 2024
Mehmet Bislimi
add a comment