Shqipëria/Aktualitet

Spartak Ngjela: Lidhja e korrupcionit të lartë shtetëror me hordhitë që duan shkatërrimin e Republikës së Shqipërisë

Dy janë forcat e rëndësishme sot në Shqipëri, kundër korrupsionit të lartë shtetëror: SPAK dhe Policia e Shtetit. SPAK-u për vijimin e reformës antikorrupsion, dhe Policia e Shtetit kundër forcave shkatërruese që kanë dalë këto ditë.

l.Korrupsioni i lartë shtetëror nuk po e gjente dot një rast për të filluar shkatërrimin masiv të Shqipërisë. Vrasja e një qytetari nga policia, iu duk se rasti u erdhi.Pse, e do këtë shkatërrim korrupsioni i lartë shtetëror?Berisha, Meta dhe Basha ka muaj që bëjnë thirrje për shkatërrim, dhe kjo është e provuar botërisht. Po Rama? Edhe Rama, deri dje, ka dyshime se e donte këtë gjëndje, përderisa e la pasive policinë në dy ditët e para, kundër hordhive djegëse të Tiranës. Gjithsesi, tani nuk mund të kemi më vërejtje ndaj tij, se policia, në dy ditët e fundit, ka qenë në nivel të lartë profesional. Suksesi i policisë shqiptare, që erdhi në një mënyrë kaq të shpejtë dhe efikase, në funksion te politikes amerikane dhe Bashkimit Evropian, është në favor të qeverisë Rama. Por, a e di Rama këtë. Edhe në s’e di, ka për ta dëgjuar.

Il.Po, pse është i lidhur kriminalisht, Korrupsioni i lartë shtetëror, me hordhitë që duan të shkatërrojnë Shqipërinë? Lidhja e tyre vjen nga frika kundrejt SPAK-ut, frikë kjo që i ka mbërthyer psikikisht të gjithë krerët e korrupsionit shtetëror shqiptar, sepse janë të kapur në grabitjen që i kanë bërë shtetit shqiprar dhe shqiptatëve, në mbi 20 vjet rresht. Por, me këtë që nisën të bënin, për shkatërrimin e Shqipërisë, janë treguar mëndjelehtë, se tani janë të kapur nga ekspertiza perëndimore, por edhe nga Shërbimi Informativ i Shtetit shqiptar, për të gjitha paratë që iu kanë paguar forcave shkatërruese, madje edhe fëmijëve romë, të cilët i kanë lëshuar drejt rrezikut të tyre maksimal. Pse, ju mendoni se, pa ua nxjerrë këto prova, i ka kërcënuar ambsadorja amerikane Yuri Kim, para dy ditësh, krerët e korrupsionit shqiptar?!Këta mendjelehtë qe duan të shpëtojnë gjënë e vjedhur duke shkatërruar Shqipërinë, sot, kanë dështuar plotësisht, sepse forca e policisë i ka në dorë dhe bën si të dojë me ta.Në të njëjtën kohë, pyetja që ngrihet këtu, brenda provave që kanë shërbimet perëndimore në Shqipëri, dhe SHISH gjithashtu, është kjo: SPAK-u, a do të fillojë proceset penale kudër tyre?Sigurisht që duhet t’i fillojë proceset penale, por, paraprakisht, është në dobi të shoqërisë shqiptare që, provat dhe faktet e mbledhura, duhet t’ia bëjnë të njohura edhe opinionit publik shqiptar.