Lëvizja\UÇK

Ismail Gashi: Halucinacionet e trishta të një nate burgu

                              Halucinacionet e trishta të një nate burgu

1.       Skicë në vend të parathënies

Jashtë dëgjohej firëshkëllima dhe zërat e ashpër, ndërsa ne dhomë ai vërvitej, herë te dera e herë te dritarja, te cilat gjendeshin kundruall, viza-vije njëra-tjetrës. Ai kur u afrua tek dera, aty afër murit, mbështeti veshin në muri dhe dëgjoi zërin e sajë. Fliste me vetëngushëllime, kërkonte ndjesë. Aty pranë sajë dëgjohej edhe një zë femëre. Ajo kërkonte hollësira për përsonin e vetmuar në dhomë. Ai përseri u vërvitë shpejt tek dritarja, hapi ate dhe, me të shpejtë u kthye prap te dera. Përsëri përgjoi fjalët e saj.Tash I dukej se dëgjoheshin mirë.

–          Ç’thua ashtu? Nuk është e mundur! Tha ai.

–          E vërtetë!  tha ajo, Kirenarqe i thojnë kësaj pune.

–          Kush të tha ty? Kush është Kirenari?!

–          Të gjitha i di, i flet bota, i thonë njerëzit!

Ai mendoi se, Mojsiu paska pasur të drejtë, sepse arkitektura e Piramidave nuk ka qenë aq e mbërrime për faraonët, por mundim për Mojsiun  e varrim për faraonët, dhe për habi, Mojsiu vdiq I denuar në Golgotë. Kurse çështja a varrezave të faraonëve mbeti enigmë. Ai u soll për këtë shumëherë edhe kur ishte para derës me shpinë nga dritarja, ndërsa, në murin e djathët, dëgjoi pëshpërimë nga muri.

Ta vrasimë! Ta vrasim! Prit atje e më thuaj, kur të shtijme në te! Ai picërroi veshët dhe zvogëloi sytë, si gjysmë të mbyllur dhe prap dëgjoi me kujdes.

Unë do të shtijë nga këtu me pushkë. E ti prite andej, nga 36 vrimat, t’ia vrasim shkronjat e gjuhes se tij! Po nëse nuk mund ta godasim as unë e as ti?!. C‘të bëjmë atëherë?!

Do ti hedhim bombën. Ate do ta bëjmë! Sido që të jetë epilogu. Bomba është epilog!

Vëzhgoje andej çdo lëvizje të tij!

Ai kafshoi buzën e poshtme dhe vështroi dhomën qoshe m’qoshe. Por, nuk pa asnjë mundësi shpëtimi. Këto na qenkan ligjet njerëzore. Ai sheh veten në mënyrë të organizuar dhe nuk merr vendim të luftojë kundër vetvetes. Asnjë gjallesë, përvec njeriut. Nuk hargjon mund, mendim e mjete për ta zhdukur vetvetën e vet. Habi! Ndoshta mu për këte, njeriu qenka qenia më e përsosur. Për shkak të vetëdijes, apo mos vetëdijes.

Në anën e kundërt, akoma dy zëra femrash që flisnin për te. Ky u step në krahun e djathët të derës. Qëndroi ashtu I mbështetur për muri. Sa tërë kurizori ishte përputhur me fushën vërtikale dhe ftohësinë e murit. Këmbët ju kishin lodhur dhe kishte nevojë të madhe për një pushim qetësimi të tyre, Hapat ishin të domosdoshëm për një shlodhje të tyre, kaloi në anën e majtë të derës, sa të merrte pak pushim.

Në atë anë qëndroi shumë I stepur deri në molisje, aq sa djersitej nga mundimi fizik e psikik. Vendosi të rrëzohje, nga se nuk mundi të përballojë gjendjen e mundimshme të lodhjes. U hodh në shtartin e poshtëm, meqë dhoma në krahun e majtë nga hyrja, kishte dy shtetër të vendosur vertikalisht, krahu I djathtë ishte hapësirëe lirë. Dhoma aq mund të pranonte shtretër dhe aq mund të kishte hapësirë të lirë. U mbështet në këndin e shtartit të poshtëm dhe murit, dhe mu në vijë të këndit mbështeti kokën. Ai mendoi se kokën e ka të mbrojtur nga shtrati I epërm. Ndërsa gjymtyrët e poshtme u pajtua , të mos i ketë fare. Bile, nga ky kërcnim fatal antinjerëzor, mendonte t’i jepte edhe gjymtyrët e para-duart e krihet. Vetëm kokën e siguroi bindshëm nga shtrati I epërm.

