Lëvizja\UÇK

Fjala e Ramadan Avdiut në Akademinë përkujtimore e nderimore për heroin e heshtur të LPK – UÇK – së, Halit Zeqirin

Të nderur anëtarë të familjes së Halit Zeqirit,

Të nderuar pjestarë të familjeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit,

Të nderuar bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë,

Të nderuar të pranishëm

Zonja e zotrinj!

Dinamika e zhvillimit të ngjarjeve në dekadën e fundit të shekullit XX,  pas rrënimit të murit të Berlinit, si në arenën ndërkombëtare ashtu edhe në atë kombëtare ishte dramatike.

U shthur  blloku i Lindjes. Krijoheshin shtete të reja. Plasën luftra për çlirim, e luftra për dominim.

Shpërbërja e Jugosllavisë shkonte paralelisht me shpërbërjen e strukturave të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë.

Rrjedhimisht u krijuan edhe parti të reja politike në të gjitha njësitë federative të Jugosllavisë.

Nga fundi i vitit 1989, dhe përgjat viteve vijuese u krijuan parti politike nga shqiptarët, edhe në Kosovë,  Maqedoni,  Mal të Zi, në Luginën e Preshevës, si edhe në Republikën e Shqipërisë.

Duhet theksuar se në Kosovë dhe në viset e saja të okupuara, në vazhdimësi kanë vepruar organizata klandestine politike, atdhetare, antipushtuese, të cilat kanë qenë bartëse të rezistencës dhe përpjekjeve për avancimin e të drejtave politike e kushtuetuese të shqiptarëve në Jugosllavi.

Deri në fund të vitit 1989, LPK , ishte organizimi i vetëm politik e çlirimtar, që  aspironte dhe proklamonte domosdoshmërinë e lirisë për shqiptarët.

Krijimin e partive politike të cilat aktivitetin e tyre e ushtronin në mënyrë të hapur ne e kemi përkrahur dhe mbështuetur konkretisht, sepse konsideronim se po i kontribuojnë shkatërrimit të strukturave politike, që ishin në shërbim të pushtuesve. Pra, shkatërrimit  të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës dhe satelitëve të saj.

Ato struktura de jure u shkatërruan, por de fakto vazhduan veprimtarinë e tyre të kamufluara në kuadër të partive politike që po krijoheshin.

Duke e analizuar situatën,  strukturat drejtuese të Lëvizjes Popullore të Kosovës, kishin ardhur në përfundim se është domosdoshmëri të forcohen radhët e organizuara fshehtas, të thellohet konspiracioni dhe ku ka mundësi të bëhet kombinimi i formave të veprimit edhe me partitë politike të ashtuquajtura legale.

Për pjesën më të ndërgjegjshme të kombit, situata e krijuar ishte alarmante, kurse ne nuk ishim të përgatitur mjaftueshëm të veprojmë konform rrethanave të krijuara.

Në fillim të të muajit prill 1993, në Tiranë patëm një konsultë të gjatë mes Kryesisë së LPK-së në Kosovë, dhe Kryesisë së Degës së LPK-së jashtë vendit. Analizonim situatat dhe mendonim për kursin që duhet ndjkeur…

Gjatë debatit ka dominuar mendimi se duhet të organizojmë një takim konsultativ si uvertyrë për pregatitjen e Mbledhjes së IV të Përgjitshme të LPK-së. Kishte mendime se këtë mbledhje duhet ta organizojmë në veri të Shqipërisë apo në Tiranë. Por duke qenë se LPK ishte mirë e organizuar edhe në Kumanovë, Tetovë, Kërçovë e Srtrugë,  ne kemi insistuar që ajo të mbahet brenda  territorit ku vepron LPK-ja.

