Komenti

Xh. Gjini: Populli shqiptar në Maqedoninë e tij nuk ka nevojë për pyka dhe pykaxhinj

POPULLI SHQIPTAR NË MAQEDONI NUK KISHTE NEVOJË PËR PYKA DHE PYKAXHINJ
Fati i kombit shqiptar ishte tragjik! Tokat e Shqipërisë së tij u pushtuan dhe copëtuan nga fqinjët shovinistë, të cilët gëzonin përkrahjen e Fuqive të Mëdha! Shtetet dhe kombet e Ilirisë (Ballkanit) u krijuan kryesisht në tokat e Shqipërisë!
Pasojë e këtyre politikave dhe copëtimeve e ricopëtimeve barbare të tokave shqiptare është edhe pozita e popullit shqiptar në Maqedoninë e tij. Lufta Çlirimtare e UÇK – së dhe e kombit shqiptar për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë rezultoi me krijimin edhe të një shteti të vogël shqiptar (Kosova në kufijtë krahinor) dhe me përmirësimin e pozitës së popullit shqiptar në Maqedoninë e tij, e cila akoma dominohet nga elementi sllav ose i sllavizuar! PROGRAMI i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe BETIMI i luftëtarit të lirisë – UÇK – së, për çlirimin dhe bashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë, mbeten POROSI dhe DETYRIM i brezave, për jetësim…
Populli shqiptar akoma nuk e ka fituar statusin e popullit shtetformues në Maqedoninë e tij! Kjo e vë në pozitë inferiore në marrëdhëniet me popullatën sllave ose të sllavizuar! Prandaj, nga partitë dhe partizat shqiptare në këtë Republikë kërkohet unitet politik e kombëtar për përmirësimin dhe ngritjen e statusit të popullit shqiptar në popull shtetformues…
Kurse dy shtetet shqiptare, sidomos shteti ynë AMË, duhet të përdorin gjithë ndikimin e tyre dhe mjetet politike e diplomatike për fuqizimin e popullit shqiptar në Maqedoninë e tij dhe për unifikimin e faktorit politik shqiptar për këtë qëllim…
Por, nëseTirana zyrtare është treguar e përgjegjshme dhe ka treguar pjekurinë e duhur politike, kombëtare e shtetërore në marrëdhëniet e saj me partitë politike shqiptare në Maqedoninë tonë, Prishtina zyrtare (krerët e LVV – së), edhe pas ardhjes në pushtet, po dëshmojnë papjekuri politike, kombëtare dhe shtetërore në marrëdhënie me këto parti dhe me popullin shqiptar në Maqedoninë tonë…
Shteti ynë AMË ka dërguar porosi dhe është angazhuar që partitë dhe partizat politike shqiptare të garojnë në zgjedhje të përgjithshme dhe presidenciale me një listë unike, kurse kreu i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe i LVV – së ka çuar porosi dhe është angazhuar kundër unifikimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë tonë dhe ka kontribuar për krijimin e një “blloku” me disa partiza, që nuk bëjnë gjë tjetër pos që dobësojnë rezultatin e zgjedhjeve për shqiptarët dhe pozitën e popullit shqiptar në raport me popullin sllav ose të sllavizuar në këtë Republikë…
(Sh)përdorimi i ndonjë “personaliteti” me integritet dhe identitet të paqëndrueshëm, si Reka e Taravari, apo i ndonjë partize të mercenarizuar për ta çarë unitetin politik shqiptar në përballje zgjedhore dhe për ta dobësuar rezultatin zgjedhor të shqiptarëve është i papranueshëm, veprim i ulët dhe i dënueshëm…
Populli shqiptar në Maqedoninë e tij nuk ka nevojë për pykat dhe pykaxhinjtë e LVV – së. Republika e Kosovës ka mjaftueshëm çështje dhe situata që kërkojnë vēmendjen e përhershme të kreut të Qeverisë dhe të partisë në pushtet!! Tendenca për t’u ikur premtimeve dhe përgjegjësive në Republikën Shqiptare të Kosovës, duke u angazhuar në fushata zgjedhore (duke futur pyka!) në pjesë tjera të kombit nuk i bënë nder kreut, qeverisë dhe partisë që ka fituar zgjedhjet me flamurin kuqezi të Gjergj Kastriotit e po qeverisë me flamurin lara – lara të Ahtisarit!!
Është koha që edhe LVV – ja dhe kreu i saj të mësojnë nga pësimet e tyre megalomanjake dhe të kuptojnë që nuk janë dhe s’do të jenë boshti rreth të cilit sillet kombi shqiptar!.. Koha që t’u kthehen përgjegjësive që kanë marrë dhe premtimeve që kanë dhënë para kësaj pjese të kombit dhe Kosovës së vogël (pa vise)…
Toutes les réactions :

Arban Bislimi, Berat Luzha et 16 autres personnes

5
3
J’aime

Commenter
Partager