Kulturë\Letërsi

Ismail Gashi: Historiku i shkollës së mesme shqipe në Lypjan

Nga arkivi personal

 HISTORIKU I SHKOLLES SE MESME SHQIPE NE LYPJAN

Shkollimi i mesëm në trevën komunale të Lypjanit, zuri fill më 1960/61 me hapjen e shkollës së ultë bujqësore me 27 nxënës vetëm me mësim në gjuhën serbe. Shkollimi i mesëm i të rinjve shqiptar përkundër vështërsive, arriti shkallën e nivelet e shkollimit të profilizuar profesional dhe shkollimin e mesëm të përgjithshëm, duke plotësuar nevojat dhe kërkesat jo vetëm të rinisë shqiptare, por edhe ato të zhvillimit në përputhshmëri me nevojat e ekonomisë dhe tregut të punës. 

           Shkruan: Ismail Gashi Sllovia

Në hapësirën komunale të Lypjanit, më konkretisht deri më 1965 shqiptarët ishin në presionin më të ashpër të administrative e policore të veprimit politik serbe. Fat të njëjtë të popullit përjetonte edhe shkolla dhe rina shkollore shqiptare në gjitha mjediset dhe nivelet shkollore. Kësaj dhune shtetërore iu kishte nënshtruar edhe rinia shkollore shqiptare dhe arsimtarët e shkollave shqipe në trevën komunale të Lipjanit, trevë e cila deri në fillim të viteve ’70-ta kishte 8 shkolla të plota tetëvjeçare dhe 16 njësi shkollore të nivelit nga klasa e I-IV, me një numër të kufizuar nxënësish. Asnjëra nga tetëvjeçaret e kësaj hapësire komunale nuk kishte më shume se nga një paralele për klasa, veçmas në nivelin nga klasa e parë deri në klasën e tetë. Madje këto shkolla tetëvjeçare përfshinin nxënësit e disa fshatrave për rreth, të cilët nuk ishin të detyruar, por vetëm nëse dëshironin ata vet, të vazhdonin shkollimin e ciklit të lartë të shkollës fillore, ashtu siç thuhej dhe ishte e definuar me ligjin e atëhershëm mbi arsimin fillore. Ky rrjetë shkollor, siç ishte sinkronizuar nga shteti ligjësonte dhe mundësonte ndërprerjen e shkollimit pas kryerjes së klasës së katërt fillore dhe sipas planifikimit të politikes serbe, pamundësonte vazhdimin e shkollimit të mesëm dhe universitar. Politika arsimore e shtetit të atëhershëm Jugosllav, as që parashikonte mundësimin e dëshiruar të shkollimit të mesëm në gjuhën shqipe në këtë hapësirë komunale. Andaj edhe kur hapi mundësinë e parë të shkollimit të mesëm në Lipjan, krijoi kushte shkollimi vetëm për nxënësit serb e jo për shqiptarët. Shumë të rinj shqiptarë nga kjo trevë kosovare, përkundër kushteve ekonomike të dobëta, afërsia fizike me Prishtinën, ju mundësonte të rinjve shqiptarë të  mësynin shkollimin në ato pak shkolla të mesme dhe studimet në shkollë të lartë e ato fakultete të pakta e të kufizuara në Prishtinë. Në Lypjan, më 23 dhjetor 1960 qe hapur shkolla dyvjeçare me mësim në gjuhën serbe për makinat bujqësore e lavërtari. Më 1960-1961 kjo shkollë kishte 27 nxënës me mësim në gjuhën serbe, në këtë shkollë praktikohej edhe mësimin praktik nga bujqësia sepse shkolla kishte ekonomi bujqësore dhe fermë kafshësh dhe pulari. Përkundër popullatës shumicë shqiptare dhe numrit jo të mjaftueshëm të shkollave tetëvjeçare në gjuhën shqipe, numri i nxënësve shqiptar që kryenin shkollimin tetëvjeçar ishte shumë më i madh se ai i nxënësve serb, që kryenin tetëvjeçaren në pesë shkollat tetëvjeçare serbe. Shkolla e mesme katër vjeçare bujqësore në Lypjan u hap vetëm në gjuhën serbe dhe për disa vjet pamundësoi shkollimin e nxënësve në gjuhën shqipe. Për shumë vjet mundësi e vetme për vazhdimin e shkollimit të mesëm për të rinjtë shqiptarë ishin vetëm shkollat e mesme në gjuhën shqipe në Prishtinë, Ferizaj apo edhe në ndonjë qendër tjetër edhe më të largët në Kosovë. Në vazhdim 1962/63, shkolla e mesme katërvjeçare bujqësore e