U fiksua data 24 Prill, për mbajtjen e kësaj mbledhjeje. U vendos që ajo të mbahet në fshatin Kollare afër Kërçovës, në shtëpinë e veprimtarit të shquar të LPK-së Halit Zeqiri… Xha Halitit sapo i është propozuar që mbledhja të mbahej në shtëpinë e tij, fare nuk ishte hamendur. Shtëpia ime është shtëpi e Lëvizjes. Jo një natë apo dy,  por gjatë gjithë kohës shtëpia dhe familja ime janë në shërbim luftës për liri, do të thotë atdhetari i devotshëm, heroi i heshtur xha Haliti…

Edhe sot e kësaj dite i kam të freskëta kujtimet për organizimin e shkëlqyeshëm të transportit të delegatëve dhe meterialeve nga Kosova dhe viset e tjera drejt Kollares.

Fillimisht në Kollare i dërguam të ardhurit nga dega jashtë vendit, Ali Ahmetin, Gafurr Elshanin Adem Grabovcin,  Bilall Sherifin  dhe Bardhyl Mahmutin. Bardhyli meqë kishte një urgjencë, ka kontribuar në hartimin e projekt rezolocioneve dhe  është kthyer në Shqipëri para se të filloj mbledhja.

Pastaj i kemi përcjellur delegatët me vetura të Ilaz Kadollit, Hysen Zogjanit, Guximtar Labënishtit,veprimtarit Mustafë Mustafa dhe Rexhep Avdiut. Ky i fundit dy herë brenda ditës ka udhëtuar nga Prishtina në Kollare dhe anasjelltas. Njërën herë përmes Hanit të Elezit e herën tjetër përmes rrugës Preshevë- Kumanovë.

Veprimatrët e këshillit të rrethit të LPK në Kërçovë na kanë pritur dhe sistemuar nëpër shtëpi të anëtarëve që ishin nga fshati Kollare.

Më 24 Prill në Sallonin e shtëpisë së Xha Halitit, ishte vendosur flamuri kombëtarë dhe delegatët që vinin me radhë i priste Ali Ahmeti, Gafurr Elshani, Xhavit Haziri dhe Ahmet Haxhiu, të cilët në shtëpinë  ku do të  mbahej mbledhja kishin shkuar një natë më parë. Pasi u tubuan të gjithë delegatët anëtarët e Këshullit të Rrethit të Kërçovë,s janë shpërndarë në pikat e planifikuara më parë për të bërë sigurimin e mbledhjes dhe në detyra të tjera logjistike

 

Mbledhjen e kanë udhëhequr Ali Ahmeti dhe Xhavit Haziri.

Në mbledhje kanë marrë pjesë:

Anëtarët e Kryesisë së  LPK-së në Kosovë

Xhavit Haziri

Ramadan Avdiu

Halil Selimi

Hidajete Krasniqi

Guximtar Labënishti

 

Delegatë nga Dega jashtë vendit:

 

Ali Ahmeti

Bilall Sherifi

Gafurr Elshani

Musa Demiri

Adem Grabovci

 

Delegatë nga Këshillat e Rretheve:

 

Adnan Asllani Preshevë

Ahmet Haxhiu – Prishtinë

Azem Syla- Drenas

Behadin Hallaqi- Prizren

Behxhet Luzha- Kaçanik

Beqir Limani- Kërçovë

Dervish Çadraku- Rahovec

Fadil Bajrami- Kërçovë

Fatmir Brajshori- Prishtinë

Gani Fetaj- Pejë

Hashim Thaçi- Skenderaj

Hulusi Beqiri- Kumanovèe

Hysen Gega- Suharekë

Ibish Neziri- Pejë

Ilaz Kadolli- Suharekë

Milaim Elshani- Suharekë

Mustafë Krasniqi- Fushë Kosovë- Obiliq

Ramadan Pllana- Vushtrri

Ruzhdi Veliu- Kërçovë

Sahit Berisha- Klinë

Sali Lajqi- Rugovë

Xheladin Gashi- Drenas

Bajrush Xhemajli – Ferizaj (ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit dhe organizatorët e mbledhjes, nuk ka qenë i pranishëm në mbledhje)

Mbledhja ka aprovuar konkluzionet dhe ka zgjedhur Grupin e Organizimit dhe Riorganizimit (GOR). Grupi i Organizimit dhe Riorganizimit ka pasur për detyrë të organizojnë mbajtjen e Mbledhjes së IV-të të Përgjithëshme të LPRK-së dhe të bëjë riorganizimin e radhëve duke iu përmbajtur Konkluzioneve të Mbledhjes Konsultative.

