Kryetari Xho Bajdeni është tërhequr nga gara për Kryetar vetëm disa muaj para zgjedhjeve të nëntorit.
Tërheqjen e ka njoftuar vetë ai përmes një letre të botuar në Facebook.
Bajdeni, që rikandidonte për një mandat të dytë si Kryetar i Amerikës, thotë se tërheqja e tij nga gara është në interesin më të mirë të vendit dhe partisë së tij.
Një performancë e kritikuar shumë në debatin përballë Trump muajin e kaluar, dhe daljet e tij publike që atëherë, vetëm sa kanë përkeqësuar shqetësimet e votuesve se Kryetari 81-vjeçar ishte thjesht shumë i vjetër për të shërbyer edhe për katër vite të tjera.
Letra e tërheqjes nga gara pyr Kryetar:
Zëvendësimi i Bajdenit në krye demokratëve ka të ngjarë të shkaktojë dridhje të brendshme demokratike ndërsa zyrtarët ambiciozë manovrojnë për t’u bërë pasardhës të tij. Tashmë janë krijuar fraksione rreth Zëvendëskryetares Kamala Harris dhe guvernatorëve të shquar, duke përfshirë Gretchen Uhitmer të Miçiganit dhe Gavin Neusom të Kalifornisë.
Harris duket se është trashëgimtare e dukshme. Ajo theu një barrierë si zëvendëskryetarja e parë grua. Një grua me ngjyrë, ajo gëzon mbështetje të fortë mes afrikano-amerikanëve, një pjesë besnike e koalicionit demokratik. Në përgjithësi, megjithatë, vlerësimi i miratimit të Harrist ishte vetëm 32% në një sondazh të NBC të publikuar në fillim të këtij muaji.