Komenti

Xh. Gjini: Ku bota e ku ne?!!

KU BOTA E KU NE?!
(Marketingu-vetëreklamimi me darkën fetare, -“iftarin” arab!)
Feja-besimi te ne është bërë më shumë modë për marketing se sa çështje personale e shpirtërore!! Ku bota e ku ne?!!
Të besuarit në zot (perëndi), pavarësisht fesë, është çështje tërësisht personale, shpirtërore dhe meditative. Besimi në zot dhe të besuarit nuk bëhet me lodra (tupane), me tam-tame, me media e rrjete sociale! Ku bota e ku ne?!!
Gjatë muajit të agjërimit (sipas ritit islam – arab) shtrohen darka fetare (“iftare”) të traditës arabo-turke, kryesisht nga ata që nuk agjërojnë, për qëllime komerciale dhe vetëreklamimi e marketingu!! Ku bota e ku ne?!
Vështirë të kuptohet, edhe më vështirë të shpjegohet bota e shqiptarit që mburret duke shtruar darkë fetare-arabe (“iftar”) në rrugë, shesh, restaurant, kryesisht me njerëz që nuk agjërojnë dhe nuk i takojnë traditës dhe kulturës arabe ose turke, sa për t’u dukur, sa për t’u vetëreklamuar në rrjete sociale, etj.. Ku bota e ku ne?!!
Bota e civilizuar mburret me zhvillimin teknik e teknologjik, me shkencën, kulturën, artin, punën, ndërtimin, me armët e sofistikuara…, kurse disa bashkëkombës tanë, nën ndikimin e qarqeve dhe vendeve shoviniste-antishqiptare ose të rekrutuar prej tyre, mburren me darka fetare-arabe (“iftare”), me minare dhe thirrje të “ezanit” në gjuhën arabe me altoparlantë nga minaret!! Ku bota e ku ne?!!
Një populli, të cilit, mburrja e vetme i kanë mbetur darkat arabe (“iftaret”) dhe xhamitë e minaret turko – arabe, rruga e zhvillimit, e dijes dhe e përparimit të tij është e vështirë dhe me shumë të panjohura!!
Bota e civilizuar ndërton fabrika, spitale, kopshte dhe investon për jetën, kurse ne ndërtojmë xhamia e kisha dhe ivestojmë për botën e përtejme imagjinare!! Ku bota e ku ne?!!
Bota e zhvilluar dhe e civilizuar e ka lënë fenë moti në fatin e saj, në periferi të shoqërisë… Kurse fqinjët tanë shovinistë fenë (religjionin) e kanë vënë moti në shërbim të interesave kombëtare e shtetërore dhe e përdorin me sukses kundër interesave jetike të shqiptarëve!!… Ku bota e ku ne?!