Pushoi gjatë nga molisja e dyfishtë. Gjithë kohën e kësaj shlodhjeje mendoi biografinë e tij që nga lindja. Për habi dhe qëndresës së madhe, asgjë të lumtur, as në kohë e as në sistem njerëzor e kombëtar nuk gjeti. Ai mendoi edhe për biografinë e të tjerëve, familjarëve, farefisit dhe bashkëverpimtarëve, Të gjithë ishin në ambient të tille, në rrezikim dhe mbrojtje të njëjtë, e në hapësirë të kufizuar, Por, asnjë biografi nuk I doli njëjtë. Asnjë jetë nuk është e njëllojit. Njerëzit edhe pse janë të një soji, kanë shumëllojshmëri me të madh se gjitha gjallesat e këtij planeti tëtë gjallëve. Njerëzit nuk janë të ngjashëm mes tyre dhe për habi, ai nuk pa asgjë të njëjt mes njerëzve, Njerëzit e popujt  nuk ngjajnë mes  vedi, madje popujt, sic është kombi I tij, edhe në ketë kohë, janë të një fati e të një trajtimi apo keqtrajtimi shoqëror, ekonomik, politik e kombëtar. Në këtë kohë të trishtë, as mëngjeset nuk I ngjajnë njëri-tjeterit, e as mbëmjet nuk I ngjajnë njëra me tjetrën, as netët nuk janë të njëjta, as javët e as muajt, as vitet e as dekadatë e as shkujt. Kjo është botë ë larmishme, shumë e dalluese ndaj njerëzve, poashtu të shumëllojshëm. Ai mendoi se as njerëzit e këtij qyteti pa lumë, në qendrën e të cilit ai detyrimisht jetonte ne kohë dhe levizje te kufizuar. Njerëzit e këij qyteti palumë, nuk janë të njëllojit e të një fati kombëtar, të drejtës në liri, as nuk janë të një gjuhë, e as një besimi në Zot. Shumica e qytetarëvë të këtij qyteti, edhe pse janë verior, apo verilindor, trajtohen jugor. Ai gjatë u mundua në këte të natë pa gjum, të gjejë dicka të përbashkët mes njerëve të qytetit pa lum. Madje, shumë u përpoq të trajtojë njëjësinë vetëm të atyre që I njihte, u thye në vendim. Me majet e gishtrinjëve të dorës së majtë shtypi gropat e syve të vetë.

Ai praktikisht ishte I tillë, nuk kishte asgjë të njëjtë me shumkend për rreth tij. Apo kishte shumçka të njëjt me shumicën rreth tij. Ishte si bashkëqytetarët e tij, sepse ishte nga I njëjti qytet, sepse ishte bashkqytetarë me ata, ishte i njëjt pasi ishte pjestarë I ati qyteti, Ishte I njëjt, sepse ishin njerëz të gjithë bashkqytetarët e tij, për ushqim e hanin bukën, pinin ujin nga I njëjti ujësjellës, driten elektrike nga I njëjti prodhim, nën të njëjtin diell ngoheshin, për të gjithë në të njëjtën kohë bëhej ditë me diell e me drite dhe behej natë me hënë dhe me errësirë.  Ai dallohej me një veti pozitive, Se nuk dinte të kursehej, I donte të gjithë njerëzit, urrejtjen e kosideronta shëmti dhe mësuese të keqe, ate nuk e kishte pranuar kurrë të jetë këshilltare e tij, Ai pikëllohej për hajdurinë, I mallkonte vrasësit,, ndërsa dhunën nuk e kuptonte për tipar njerëzor andaj nuk dëshironte të shihte në mësin e njerëzve dhunë e barbari ideologjike e fetare. Njihte virtytet njerëzore mirësjelljen, menqurinë, punën e mësimin. Ai kërkonte këto t’i kenë edhe bashkombasit e tij dhe qytetarët të tjerë për rreth tij. Mbi të gjitha, ai donte lirinë shpirtërore, kombëtare, materiale e fetare të njerëzve. Këto virtyte, ai dëshironte t’i kenë gjithë bashkombasit e tij, Por, edhe gjithë njerëzimi kudo që janë e bashkëjetojnë në hapësira të përbashkata. Ai dëshironte që qyteti I tij, dhe qytarët në atë qytet, të jenë ashtu siç ai dëshironte. Ai ishte kundër çdo të padrejte njerëzore e kombëtare. Kundërshtimin e njifte për nevojë njerëzore, përplasja përmirëson njerëzit e këqij dhe largon punët e paligjëshme. Andaj, ai kishte rëne në kundërshtim me bashkqytetarët që nuk mendonin, nuk verponin, e nuk punonin si ai. Madje, as nuk jetonin si ai. Kështu ai erdhi deri te ndjenja për vetvrasje, nga e cila ai përpiqej t’i shpëtojë kundërshtimeve dhe vetvrasjes së imponuar nga kundërshtimet. Për kudnërshtimet ai dhuroi gjymtyrët e veta dhe mendonte se, vetëm koka do ti mjaftonte që të vazhdoi luftën e tij të kundërshtimeve përballjeve me dhunën e barbarinë kundër njerëzores, vetëm me qëllim të pranimit të gjendjes në qytetin e tij pa lum.

Ky shkrim ishte një skicë e shkruar në rrëthana, kur isha në hetime të UDB-së në burgun e Prishtinës, në dhjetor (nuk jam I sigurtë për datën), më 1979, Burg që njihet për brutalitet e ashpërsi ndaj të burgosurëve politik shqiptarë. Shkrimi ishte rrjedhojë e presioneve fizike e psikike dhe gjendjes jo normale, që më solli hetuesi mitrovicaliu nga Mitrovica dhe hipokriti nga Prizeni.  Ky i fundit, me lejen e të parit, më dha me dorën e tij një cigare nxjerr nga pakoja e tij “Opatia”, që ai pinte dhe më solli për 24 orë tmerre nga halucinacionet e trishta.

