ZYRTARE: Ja për çfarë akuzohen Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi
Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi do të dalin javën e ardhshme para Gjykatës së Posaçme.
Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i Kodit Penal.
Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv ne bashkëpunim, Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin, neni 287 i Kodit Penal.
Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezin.
add a comment