cila në mjedis të Kosovës dhe shqiptarëve, duke injoruar gjuhën shqipe dhe të drejtën e shqiptarëve shumicë, për disa vjet punoi vetëm në gjuhën serbe, në të cilën memëzi përbironte edhe ndonjë nxënës shqiptarë. Pas  brioneve 1966, kur formalisht u demaskua politika dhe veprimi politik e shtetëror antishqiptar, kjo shkollë përkundër shumë kundërshtimeve dhe përpjekjeve, më 1967/68 mezi hapi dyert për një paralele bujqësore me mësim në gjuhë shqipe. Në vitin shkollor 1969/70, pas njëfarë liberalizmi me të cilin politika jugosllave, pas demonstratave të studentëve më 1968 dhe kërkesave historike e kombëtare të rinisë studentore atdhetare shqiptare, mundohej të mashtrojë shqiptarët dhe opinionin ndërkombëtare, Në Lypjan u hapën paralele shqiptare të drejtimit të makinerisë dhe makinave  bujqësore. Në vazhdim në gjuhën shqipe u hap edhe drejtimi i elektroteknikës dhe disa profile të tjera të shkollës mesme teknike. Realisht kur Nil Amstrong zbriti në hënë 1969, në Lypjan pas presioneve nga demonstratat e 1968, politika komunale rrihte gjoks për të arriturat e mëdha në arsim në gjuhën shqipe, këtë vitin shkollor 1968/69 u hap Gjimnazi me dy paralele me 71 nxënës me mësim në gjuhën shqipe dhe dy paralele me 70 nxënës me mësim në gjuhën serbe. Përkundër proferimeve të mbikëqyrura nga administrata shtetërore që të ketë kufizim në strukturën nacionale në pranimin e nxënësve. atyre vjetëve pranimin e nxënësve e mbikqyerte politika shtetërore, gjëja për ruajtjen e strukturës kombëtare, Nga kjo formë diskriminuese numri i nxënësve shqiptarë matej nga politika me“kanar të jahudisë”, Sa më 1975/76, përkundër shumë kundërshtimeve të organeve shtetërore, të cilët mbronin serbët që mos të ndihen të frikësuar, u bë bashkimi i shkollës teknike dhe gjimnazit, dy shkollave të mesme aktuale në Qendër të Mesme Shkollore të Orientuar. Këtë vit shkollor filluan ndryshimet në sistemin e mesëm shkollor, reforma e njohur nga zyra e Stipe Shuvarit, preferonte për dy vjetët e para të shkollimit të mesëm arsimimit të përgjithshëm, ndërsa në dy të tjerat shkollim i mesëm ku nxënësi mund të orientohej në profilizimin dhe zgjedhjen e drejtimit apo profesionit. Shkollat e mesme në Lypjan deri në këtë reformë të shkollimit të mesëm, kishin mbi 2500 shkollarë shqiptarë në dy drejtime të gjimnazit dhe disa profileve teknike, elektroteknikë dhe teknik bujqësor. Gjatë reformës së Shuvarit, në profilet e QAMO-së  në Lypjan u hapën drejtime të reja, si ekonomia, kulturologjia, drejtimet Biologji-kimi, drejtimet teknike, bujqësore dhe elektroteknikës. Politika aktuale dhe veprimet serbe reagonin dhe ishin të shqetësuar  nga kjo rritje e shkollarëve të rinj shqiptar. Ata këtë masivizim mundoheshim ta kundërshtojnë dhe nga një shkollim i tillë masiv të shqiptarëve tmerrësisht frikësoheshin, sepse shkollën dhe librin shqip e konsideronin forcë armiqësore e antishtetërore. Reforma e quajtur e Stipe Shuvarit në mësimin e mesëm të orientuar praktikisht rrënoi gjithë sistemin e mesëm shkollor dhe për 15 vjet shkaktoi pasoja të rënda edhe në shkollimin e mesëm shqiptarë. Këtë eksperimente me gjeneratat, si çdo mjedis shkollor në hapësirat e shtetit të atëhershëm jugosllav, e përjetuam edhe në shkollimin e mesëm në Lypjan, nga u çrregullua niveli i dinamikës së shkollimit që kishim në gjimnazin dhe shkollën e mesme teknike të Lypjanit. Ky eksperiment me gjeneratat vazhdoi deri ashpërimin e përplasjeve shqiptare me politikën diskriminuese serbe të Pranverës së Madhe të 1981, kur Qendra e Shkollimit të Mesëm të Orientuar në Lypjan, kishte numrin optimal deri atëherë, me 