 

2.       RIKUJTIM I KOHES DHE NGJARJEVE TE TRISHTA

 

Këtu po përpiqem të rikujtoj një përjëtim nga më të ligjët që, UDB-a, gjegjësishtë shërbetorët besnik shqiptarë të saj, kryenin ndaj të paraburgosurëve e të burgosurëve politikë shqiptarë. Unë bashkë me Beqir Lecajn jam arrestuar në Qendrën e Mesme Shkollore të Lypjanit në mesditën e 23 nëntorit 1979. Meqë, paraprakisht, më 15 nëntor 1979, ishte burgosur Ramadan Pllana, të cilin as unë e as Beqa, nuk e njihnim mirë ose fare, e disa ditë më vonë, me 20 nëntor të 1979, kur unë gjendesha në një ekskursion në Poloni, ishte arretua edhe Avdi Kelmendi, një koleg I yni nga QAMO, I cili aktualisht atë vit punonte në Fabrikën “Minex” të Ferizajit, Avdiu, ishte në bashkëveprim me ne në Qarkorin e LNCKVSHJ të Lypjanit. Me gjitha gjasat Avdiu, me parë edhe Ramandani, ishin arrestuar lidhur me veprimtarët e Qarkorit në Lypjan.  Ato ditë nëntori të 1979 pati arrestime edhe të shumë veprimtarë të tjerë,nga hapësira e Lypjanit si: Muhamet Ademi, Qemail Aliu,Banush Bytyçi,Refik Imeri, Aziz Hyseni,Ali Imeri, Ali Zejnullahu, u arrestuan dhe u denuan me nga 60 ditë burg.Por, me dhjetra të rinjë të tjerë u morën në pyetje, madje u trajtuan nga organet e sigurimi shumë mësimdhënës, nxënës dhe ish-nxënës të  QAMO-s së Lypjanit, student nga Lypajni dhe persona të mjediseve e niveleve te ndryshme të kesaj hapësire shqiptare. U mbajtën dhe u trajtuan nga 2-3 ditë, duke ju kërcnuar me burg, rrahur e ofenduar deri në “marrje” të deklaratave të nevojshme për sigurimin e shtetit serbë, lidhur të paraburgosurit nga kjo treve komunale. U moren në pyetje dhe u trajtuan nga sigurimi ushtarak edhe disa të rinj lypjanas, që ishin në shërbim ushtarak, lidhur me personat e arrestuar ato ditë.  Gjatë fundit të nëntorit e dhjetorin e 1979, u arrestuan shumë veprimtarë nga disa mjedise të Kosovës, veprimtarë të dalluar, mes tyre edhe Isa Demaj, prof esor I Gjuhës Shqipe në vitin shkollor 1977/78, u largua nga QAMO e Lypjanit, kur u burgos ishte profesor në Shkollën e Mesme të Mjekësise“Ali Sokoli”, në Prishtinë, si dhe shumë të arrestuar nga veprimtarët e çështjes kombëtare e të rënë në syrin vëzhgues të UDB. Këto arrestime kapën shumë nga veprimtarët e LNCKVSHJ, kishin filluar pas vizitës së fundit të Titos në Kosovë, Praktikisht, pjesa atdhetarë e mësimdhënësve dhe disa intelektualë, nxënës e ish nxënës, tani rini atdhetare studentore, të cilët prej kohësh kishin orientim të kundërt me paraqitjen e gjendjes zyrtare politike në Kosovë. U arrestuan disa nga anëtarët e Komitetit Qarkor dhe njësive të tij në hapesirën e Lypjanit. Ashtu, sic ishin arrestuar edhe disa verpimtarë të kësaj Levizjeje nga shumë mjedise të tjera të Kosovës. Unë dhe Beqir Lecaj jemi marr para syve të nxënësve e kolegëve, kah ora 13 në Qendrën e Mesme Shkollore ne Lypjan, ku punonim profesor të Gjuhës Shqipe. Nga aty jemi degruar në stacion policie të Lypjanit, ku jemi trajtuar ndaraz nga disa Inspektor të sigurimit shtetëror të cilët ishin ardhur enkas nga Prishtina. Nga ata njihja vetëm Eprorin që ishte nga treva e Lypjanit dhe Llapjanin, ish-milici, tash inspector UDB-je, I cili gjatë ka qenë milic në Lypjan, tash I avansuar në inspektor sigurimi. Pas trajtimit të gjatë, fyerjeve e kërcnimeve, kah ora 21, me një veturë policie ndaras, mua dhe Beqirin, na dërguan në Sigurimin Shtetëror,atëherë Krahinor, të Kosovës në Prishtinë.  Mua gjatë përcjelljes në vëturë më shoqëronte Eprori me një inspektor tjetër dhe polici që voziste më dërguan në SPM në Prishtinë. Aty, ashtu sic m’u kërcnonin gjatë bisedës informative në Lypjan, filloi kanonada e torturës. Inspektori Ibush Kllokoqi, si edhe shumica e tyre, në zyrë erdhen përvç Eprorit, edhe student I dshtuar I biri I Oznes, sudenti, i biri u UDB-it të parabrioneve 1866, Boza, ish shoku im I klasës në Normalen e Ferizajit. Inspektori K, Inspektor Berisha, Inspektor statisti . Të cilët nuk I njihja dhe i shihja për herë të parë atë ditë. Ai, spektori K. pak më I papërmbajtur, apo ashtu kishte marr detyrën nga Eprori që, ishte drejtor I inspektoriatit hetimor, para 6-7 të tjerëve, I veshur me tesha të kafta kadifeje, më doli përpara ku isha I ulur në një karrike druri, aty pasderës së zyrës përmbrenda. Mu drejtua: A don me pa me sy armikun e popullit shqiptarë? Ja, unë jam! Qe, ku më ke! Shikom mirë! Ishin fjalë kërcnuese, nga pasuan shuplaka të shumëta. Nuk di sa vazhduan dhe si përunduan, Vëtëm më kujtohet kur më doli kllapia, erdha në vedije nga të fiktit. Isha tërësisht I lagur, nga uji që më kishin hedhur. Në atë moment Eprori, që kishte qëndruar me mua në atë zyrë, m’u drejtua: Hë Gash?! Si të duket?! A e din tash je?! Tash e tutje do të kuptosh mirë me kend ke punë! Na ta nxjerrim tamblin e nanës! Ndër kohë, në zyrë u futën edhe ata të tjerët, emrat e të cilëve I mësova më vonë. Tërë natën vazhuan të më torturojnë fizikisht e psiqikisht, Ju, me ato parulla armiqësore e veprime kundër Titos e vëllazërim-bashkimit, keni prishur imazhin e pritjes madhore të popullit për shokun Tito, Ju, Jeni armiq e kundërshtarë të shtetit. Ju keni organizuar kundër ardhjes së shokut Titos, keni indoktrinuar rininë shkollore e studentore, madje edhe një pjesë të popullatës shqiptare të Lypjanit e rrethinës kundër Jugosllavisë, Madje, Eprori, kaloi konkretish në mua, më sulmoi me rrebesh shembujsh:  Që prej ke ardhur Ti dhe Isa Demaj në Lypjan, ia keni q… nënën situatës politike, Lypjani, që nga 1962, ishte rehat politikisht, tash ju e keni kall krejt. Keshtu, në vazhdim flisnin si me radhë secili nga ata në mënyrën dhe nivelin e tij. Ndër ata kishte edhe momente të nervozizmit, mospërmbajtjes e mosdurimit, që shoqërohej me shprehjen e të rënave e sharje në baza përsonale, familjare e kombëtare. Kjo ishte dita e arrestimit. Të nesërmën më , 24  nëntor, më  lëshuan një vendim të SPB për paraburgosje për tri ditë, pa llogaritur ditën e 23 nëntorit, të mbështetur në  dyshim për Veprimtari e Propogandë armiqësore.

