Ministria e Jashtme ka thirrur ditën e djeshme ambasadorin serb, Slobodan Vukçeviç, ku i është kërkuar sqarime në lidhje me deklaratat e zv.kryeministrit, Aleksandër Vulin, referuar vizitës dhe takimit të Kryeministrit Rama me Mërgatën shqiptare në Athinë.
“Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë.
“Shqipëria e madhe mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe”. Ishte pikërisht kjo deklarata që u bë nga zv.kryeministri Aleksandër Vulin që shkaktoi reagime.
“Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë”.- tha Vulin.