Kulturë\Letërsi

Ismajl Gashi: Disa poezi

KTHIMI I FENIKSIT

Habi!

Për dreq

Mendja m’ktheu

Në trembëdhjetë

Korrikun 2019

Trembëdhjetë muaj

E vite

Nga tërmeti ters.

Pse vallë?!

Numri ters 13-shi?!

Më ndoqi

Me lot e dënesje

Përmbysi lumturinë

Dhe kalanë time

Rrënoja?!

E gjamë

Pa mord

Me shpirt të thyer.

Përpiqem me thonjtë

E sizifit

Të dal mbi dhe

Me fytyrë të papërlyer

Emërit tim

Në librin shkollor

I qëndronte në ball

Numrin ters13.

Ndjekje e shëmtuar…!

DILEMË E SHEKULLIT

 Kohë e mbrapsht

E përdal

Të mëdhejtë

Hanë mollët

Fëmijëve

Ju pihen dhëmbët

Pyes

Moren

E zgjuar

Nga përpëlitjet

E pjekur

Para kohe

Ku do vendosesh

Pianon dhe librat?!

Habitshëm Shikon

Rrudh krahët

Nuk di…!

Babi e mami

Nuk flasin

E unë…!?

Herë te babi

Herë te mami

Të dy i dua

Bash një soj

Nuk di…!!

Pa adresë…!

Dilemë e shekullit…!

 MALL E BRENGE

Syri lotet

Nuk i duron.

Mendjen

Brenga

Më ka

Rënduar.

Nga malli

Kokës

Flokët

Rëndë m’i vijnë.

Fytyra e vrënt

Ka mbetur

Ofshama e dënesja

Shpuan qiellin.

Por!

Askush

Nuk dëgjon

Pse nuk mallkoj?!

Pse arsyeja

E malli

Cdo kohë

Trazon.

Jetën e sajë

Brenga ime

Për të ardhmen

E Mores…!

MOTMOTI I TRISHT

Një vjet shqetësim

Një vjet mall

Një vjet vuajtje

Një vjet pritjeje

Një vjet sëhpresë

Një vjet shikime

Një vjet mendime

Një vjet katarsis

Një vjet përmallim

Një vjet shfryrje

Një vjet rënkim

Një vjet dënesje

Vit i lotëve

Lotët e këtij viti

Sa lotët

E gjithë jetës

Lot e gjamë

Pa fatalitet

Lot pa mallkim

Lot përmallim

Lot urimi

Lot dëshire

Deri kur…!

Jeta vazhdon…!

 

 

GJYSHERITE

 

Mund

Të mbjellin urrejtje

Bijnë dashuri

Mund

Të flasin keq

Dëgjojmë mrekulli

Nuk ka gjysh

Që nuk

I don mbesat

Dhe nipërit e tij

Këtë duhet

Ta dijë

Çdo njeri.

 

 

MALLENGJIM

 

Ardhja jote

Gëzimi im

Shëndeti yt

Mendor e fizik

Premtim

Prap

Ndarja me Ty

Lot…

Shpresë

E frigë

Për të ardhmën

Tënde

Pritje…

Deri në takim

Të ardhëm.