Më 24 nëntor 1979 më bartën nga zyra e hetuesisë, ku kalova natën mes 23 e 24 nëntorit 1979, ne dhomën pa dritare nr.3. të Burgut hetues të Prishtinës, ku u mbajtja  ato 3 ditët e para të arrestmit për propogandë armiqësor neni 133. Pas tri dite hetimi, bashkë me Beqir Lecajn na dërguan në Gjykatën për kundërvajtje në Lypjan, Gjyqtari Xhemail Bytyçi, me të cilin njeheshim nga moti, kur më pa që hyra në zyren e tij me duar të lidhura, ju përlotën sytë, Gardiani u largua, e unë mora vendin e të akuzuarit në gjykatë. Pas disa pyetjeve krejt formale, Xhemaili më dorëzoi vendimin e denimit kundervajtës me 60 ditë burg, mora vendimin dhe me vetuurë policie e përcjellje sigurimi, të shoqëruar edhe nga gadiani u ktheva prap në dhomën numër 3 të burgut në Prishtinë. Dhoma kishte vetëm me një trapazan-dërrase, gadi anë e pertej, Kishte  një enë për ujë të pishëm dhe një tjetër-kibëll, për kryerjen e nevojës fiziologjike. Ne vend të dritarës kishte një pllakë mëtalike, pa xhama të shpuar me 36 vrima, nga të cilat dukej qielli e depërtonte drita dhe ajri. Për 60 ditë sa më kishte denuar Gjykata e Kundërvajtjes në Lypjan, hetuesit kryen hetime, turtuar fizike e psikike, mblodhen deklarata nga nxënësit, drejtoria e shokët e punës në Lypjan, Nga dhoma pa dritare nr.3, pas një jave më bartën në dhomën nr.1. e para nga hyrja në koridorin e dhomave të burgut. Ku do mbetëm deri në lirim nga burgu. Këto 60 ditë u caktuan që të mundësohet vazhdimi I hetimeve. Për hetime ishin caktuar të “punojnë” me mua, dy inspektor sigurimi. mitrovicaliu, I cili dukej pak sa më intelegjent, por edhe më “besnik ndaj shtetit dhe sherbimit” thonin se ishte professor gjuhës ruse, thuhej se jepte këtë gjuhë studentëve, të cilët atë gjuhë e jepnin për gjuhë të huaj. I dyti ishte Hipokriti me gjasa nga Prizreni ishte më I vjetër,ishte naiv, si duket me pak shkollim, apo me gjysmëshkollimi, ishte primitiv dhe  pak i ditur, Ai vetëm akuzonte me një naivitet shumë primitive, dëshmonte se, ëshë njeri I vjetër e me pak përgtitje arsimore, por ishte me një besnikri të verbërt për  shtetin. Ishin të gjata e të shumta rastët e ndryshme e të shumëllojshme të torturës e kërcnimit, Merrnin në gojë e pysnin për shumë njerëz që i njihja, por pysnin edhe për persona që nuk I njihja. Pysnin për shokët që ishin bashkë me mua në paraburgim.  Pysnin për vendet, ku kam punuar, ku e çka kemi biseduar. Pysnin për njerëz e përsonalitete që edhe ishin në poste partiake e qeveritar. Pysnin për shumëkend e për gjithëkend. Pysnin çka kam shpjeguar e pse kam shpjeguar, shumë nga materia mësimore, para nxënësve, Pysnin për njësi e vepra të veçanta të gjuhës e Letërsisë shqipe.