3500 nxënës, nga të cilët vetëm shqiptarë ishin 2800. Nga kjo shkollë, si edhe më 1979, shumë nxënës, mësimdhënës dhe ish-nxënës të kësaj qendre të mesme shkollore, u gjetën në organizim kundërshtues për vizitën e Titos 1979 dhe të demonstratave të 1981 në përkrahjen e kërkesave të shqiptarëve për shkëputje të Kosovës nga Jugosllavia. Nga ky vit shteti dhe politika serbe u pozicionua në sulm kundër nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj “qendre të nacionalizmit shqiptar” në Lypjan. Në të parë fillon i ashtuquajturi diferencim politik i kuadrove arsimore, largimin e tyre nga puna, vendosja e drejtorisë së dhunshme, ndalimin e të drejtës të rinjve shqiptarë për vazhdimin e studimeve dhe reduktimin e numrit të studentëve në Universitetin e Kosovës. Mbi 20 nxënës e mësimdhënës nga kjo qendër e mesme shkollore në vjeshtën e vitit 1979 u arrestuan, u burgosën dhe u trajtuan në polici, mandej më 1981 e deri në vitet e 1990, në trajtimeve të ashpra policore e politike, thuaja se u përfshinë 1/3 e të rinjve  nxënës të kësaj shkolle të mesme dhe studentë apo rini intelektuale nga kjo hapësirë komunale. Këto ishin vite në të cilat, siç thotë populli, po ndaheshin “dhetë e dhitë” me politikën sllavokomunist, e cili para se të humb betejën ashpërsohej në gjithë pikëpamjet e tërbohej në qenie, ashpërsim të egër tregoi sidomos në sistemin e arsimit. Jashtë çdo logjike të arsyes së natyrshme me kohën, nivelin e vetëdijen e popullin e rrethanat avancuese ndërkombëtare, lirisë së mendimit e qarkullimit të lire të mallrave në ekonomi të tregun. Politika serbe përgatitët planprograme mësimore diskriminuese, rikonstruktonte projekte për ndërtim e sistem mësimor të kombinuar me dominim të gjuhës serbe dhe eliminim të shkollës dhe gjuhës shqipe në procesin mësimor. Me këto veprime politika serbe pa lexuar ngjarjet e lëvizjet demokratike që zhvilloheshin në shtetet komuniste të lindjes dhe vet hapësirën e popujt e ish-Jugosllavisë. Në kuadër të këtyre lëvizjeve prinin shqiptarët e Kosovës, nga filloi dhe do të përfundojë rrënimi i komunizmit. Lëvizjet rezistuese të shqiptarëve të Kosovës për çlirim shpirtëror e fizik kishin  traditë sakrifikuese të vjetër e të lavdishme. Shqiptarët aspiratën kombëtare nuk e kishin ndaluar në asnjë kohë e në çfarëdo rrethane. Andaj, edhe pas Kushtetutës së Kosovës 1974, ky bisht dhelpre, nuk i mashtroi atdhetarët shqiptarë që më 1975 të zbulojnë maskën e falsifikuar të drejtave dhe barazisë kombëtare dh të vazhdojnë me kërkesat dhe veprimet politike për pavarësinë e Kosovës. Me të njëjtat veprime e kërkesa dolën edhe më 1979, më rastin e vizitës së fundit të titos në Kosovë. Vizitë të cilës rina atdhetare dhe inteligjenca shqiptare e Kosovës organizuan “mirëpritjen” e fundit të titos me kërkesa të qarta për barazi dhe të drejtë kombëtare, për liri dhe të drejta njerëzore për të drejtën për vetëvendosje. Treva arsimore e Lypjanit nuk ishte jashtë ndikimeve dhe angazhimeve lidhur me këto kërkesa. Andaj këtë në fundvitin 1979 dhe fillimvitin 1980 nga mjediset e kësaj komune u arrestuan dhe u burgosen mbi 20 arsimtarë e nxënës të QAMO-së në Lypjan, u arrestuan dhe u burgosen edhe shume ish-nxënës nga kjo Qendër e Mesme Arsimor, atëherë student në Universitetin e Kosovës. Ngjarje dhe vit që priu me organizimi masiv të rinisë atdhetare për çështjen shqiptare në Pranverën e Madhe të 1981. Këto lëvizje që shtoheshin e zgjeroheshin në kohë e hapësirë shqiptare në Kosovë, ishin reagime ndaj politikës serbe e vazhdimësi e synimeve realizuese ndaj aspiratës shqiptare për ndarje nga gllabëruesit serb.