LUTJA DHE BETIMI I SHQIPTARIT
Pashë tokë e qiell! Pashë atë diell që na ngrohë! Pashë atë zot e pashë atë besë të shqiptarit! Pashë atë gjak e pashë atë shqipe të flamurit! Kurrë mos më pyet se ç’fe e ç’besim kam, se e lumja nënë nuk më lindi as me kryq, as me yll e gjysmëhënë, po më lindi SHQIPTAR – arbëror – ilir – pellazg me gjak qelibar!
S’po di ç’po bëhet me këto besime e fe prej koti?! Ti vëllau im prej gjuhe e gjaku në dash beso e në dash mos beso në fe, ide e parti… Po deshe beso edhe në gur, po ne e kemi një flamur, një gjuhë e një atdhe!
Të gjithë sa jemi shqiptarë kemi një gjak e një farë, jemi bijë të një NËNE, – Shqipërisë! Të gjitha vendet dhe të gjithë popujt, të gjitha gjuhët e besimet i nderojmë, por Nënë Shqipërinë dhe gjuhën tonë me asgjë në botë nuk i ndërrojmë!
Këtë lutje e këtë betim duhet ta bëjnë e duhet ta kenë: mësuesit, hoxhët, priftrinjtë, të rinjtë e të rejat, burrat e gratë dhe pleqtë e plakat shqiptare pa dallim, sepse gjuha shqipe dhe të qenit shqiptarë është vullnet i Perëndisë që ne duhet ta respektojmë.
Prandaj, kurrë mos më pyet se ç’fe e ç’parti kam dhe nga ç’krahinë jam! Shqiptar kam lindur, shqiptar jam e shqiptar do të vdes në tokën mëmë!
MBI TË GJITHA ATDHEU, GJUHA, FLAMURI KUQEZI DHE SHQIPTARIA!
add a comment