Më 24  janar 1980 Gjykata e Qarkut në Prishtinë më solli vendim për hapjen e veprës penali në mbështetje të nënit 133 dhe 114, 116.  të Ligjit Penal të Kosovës. Për veprimtari dhe propogandë armiqësore, kundër shtetit. Ky vendim, ose me këtë vendim, sigurimi I shtetit siguronte mundësi e hapësirër ligjore që “ligjësisht” të vazhdohen hetimet në atë formë e mënyrë siç edhe filluan që me 23 nënëtor 1979.

Në mes të këtyre formave e mënyrave të trajtimit e verpimit, turtures fizike e presionit psikik, që ishin mjeti dhe forma e punës “profesionale” e UDB-s, të aplikuar kundër verpimtarëve të çështjes kombëtare shqiptare. Kishte edhe forma tejet të ashpra si shoku-me rryme elektrike dhe rrahja me shkop gome, jo vetëm duarve e këmbëve, por edhe belit e ijeve që parashihnin prishjen e veshkëve dhe organeve tjera obdaminale, Kishte raste edhe nxjerrje të thonjëve dhe shpuarje me gjilpër mes thonjëve, kishte mbajtje të gjatë kohore në këmbë dhe mbajtje pa gjum. Por, Kishte edhe një formë të veçantë të turturës banale e trishtuese“tredhja”, duke detyruar të burgosurin t’i vendos-fus  organeve gjenitale në fijokë tavoline dhe mbyllja, apo zënja e tyre dhunëshëm, deri në shtypje të goglave. Që shkaktonte tredhjen, me pasoja të rënda jetësore.  Kjo formë aplikohej kundër verpimtarëve atdhetarë të veçantë.  Nga gjitha këto forma e mënyra trajtimi, kishte edhe forma e dhënies se dozave depresive me pijeve apo cigare e formave tjera të ushqimit. Të cilat shkaktonin depresion deri në thyerje psikik te i burgosuri, I burgosuri përjetonte thyerje psikike, deri afër çmendisë mendore. Një të tille përmes cigarës e kam përjtaur vet. Nuk jam I sigurtë për datën e sakët, diku kah fundi I dhjetorit të 1979, apo fillimi I janarit 1980. Vetëm jam I qartësisht I sigurtë, se ditën kah ora 16-të,kur jam marr ne pyetje-trajtim hetimor, Inspektori Hipokriti, person i neveritshëm, pasi e pija duhanin, nxorri me dorë të vetë një cigare nga pakoja e vet “Opatia”, edhe pse unë asaj kohe pija cigaren Lord, Ma dha cigarën, sikur me mirësjellje. Unë pa menduar në ndonjë pasojë apo qëllim, mora cigarën të cilën ma ndezi vet neveria primitive nga Prizreni, dhe e kam hargjuar deri ne fund. Pastaj, jam liruar të shkoj në dhomën e burgut. Pas disa minutash që u vendosa në dhomën e burgut, kam filluar të ndjej se, në dritaren e vëzhgimorës së burgur jashtë, që e kisha përball dhomës nr.1. në të cilën isha vendosur në vetmi,  pas një jave që kalova në dhomën nr.3. Më bëhej sikur shoh pamje të ndryshme, si në ekran të TV-së. Ndërsa në dhomën time, gradualisht më paraqiteshin marimanga, të cilat sa kalonte koha, ato dendësoheshin. Kah mbrëmja filluan halucinacionet e trishtura, të shoh njërëz, që më rrëzikonin në dhomën e burgut, të shoh bashkvëprimtarët në turtura trishtuese që masakroheshin, të shoh familjarët, fëmijët e mij, duke u  masakruar, të shoh egërsira e gjarpinjë që më rrëzikonin me jetë. Tërë natën mbeta pa gjumë, vazhdimisht pija cigare dhe ngritesha nga shtrati e endësha pandal nëpër dhomë. Nuk mund ta rimendoj tash, e as atyre ditëve, pas ndodhjes së kësaj nate të trisht, gjithë atë mundim fizik e psikik. Në mëngjes, gardieni më solli ushqimin, e shtyra me dorë dhe derdha qajin, jo natyrshëm, me dukej I përfshirë plot me marimanga, Pas pak, më dërguan në zyre të hetuesve, inspetorëve të sigurimit. Ata më pyesnin e më propozonin kontroll mjekësore, nuk pranova, frikësohesha për ndonjë manipulim edhe të atij niveli, edhe pse kisha njohuri për veprimet e UDB-es dhe format e krimeve që kishin kryer ndaj të burgosurëve politikë shqiptare, si Fazli Grajçevci të cilin e mbyten në hetuesi-burg dhe Ejup Ukaj, që “e liruan nga hetimet” që të mos vdes në burg dhe vdiq pas pak ditesh në shtëpi. Këto ishin vetëm dy raste që I njihja, nga shumë të tjera që i dija, sepse këto raste ishin nga mjedisi im. dija edhe veprimin etik dhe qëndrimin atdhetar e profesional te DR, Ali Sokolit lidhur me mbytjen e Fazli Gracevcit. Por, frigësohesha se, ata mund të dërgonin ku ata dëshironin, jo aty ku do të kërkoja vet. Vetëm sa më kujtohet, Inspektori Hipokriti që, më së tepërmi e kam injorua. Për këtë rast I kam thën hapur në zyrë: Kjo është pasojë e cigarës suaj.Jo! Ma ktheu ai!! Unë kam pi cigare nga e njëjta pako.  