Lëvizja\UÇK

Xh. Gjini: Janari i përpjekjeve, i qëndresës, i heroizmit, i dhimbjes, i krenarisë dhe i lavdisë shqiptare

JANARI I QËNDRESËS, I HEROIZMIT, I DHIMBJES, I KRENARISË DHE LAVDISË SHQIPTARE!
Bashkëkombës të dashur! Motra dhe vëllezër shqiptarë! Veteranë të Lëvizjes dhe të Luftës Çlirimtare!
Sot, Shoqëria LËVIZJA dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë Shqiptarë, me disa shokë Veteranë të Lëvizjes dhe të Luftës Çlirimtare, u takuan rreth orës 9, në sheshin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” për ta kujtuar dhe nderuar Kryeheroin dhe Kryeprofetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, të famshmin Gjergj Kastriotin dhe bëmat e Tij…
Aty, në këtë Shesh, në një copë faqe muri, është vendosur para dy vitesh edhe fotografia e tre prej themeluesve dhe Heronjve të Lëvizjes Popullore të Kosovës, e cila mori përsipër përgjegjësinë historike për Luftë të Armatosur Çlirimtare dhe themeloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës…
Të pranishmit, Veteranë të Lëvizjes dhe Luftës Çlirimtare kujtuan dhe nderuan me përulje Heronjtë e LËVIZJES dhe të kombit shqiptar-Shqipërisë: Kadri Zekën dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallën…
Nga aty u nisëm për në Gjilan, ku do të shpalosejë shtatorja e udhëheqësit dhe promotorit të bashkimit politik të tri organizatave atdhetare shqiptare të asaj kohe: OMLK – së (e përfaqësuar nga Kadri Zeka), LNÇKVSHJ – ja (e përfaqësuar nga Jusuf Gërvalla) dhe Frontit të Kuq (e përfaqësuar nga Ibrahim Kelmendi).
Me këtë homazh do të donim edhe t’u jepnim porosi dhe t’u themi institucioneve vendore dhe qendërore se Heronjtë tanë gjithëkombëtarë: Adem Demaçi, Shaban Shala, Fazli Graiçevci, Jusufi, Kadriu e Bardhoshi, Rexhepi e Nuhiu, Afrimi e Fahriu, Adem e Hamzë Jashari, Fehmi e Xhevë Lladroci… dhe monumentet e Tyre e kanë vendin në Kryeqytet – Prishtinë (edhe në Tiranë e në Shkup)… Vetëm pastaj mund të bëheshin shtatore e buste të Tyre edhe në qytete e qyteza tjera. Logjika e shndërrimit të figurave kombëtare në figura lokale është e gabuar, e pakuptimtë dhe e dëmshme!! Në jetë të jetëve Nderim e Lavdi Dëshmorëve dhe Heronjve të Atdheut – Shqipërisë! LAVDI!
“BASHKIMI POLITIK I SHQIPTARËVE ËSHTË KUSHT PËR TA FITUAR LIRINË” (KADRI ZEKA)
Shtatorja e Ideologut dhe promotorit të bashkimit politik të organizatave patriotike shqiptare – krijimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, Heroi KADRI ZEKA, u zbulua në Gjilan…
Bir i Gjilanit, pris dhe udhërrëfyes i organizimit dhe bashkimit politik të Lëvizjes patriotike çlirimtare dhe Hero i kombit- Shqipërisë, Kadri Zeka, do të kujtohet dhe nderohet sa të ketë jetë dhe popull shqiptar mbi dhe…
Urojmë që populli shqiptar Heronjtë e LËVIZJES e të kombit: Kadriun, Jusufin e Bardhoshin t’i ketë në një monument të përbashkët në Prishtinë, Shkup e Tiranë!PËRJETËSISHT LAVDI!
“FLAKA E JANARIT” NË GOSTIVARIN SHQIPTAR
Nga Vuthaj, nga Prishtina, nga Vushtrria, nga Rahoveci, nga Ferizaji, nga Vitia, nga Kumanova, nga Tetova, nga Shkupi, nga Kërçova, nga Struga… kishin mësyrë Gostivarin, ku po ndizej Flaka e Janarit për të nëntëmbëdhjetin vit me radhë…
Nismëtar dhe organizatorë, me shumë shokë e shoqe, të këtij manifestimi të përvitshëm është veprimtari dhe atdhetari i palodhur, Luan Veliu…