Shqipëria/Aktualitet

LDK NË PRAG TË THYERJES SË MADHE

Prishtinë. Vjosa Osmani: LDK-së i ka mbetur vetëm logoja, votuesit i kam unë. Në zgjedhje me iniciativën time.

Isa Mustafa: Pozitat që sot i mban Vjosa, i ka dhuratë prej meje. E detyrova Albinin ta tërhiqte Glaukun dhe ta propozonteVjosën.

Isa Mustafa nuk ka ngurruar t’i përgjigjet me tone të ashpra U.D. së kryetarit z.Vjosa Osmani. Tensionet në kreun e LDK-së i ka ngritur deklarata e fundit e Vjosa Osmanit. Ajo iu drejtua opinionit me një formulë goditëse fjalësh, sikur vetëm logoja iu ka mbetur atyre (që nënkuptonte Isa Mustafën me shpurën e tij, ndërsa anëtarësinë tashmë pretendonte ta kishte ajo… Edhe pse kjo gjuhë e z. Osmani, në pamje të parë dhe për njohësit e zhvillimeve, duket të jetë shumë pretenduese, ajo ia doli t’i vinte në lëvizje strukturat e ish partisë së saj, për çka Ismet Beqiri mblodhi kryetarët e degëve të LDK-së dhe gjithçka nga ai takim mbeti nën hijen e deklaratës së Isa Mustafës se “Vjosa Osmani të dy postet që mbanë, Kryetare e Parlamentit dhe U.D. së Presidentit, i ka dhuratë nga vet Mustafa dhe LDK-ja”. Isa Mustafa është treguar i zellshëm të rrëfente, përtej asaj që pretendon të mbetet fjalëpak herave tjera, si e kishte detyruar Albin Kurtin ta tërhiqte Glauk Konjufcën nga Kryetari i Parlamentit, dhe ta nominonte Vjosën e LDK-së.

Më shumë se sa fjalët, LDK-në po e shqetëson paralajmërimi i z.Osmani se në zgjedhjet që po vijnë ajo do të garoj me “Iniciativën e saj qytetare”. Sikur, debati mes tyre, jep të kuptohet, tashmë edhe ka filluar ndarja në terren.

Vjosa Osmani pretendon një shumicë dërrmuese të anëtarësisë së LDK-së. Ajo beson se suksesi i LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar është vet suksesi i saj, gjë e cila mbetet të shihet në zgjedhjet e ardhshme nëse qëndron.

Copëzimi i LDK-së do t’i vështirësonte paszgjedhjet e radhës. Por, aim copëzimi, tashmë duket të jetë punë e kryer.

B.M.