Hetuesi mitrovicaliu, që ishte aty, nuk deshti të flas fare. Më kthyen në dhomën e burgut, që të pushojë, ashtu I thanë gardienit, që na shoqëronte nga dhomat e burgut në hetuesi e nga hetuesia në dhoma burgu.  Kaloi dita gadi me të njëjtat pamje trishtuese, isha shumë I bindur, madje për këtë më ndihmojë literature e leksionet nga psikologjia lidhur edhe me halucinacionet që kisha lexuar para burgosjes. Kjo më shpëtoi nga çmendia. Natën e dytë e kalova, jo krejt me gjum e qetësi shpirtërore,  më qet se që ishte e para, Në mëngjes, sikur u fshijnë të gjitha, Ikën marimangat! U zhduken pamjet trishtuese e humbi tmerri. Nuk i shihja shokët e as familjarët e mijë të kërcnuar, të rrezikuar, të masakruar e të gjymtuar. U tretën personat me ato kërcnime për zhdukje ndaj meje, familjes sime e shokëve të mijë. Gjendja ime vinte duke u kthyer në gjendje të natyrshme e natyrshëm rikthehej në normalitet. Diku pas mengjesit, të themi diku rreth orës 10 të paradekës, pasi në burg nuk kishim orë, sikur gjendja ime u rehatua tërësisht. Kjo gjendje e shkaktuar nga dora dhe qëllimi I keq i njeriut në Sigurimin e shtetit. Ishte një përjetim Imponues i halucinacioneve te trishtuara, me të cilat shërbeheshin organet hetimore të shërbimit shtetëror serb, fatkeqësisht me dorën shqiptare. Të cilët vërtet ishin shërbëtorët me verbëri besnike të UDB-së. Pas vitit 1966, pas Plenumit të Brioneve e rëniës së Aleksandër Rankoviqit, UDB-ja. Deklarativisht, u ndje një liberalizim I theksuar. Madje, sikur në jetën politike e shtetërore pati veprime ndryshimi të sistemit dhe jetës politike, lirisë së lëvizjes dhe shprehjes në nivelin e barazisë së kombeve e kombësive, sic na quanin edhe ne shqiptarëve, edhe pse shqiptarët, sipas statistikave jugosllave, ishim populli I tretë nga madhësia. U fol e u shkrua shumë për verpime antishqiptare të UDB-së deri në këtë vit. U fol edhe për burgosjet, ndjekjet dhunën e rrahjet, sidomos u fol shumë edhe për Aksionin e Armëve të dimërit të 1955-1956. Ndjekjet dhe shpërnguljet e shqiptarëve në Turqi, por nuk u gjykua Memorandumi I Garashaninit, e rikonfirmmi edhe nga Tito. U fol e u shkrua për refomimin e UDB-së. Sepse, ajo rankoviqiane kishte bërë shumë padrejtësi, sidomos ndaj shqiptarëve, U ndërrun kuadro e udhëheqës ne organet e sigurimit shtetëror, aty u morën siç thonin, shumë kuadro e drejtues shqiptare. Sigurimi I shtetit hapi dyertë edhe për shqiptarët. Por, kush u zgjodh, e kush zgjidhëte këto kuadro, e kush emëronte drejtuesitë e Sigurimit të Shtetit, Me një fjalë, Kush zgjidhte e kush zgjidhej në Sigurimin e Shtetit? Cilat vërtetë ishin kuadro shqiptare, që morën detyra në UDB?. Në UDB-e, zgjidheshin kuadro e struktuara udhëheqëse që emronte Partia Komuniste Jugosllave, Zgjidhte Komiteti Krahinor i LKJ, Komiteti Qendëror i LKJ për Sërbi, sidomos kur ishin në rend shqiptarët, përzgjidhte, jipte pëlqim apo propozonte drejtpërdrejt. Rastët kur ishin në pyetje kuadrot shqiptare, angazhohej ose konsultohej edhe Komiteti Qëndror I LKJ për Jugosllavi, Qeveria qëndrore Jugosllave, e sidomos organet e sigurimit shtetëror të Sërbisë dhe kuadrot serbe. Ata edhe pas Plenumit të Brioneve, vepronin ngjashëm, vetëm pak sa në menyrë e formë më diskrete. Sepse nuk kishin besim gadi në asnje shqiptar që të merret në këto organe të fshehta të sigurimit. Në organet e sigurimit shtetëror, mbetën e u pranuan, vetëm ata shqiptarë që, ishin dëshmuar, sic thuhej zakonisht, për Vëllazërim-Bashkim e socializëm vetëqevrisës Jugosllav e për bashkëjetesë e barazi të popujve, kombeve e kombësive të Jugosllavisë, Për LKJ dhe Titos. Në këto organe, në shumë mjedise e nivele të tyre, mbeten edhe kuadro të së kaluarës, të cilat mbanin vazhdimësinë e veprimit antishqiptarë. Ato vendosnin kush të vije në shërbim të UDB dhe kush të emërohej e të pranohej në organet e Sigurimit të shtetit.

