MASAKRIMI I 64 SHQIPTARËVE NË SOPOT MË 4 NËNTOR 1944
SOPOTI dikur ishte një katund i Shqipërisë së pushtuar nga Perandoria Osmane. PAVARËSIA e Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, ishte shpallur edhe për Sopotin dhe për çdo pëllëmbë të tokës shqiptare në Iliri (Ballkan)… Mirëpo, shtetet shoviniste fqinje, si ujqërit e tërbuar, i ishin sulur tokave të Shqipërisë për t’i shqyer… Preshevës, Kumanovës, Shkupit, Prishtinës e gjithë krahinës (vilajetit) së Kosovës e të Manastirit i ishin sulur si të tërbuara forcat ushtarake të Serbisë… Këto forca, që vetëm para 30 e ca viteve (1876 – 1880) kishin pushtuar me dhunë, terror e gjenocid Nishin, Toplicën, Leskocin, Vranjën, Kurshumlin dhe Prokuplen me rreth 700 fshatra shqiptare tash po pushtonin edhe shumë qytete e fshatra tjera të Shqipërisë duke vrarë, masakruar e dëbuar nga toka stërgjyshore popullin shqiptar.
Kësaj barbarie serbe nuk i kishte shpëtuar as Sopoti, i cili si shumë vendbanime shqiptare të Kumanovës ia doli të mbijetojë dhe të ruaj vazhdimësinë shqiptare… Dhuna dhe represioni i shtetit pushtues serb nuk kishin mundur t’i shkulnin me rrënjë, siç dëshironin, shqiptarët e kësaj ane…
Lufta e Dytë Botërore dhe mosndryshimi i kufijve pas mbarimit të luftës (siç ishte vendosur nga Fuqitë që kishin fituar luftën kundër boshtit nazifashist) u kishte dhënë dorë dhe mundësi forcave partizane “çlirimtare” të Tito – Rankoviçit të vazhdonin represionin barbar ndaj popullit shqiptar aty ku e kishin lënë forcat ushtarake barbare të krajlit serb…
Këto forca të “komunistit” gjakatar Tito më 4 nëntor 1944 kishin rrethuar edhe fshatin Sopot dhe kishin pushkatuar 64 shqiptarë të moshës 8 vjeçare, 12 vjeçare, 13 vjeçare, 15 vjeçare, 17 vjeçare, 20 vjeçare e deri të moshës 74 vjeçare. Arrestimet, torturimet dhe pushkatimet pa shkak e pa gjyq ishin shtrirë në gjithë hapësirën e pushtuar shqiptare. Forcat ushtarake e policore të satrapit Tito kudo ku kishte shqiptarë mbillnin vdekjen me qëllim të spastrimit të tokave të banuara me shqiptarë dhe sllavizimin e tyre. Me këto metoda dhe mjete terroriste shteti i Tito- Rankoviçit vrau e masakroi qindra mijëra shqiptarë dhe i dëboi për në Anadoll e vende tjera. Shtëpitë dhe tokat e tyre iu dhanë serbëve, “maqedonëve”, malazezëve… Qytete, fshatra dhe krahina të tëra shqiptare u shkretëruan, u spastruan nga shqiptarët. Kosova, që përfshinte të gjitha trojet e pushtuara shqiptare nga Jugosllavia, u copëtua dhe u nda midis Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë titoiste. Më pak se një e katërta e saj, e Kosovës, u la si krahinë autonome, e cila me Luftēn Çlirimtare të LPK – UÇK – së dhe të kombit shqiptar arriti të shkēputej nga Jugoserbia…
Me Luftë Çlirimtare të UÇK – së u përmirësua dukshëm edhe pozita e popullit shqiptar në Maqedoninë tonë, që më parë sundohej e dominohej nga politikat dhe qeveritë antishqiptare e shoviniste “maqedone”, të lidhura dhe të ndikuara nga Beogradi…
Vetëm pas kësaj Lufte Çlirimtare dhe vetëm falë kësaj lufte u krijuan kushte dhe mundēsi të identifikohet dhe zbulohet varri masiv ku ishin groposur shqiptarēt e masakruar të Sopotit, që sot është në kufi me Serbinë, aty afër tij është edhe vendkalimi kufitar që ndanë tokën dhe popullin shqiptar të kësaj ane…
Për t’i kujtuar dhe nderuar të 64 martirët e masakruar nga forcat e diktatorit Tito është ngritur një monument (përmendore) dhe është ngritur një kullë – muze në Sopot. Në oborrin e kësaj kulle sot u zbulua edhe një Pllakë përkujtimore dhe u pre shiriti për hapjen e muzeut…
Në këtë muze kishin ardhur dhe kishin zënë vend edhe dy Ademat e kombit shqiptar: Adem Demaçi (Ideolog dhe Simbol i Qëndresës Shqiptare në trojet e pushtuara të Shqipërisë) dhe Adem Jashari (Simbol i Trimërisë dhe Heroizmit Shqiptar), Ismet Jashari (Simbol i Bashkimit për Çlirimin e Tokave të pushtuara shqiptare pa dallim krahine e kufiri), etj.
Udhëheqësi i popullit shqiptar në Maqedoninë tonë, Ali Ahmeti, Kryetari i komunës, Kryetari i Veteranëve, Fazli Veliu dhe bashkēkombës, luftētarë lirie e veprimtarë të çështjes kombëtare nga të gjitha trojet shqiptare kishin ardhur për t’i nderuar dhe kujtuar të 64 shqiptarët e pushkatuar të Sopotit më 4 nëntor 1944. Gjaku i tyre është thirrje, është detyrim dhe kushtrim për ne dhe për brezat pas nesh që të mos shkulemi nga trojet tona, që ta kultivojmë dhe zhvillojmë gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare! Përpjekjet, mundi, lufta dhe gjaku i dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptarë janë porosi dhe detyrim për ne dhe për rininë tonë që të lidhemi edhe më shumë me tokën tonë të larë me gjak, të mësojmē dhe punojmë pa pushim për një ekonomi të zhvilluar, për më shumë zotësi mbrojtjeje të trojeve tona, për më shumë dije, shkencë e kulturë dhe, mbi të gjitha ta shtojmë kombin tonë, duke qëndruar në tokën tonë dhe duke rritur numrin e shqiptarëve në Iliri, në gjithë gjeografinë shqiptare… Nuk duhet të harrojmë kurrë se fqinjët tanë shovinistë do të donin të jemi sa më pak, që t’i gllabrojnë më lehtë tokat tona…
Pjesë e këtij organizimi ishte edhe Shoqëria LËVIZJA…
Nderim dhe kujtim për të gjithë shqiptarët e masakruar, të pushkatuar e të dëbuar nga pushtuesit barbarë të tokave të Shqipërisë!
+22
Toutes les réactions :
Sabit Abazi, Vebi Mustafi et 14 autres personnes
2
J’aime
Commenter
Partager
add a comment