Në një njoftim zyrtar, Kuvendi i Maqedonisë ka konfirmuar se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dhënë dorëheqjen e tij, duke filluar procesin për formimin e një qeverie teknike.
“Talat Xhaferri ka përvojë në drejtimin e parlamentit, unë kam ardhur me një përvojë tjetër, në drejtimin e korporatave dhe ne kemi një stil tjetër si politikanë, por shteti me siguri do të mbajë të njëjtin drejtim, orientim properëndimor dhe synime strategjike, qeveria teknike do të kujdeset mirë për qytetarët. Kjo është diçka që e parashikon ligji dhe më 9 maj qeveria e re do të udhëhiqet nga unë dhe koalicioni që do ta çojë Maqedoninë në BE deri në vitin 2030”, tha Kovaçevski para se të dorëzojë mandatin.
Përveç kryeministrit, pritet që edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi të japë dorëheqjen e tij, duke filluar detyrën si kryeministër teknik për 100 ditë para zgjedhjeve të ardhshme.
Sipas deklaratës së tij të më hershme, e gjithë qeveria duhet të japë dorëheqje sot, për të lejuar krijimin e një qeverie teknike para seancës parlamentare të premten.
j.l./ dita