Zgjedhja dhe zgjidhja ishte e lehtë dhe e thjeshtë. Vinin kuadro nga rradhet e bashkpunëtorëve të dikurshëm të UDB, KOS-it dhe të besuarit apo ata që kishin apo ishin në lidhje me organet e shtetit dhe të partisë, djemët apo familjarët e tyre. Vinin, apo zgjidheshin dhe emroheshin për bashkëpuntorë të rinj.  Zgjidheshin mësues të dobët nga fashtrat, që dinin pak e kishin njohuri të ulëta, por ishin dëshmuar për bashkëpunëtorë të shpejt e të “kujdesshëm”. Verifikoheshin të vinin persona që kanë pak interesim e nuk janë të përkushtuar,as personalisht e as nuk vijnë nga familjet atdhetare e që kanë treguar në ndonjë moment interesim  për kombin, liri dhe ndarje nga sistemi sllav, qoftë komunist, qoftë edhe në ndonje kohë a rrethanë tjeter, parakomuniste. Kështu në UDB prap erdhën kuadro të përaferta me ato shqiptare, që ishin, apo nga ato që ishin edhe para Plenumit të Brioneve. Në UDB erdhën mësues të dobët, palualifikuar apo me ndonjë shkollë të mesme, të cilët kishin bashkëpunuar apo spiunuar në logari të UDB edhe përpara Brioneve. Mësues apo mësimdhënës qe, nuk kishin përgtitje profsionale dhe nuk kishin shpresë, ju mugonin aftësitë të ecnin përpara në profesionalizimin e tyre, e kendej kuptoheshin se e lakmonin jetën në qytet, e privilegjet material që do ti kenë në këte shërbim, Lakmonin të banonin në qytete, siç ju garantohej nga këto sherbime, Lakmonin dhe luksit jetësor e familjar që do kenë. Në UDB zgjidheshin familjarët e kuadrove të “dëshmuara” të politikes, apo organeve e shërbimeve të shtetit. Në UDB u angazhuan pas Plenumit kryesisht, ata qe ishin të pashkolluar, apo ata që kishin shkollim jo të plotë e të rregullt, apo kishin një gjysmeshkollimi që nuk mund ta gjenin veten në veprimtari tjera të shoqëror e shtetërore, apo diku dhe ku kerkohej identitet e vlerë morale e familjare, sic ishte pak sa dalluese në disa fusha tjera të diturise. Në UDB erdhën e vinin ata që, nuk kishin identitet të fort kombëtar dhe nuk ndiheshin krenar, as pse ishin, e as pse janë shqiptarë.Vetëm kategoria e tillë mund të ishin verpimtarë të “dëvotshëm” të shtetit e pushtetit komunist sllav.Vetëm kjo kategori ishte ne gjendje të kryeje turtura çnjerëzore ndaj verpimtarëve të çështjes kombëtare shqiptare, Vetëm këta ishin në gjendje të rrahin, të shajnë e të nëpërkëmbin çnjerëzisht deri në vrasje e mbytje veprimtarët e çshtjes kombëtare shqiptare. Kjo katgori shqiptare e pa identitet kombëtar e njerëzor, e shtresuar në organet administrative komuniste sllave, njihnin vetëm ate që ju thuhej e porositej për trajtime të atdhetarëve të arrestuar e të denuarit politik shqiptarë.

