Ati ynë (kryezoti), Gjergj Kastrioti, ishte dhe i tillë do të mbetet përjetësishtë, një figur e pazëvendësueshme.
I qëndroi deri në fund, besnikërisht, fjalës (BESËLIDHJES) së dhënë.
Në asnjë moment të jetës së tij, që nga 02 marsi i vitit 1444 (Kuvendi i Arbërit-Lezhë), e deri në frymën e fundit, nuk e gjenë të luhatur, në çfarëdo lloj situatash, ndaj popullit e besnikëve të tij.
Përkundër sfidave të kohës, si në atë të fushës diplomatike, po ashtu edhe në atë ushtarake, që koha e përplaste pamëshirshëm, sa njëra dilte para dhe tjetra mbetej mbrapa, dhe pastaj shfaqej diku, krejt papritur. Megjithatë, shkathtësia dhe përkushtimi i tij ndaj përgjegjësive që i binin mbi supe, e bënë si një njeri që historia nuk do ta ketë një të dytë, kurrë, përjet të jetëve, si Gjergj Kastriotin.
Përkundër vështërsive të kohës, përballja me armiqtë ( perandorin osmane), si dhe dredhit e vendeve…që herpashere shtireshin miq!? Por, fare lehtësishtë devijonin rrugës (përshkak të interesave të tyre), dhe dilnin në krahë të armikut. Gjergji, prap gjente forcën dhe durimin, t’u bënte ballë që të gjithave, me një guxim…sa me anë të shpatës dhe po aq rënd, godiste edhe me intelegjencën e tij të paparashikueshëme.
Meqë aftësit e tija, si prijës, si një strateg në të gjitha fushat, kishin kaluar përtej kufijve të Arbërit, dhese forca e tij, e mbinatyrshme përhapej gjithëandej, përshkruhej si një krijes… të përmasave të jashtëzakonshme (Mbretëria Polake,etj.) duke u shpërfaqur edhe në mbertërit e kohës, ku motivoheshin ushtarët, si dhe vet fuqit e kohës, të cilët, jo që nuk donin ta kishin një, si Gjergj Kastrioti (sepse edhe vet ata e dinin se është e pamundër të ketë një tjetër, si ai) por t’a kishin vet atë (Gjergjin), në krye, si prijës të tyre.
Kjo dëshmohet në shumë raste, sidomos në vendet Italianishtë folëse.
Vet Venediku (Venecia e sotshme), përshkak të zilisë…krijonte situata të atilla, që binin ndesh me qëndrimet e prijësit Arbëror, që qonte edhe deri tek konflikti mes tyre, si në fushën e diplomacisë dhe në atë ushtarak.
Spanja,Italia, vendet gjermanishtfolëse, mbretëria polake, Hungaria, Rumenia,etj. e mos të flas për armikun,perandorin osmane, që të gjithë kishin interesin ta kishin të vetin, dhese i’a kishin frikën t‘a kishin përballë, si kundërshtar.
Por, vetvetiu lind pyetja.
Përse Gjergj Kastrioti nuk pranoi asnjë nga ofertat e kohës, dhe qëndroi krahë besnikëve të tij, si prijës dhe në shërbim të tyre e të atdheut, kur kishte atë mundësi për një jete, të paimagjinueshme për nga lluksi… me të gjitha?
Ai (Gjergji), kishte mundësinë edhe të „pushtonte“ gjithë Italinë e sotshme.
Në shumë raste, Gjergji me trimat e tij, shkonte dhe i luftonte italianët kryengritës, për të vënë rendin dhe qetësinë. Pritej e përcillej si HERO, si shpëtimtarë të tyre. Pasi e bënte këtë, kthehej prap në atdhe, në vendin ku i flinte trupi, mendja e shpirti i tij.
Të njejtën gjë bëri edhe me boshnjakët, më malazezët e maqedonasit (që në atëkohë, ishte e mbipopulluar me arbëror) e sotshëm.
Kjo është vetëm një anë, një copëz e vogël e asaj, që unë ndaj me ju miqtë e mi, që e bënë kryetrimin Gjergj Kastrioti një njeri me përmasa të jashtëzakonshme dhe të papërsëritshëm.
Mua më mbetet… vetëm të lëshoj një zë, përmes këti shkrimi të shkurtër, se nuk ka më të shenjtë se Gjergj Kastrioti, prijësi ynë dhe Kuvendi i Arbërit, mbajtur me 2 mars të vitit 1444 në Lezhë.
Unë dua dhe do ti qëndroj besnik BESËLIDHJES, identitetit tim Arbëror, si një ushtar. Përderisa të kem jetë.
add a comment