Shqiptarët kudo që janë dhe Gazeta LËVIZJA kërkojnë që DITA E ALFABETIT, 22 Nëntori, të jetë DITË jo vetëm e Republikës së Shqipërisë, por edhe DITË e shqiptarëve pa dallim dhe e gjithë Shqipërisë… (GL)
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se kalendarit të festave do t’i shtohej një tjetër festë, Këshilli i Ministrave e ka bërë fakt.
22 nëntori do të jetë Dita e Alfabetit.
Këtë fakt e bëri të ditur ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
“Këshilli i Ministrave po i propozon që 22 nëntori të jetë dita e Alfabetit, një ditë pushim. Ajo që bashkon shqiptarët është gjuha. Në kongresin e Manastirit zgjodhën të shkruajnë dhe të identifikohen nga kjo gjuhë e shenjtë. Kryeministri e njoftoi këtë fakt në samitin e Diasporës”, tha ai.
j.l./ dita
add a comment