Ky shërbim shtetëror komunist sllav dhe politika e shtetit Jugosllav, kishin program e synim shkombëtarizimin e shqiptarëve, duke ndjekur, mbikqyrur e kontrolluar gjitha veprimtaritë shoqërore, ku jetonin e vepronin shqiptarët. Veçanarisht, mbikqyreshin shkollat dhe arsimtarët shqiptarë në gjitha mjediset e nivelet e hapësirës shqiptare. Mbikqyreshin e kontrolloheshin gjitha vlerat shpirtërore, lënda mësimore me përmbajtje material kombëtare shqiptare, sidomos Gjuha shqipe, Historia, Gjeografia, Arti figurative e arti muzikor, por edhe arsimatret e gjitha lendëve mësimore në gjitha nivelet e shkollës shqipe. Mbikqyreshin ndiqeshin e ndeshkoheshin gjithë mësimdhënësitë shqiptarë, që sado pak, shënjonin apo flisnin per vlerat pozitive të se kaluarës së lavdishme shqiptare. UDB edhe pas Brioneve denonte shqiptrët në emër të një indoktirnimi, smadhimi, hipëbolizimi të vlerave kombëtare, gjithë përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë, që mundohshin të vejnë në dukje vlerat shpirtërore e material kombëtare, si ato historike e letrare nga e kaluara e lavdishme e kombit, Këto përpjekje UDB-a sllave I kishte në shënjestër për ndjekje e ndëshkim, gjithë ata shqiptarë për të cilët kishte marr informacion nga oragnet e shtetit,apo edhe pëmes rrjetit të dendur të bashkëpunëtorëve që  I kishte.

Shqiptarët që kishin marr pjesë ne LNC për clirim nga fashizmi që, krejt gabim ju kishin bashkuar popujve sllavë, sundimtarëve të dhunës barbare okupuese shekullor të deriatehershëm, dolën nga kjo luftë të riokupuar shumëfish, Shqiptarët e Kosovës dhe trojeve tjera etnike shqiptare në Jugosllavine komuniste, Praktikisht u riokupuan shumëfish, së pari nga urrejtja e sllavizmit shtetëror, fetar e historik ortodok sërb dhe së dyti nga ideologjia komuniste sllave. Shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërorë, në vënd të fitorës, mbetën prap në robëri të dyfishuar, Kjo realisht ishte vazhdimi I robërisë, tash rirobrohet nga sllavët nga një sistem ideologjik tjetër. Shqiptarët praktikisht mbetën në robim dantesk,  së pari nën robërim shumë të ashpër të Republikës së Sërbisë të dhunës ortodokse komuniste  sërbe dhe  nën sundimin plackitës të Jugoslalvisë Titiste e cila Kosovën për interese të qetësimi të egër antishqiptarë sërb. Kosova shfrytëzohej dyfish, nga Sërbia dhe nga Jugosllavia. Sërbia ishte armiku historik I shqiptarëve, shqiptarët me Sërbinë e sërbët kishim armiqësi historike të ashpër që nga 1844, “Nacertanies” së Garashaninit dhe do të vazhdojë deri më 1986 Memoradumi I ASSHA. Kjo armiqësi ishte recidive, e ashpër dhe shumë e egër, Gjitha projktet antishqiptare sërbe, kishin përmbajtje e temë kryesore, synimin e luftës kundër shqiptarëve, vlerave. shpirtërore e materiale të tyre, deri në gjenocid dhe pastrim etnik të trojeve etnike e autoktone shqiptare Në Jugosllavinë komuniste, të pas Luftës së Dytë botërore, shqiptarët përjetuan tmerre e dhunë  të pa parë, Ky sistem dëmtoi qenien biologjike shqiptare, më shumë se dëbimet e shqiptarëve të 1878 edhe Lufta e Parë botërorë 1913-14. Në këtë sistm komunist, që pas çlirimit nga fashizmi, premtohej “parajsa” e barazisë  e të drejtave kombëtare mes popujve të Federates Jugosllave komuniste, kishtë vrasje masive të shqiptarëv.si: ne Tivar, Trogir të Splitit, Pejë, Drenicë e në gjitha mjediset etnike shqiptare. Ky sistem komunist sllavë, që nga paslufta 1945, e deri sa ishte në fuqi sunduese në Kosovë. shpërnguli në Turqi mbi 250 mijë shqiptare, Dimërin mes 1955 e 1956 organizoi Aksionin e Armëve, ku rrahu, vrau e gjymtoi mija shqiptarë  Që nga paslufta, organet e sigurimit të shtetit OZNA e pastaj UDB, vazhdimisht përcillëte, ndiqte, torturonte, vriste e arrestonte e burgoste për veprimtari adhetare,siç ata e quanin “veprimtari armiqësore”,kundër shtetit. Persona nga gjitha mjediset e nivelet shqiptare kudo që jetonin, ishin në mbikqyrje të sigurimit të shtetit dhe politikës sllave. Shteti kishte vendosur në sistem dhunën ndaj shqiptarëve, edhe kur praktikisht nuk kishte rrethana të volitshme për veprimtari atdhetare nga shqiptarët, ato organizoheshin nga veprimtarët e çështjes kombëtare me sakrifica e rezikime të mëdha  që I këcnonte politika dhe organet administrative shtetërore sërbe, kështu sistemi i dhunës gjenocitale ndaj shqiptarëve, organizonte njerëz dhe organe ndjekjeje e krijonte rrethana për kapjen, arrestimin, torturimin e denimin e grupe qytetarësh shqiptarë. Kështu, ishte vepruar që nga paslufta që nga “Proqsin e Prizrenit” e deri në Demonstratat e 1968,1981,1989 e vazhdimësi deri më 10 qershor të 1999, kur Kosova, pas luftës së UCK,  u çlirua nga dhuna shekullore sllave dhe fitoi Lirinë e synuar me shumë sakrifica e mundime ndër shekuj.