Anëtarët e  GOR-it janë zgjedhur:

Ramadan Avdiu

Adnan Asllani

Hashim Thaçi

Bilall Sherifi

Hulusi Beqiri

 

Mbledhja ka zgjedhur edhe Komisionin për Program dhe Statut në përbërje nga:

Halil Selimi

Ibish Neziri

Muhamet Kelmendi

 

Theks i veqantë në këtë mbledhje rreth çështjeve organizative ka qenë margjinalizimi i anëtarëve të dekonspiruar sepse po pregatiteshim të hyjmë në një projekt shumë serioz dhe të rrezikshëm për integritetin trupor të anëtarëve. Ata që deri diku  ishin ekspozuar si veprimtarë të LPK u kërkua që të tërhiqen dhe të vinë në shprehje veprimtarë të pa dekonspiruar, të cilët do të punojnë drejtë  forcimit të organizimit, të konspiracionit dhe karakterit politiko ushtarak  të Lëvizjes Popullore të Kosovës.

 

Menjëherë pas mbledhjes konsultative në Kërçovë,  GOR-i në bashkëpunim me Kryesinë e LPK-së, hartoi platformën e punës, nxorri , Konkluzionet e MK, projekt programin dhe projektstatutin e LPK-së në diksutim publik të radhëve të organizuara. Organizoi mbledhjet e rregullta të përgjithshme të të gjithë Këshillave të rretheve në Kosovë dhe në viset tjera të okupuara shqiptare.

Pas konstatitmit të gjendjes organizative në terren dhe pas mbajtjes së mbledhjeve të përgjithshme në të gjitha Këshillat e Rretheve në të cilat u zgjodhën delegatët për Mbledhjen e Katërt të Përgjithshme u caktua data e mbajtjes së MKP.

Mbledhja e Katërt e Përgjithshme e LPK-së i filloi punimet më 26 korrik 1993, në Prishtinë, ku ndër të tjera u vendos që të iu jipet drita e gjelbër për veprim njësiteve të armatosura të cilat i hodhen themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e që kulmoi me çlirimin e Kosovës, më vonë me të njejtën frymë u formua edhe UÇPMB dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Derisa lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimatre Kombëtare ndikoi dukshëm për avancimin e të drejtave politike e kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni, një suksese i tillë nuk mund të themi se është arrtitur në Kosovën Lindore ku shqiptarët që jetojnë në tokat e veta të okupuara nga Serbia janë komuniteti më i shtypur në Evropë.

Xhavit Haziri, Beqir Limani, Behadin Hallaçi, Ahmet Haxhiu , Xheladin Gashi dhe Hysen Gega,  pjesmarrës të Mbledhjejs në Kollare janë heronjë të kombit, kurse të gjithë pjesmarrësit e tjerë kanë pasur rol të rëndësishëm në organizimin dhe zhvillimin e UÇK-së dhe luftës për liri.

 

Duhet theksuar se edhe gjatë luftës çlirimtare si në Kosovë, në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ashtu edhe në Maqedoni, xha Haliti më gjithë qenien e tij ka qenë i përkushtuar dhe gjatë gjithë kohës në të gjitha format ka qenë pjesë e luftës për liri.
Ndarja e papritur nga jeta e xha Halitit, në rrethana të reja, kur ishte arritur çlirimi, ishte e rëndë si për familjen, ashtu edhe për të gjithë ne që e njohum bashkëvepruam dhe bashkëluftuam. Ai bashkë me heronjët e tjerë e ndritë piedestalin e lirisë.
Nder dhe respekt për jetën dhe vepren e heroit të heshtur Halit Zeqiri.

Lavdi të gjithë heronjëve dhe dëshmorëve të kombit.

Ju falemnderit.

R.A.