Ç’DO POPULL E PAGUAN… ME DHIMBJE KUR GABON !
( opinion në varg )
———
Kam dash shumë herët për ty Enver,të shkruaja një poemë
As sot, s’di pse kthehesha mbas,duke e lenë, për një herë tjetër….
Mendoja, se isha krejt i pa aftë, fundja, kish më të fortë në penë
Ata, që gdhendënin si Da Vinçi, madhështinë tënde, në bojë e letër.
—-
Të më falësh Enver, për ty, nuk shkruajta as me më të thjeshtat fjalë
Jam tjetër soj e si lab, ne këngët i thurim për ata, që më, nuk i kemi
Epoka, paska vërtet njerz, që ajo një herë i lind, madje tepër rrallë.
E kur bëjnë histori.. – “nuk i bën më nëna” në gjuhën tonë e themi.
—–
Por unë sot, nuk i kuptoj ata që për ty, gurmazin e bënë plot kallo
Ata, që më ngrinin vërtik në këmbë me brohorimat – ” Parti-Enver” !
Tashmë, ata trokasin gotat me shampanjë e përdridhen si në ballo
Bile më keq ! Me hundë, shijojnë bythët e Evropës.. që qelbin erë !
——
Po, po..janë ata, që dikur unë me shokë, i shihnim nëpër albume
E…kush mund ta mendonte, se këta ishin servilët e ” shtetit proletar”?!..
Ata, që për marksizmin mbanin konferenca, ngjitur sipër në podiume
Ata, që më drejtoheshin mua :- Po ti aty, pse s’mban shënime, mor djalë ?
——
Tradhëtinë, gjithë jetën tënde e di që me shokë e luftuat pa mëshirë
Madje dhe kur ajo maskohej mbas shqipes, në flamur e qëndisur
“Baballarët e Kombit”, nën çizmen pushtuese çirreshin, se “ishin të lirë”
“Shqipëri etnike” projektuar në Romë e Berlin, prej dy njerzve të krisur
—-
Ka sot nga ata, që kudo ku ti kaloje, të hidhnin lule e buqeta plot
Madje dhe letra dërgonin, kur shkelej apo rrezikohej vija e Partisë
Tashmë, ata”disidenta”, që në ditën e zisë për ty, derdhën rrëke me lot
Sot betohen, se paskëshin qënë me kohë,..apolegjët e demokracisë !
—–
Ehhh.. Enver ! Nga ta dije Ti, se prej asaj partie që ne deshëm aq shumë !
Do të lindnin ballistë, e jo si ata të hershmit të Mit’hat “Lumo” beut…
Të parët ikën me gjermanin, dihet, se punë e tyre vajti e shkoi për lumë
Të dytët, u shtuan, sa dhe të vjetrit bënë habinë e u ngritën prej dheut .
——
Me ty, “sa keq” paskëshim qenë në Evropë, me “më të egrën diktaturë”
Se nuk na le të bënim si të donim e ” të lirë” të bridhnim, nëpër kabare
“Demokracinë”, për gjysëm shekulli, si nuk arrite ta kuptoje mor burrë ?!..
Ja a e shikon?! Tani ku nuk gjendemi, gjysma e jonë… ngelur pa Atdhe!
——–
Sa ishe gjallë, më thuaj : Shqipen, kush mundi që ta nxirrte në pazar ?
Apo, të guxonte dorën e tradhëtisë ndaj saj, ta ngrinte edhe sadopak ?
Sot, Shqipëria me “Ballistët modernë”, ama më të shumtët, janë zuzarë
Në bixhoz, me fatet e saj tallen, ngrejnë dolli me gota qelqi, a bardhak.
—–
A e di se kur ike ti, në krye na erdhi ai..që burrë nuk ish, madje as grua
Me zërin e hollë prej vejushe : Perpara !-tha -në rrugën e vazhdimësisë !
Unë mendoj Enver, se tradhëtar i lindur ish,Ti ç’mendim ke, a s’ma thua ?
Apo mendon, se hileqar më i madh se ai,nuk gjendej në historinë Partisë ?
——
Ti, mbase nuk e di, se ne na vodhën keq, na vranë bijtë e i sakatuan
Teksa martirja Kosovë, për liri e flamur ndizej e tëra, flakë e zjarr
Agallarët shisnin armë, e me naftën e luftës, nga larg ngrohnin duart
Teksa Grek-ideja, për “Vorio epirin” ngritën flamurin helen në Himarë.
——-
Tashmë, kanë kaluar kaq e kaq vite e na thanë se” ish koha për ndryshim”
Shkallmuan me themel, vorreza heronjsh e si të çmendur, prishën lapidarë
Nuk e kisha parë kurrë, aq keq e me lot në sy, të qante me ulërimë Atdheu im
E teksa rivarrosnin të rënët, ngritën tradhëtinë në bulevardin “Zogu i parë”
——-
Enver ! Unë mendoj se “Doktor vdekjen”, ju nuk arritët ta njihnit kurrë
Ishte ai, që si krimb neveritshëm zvarritej nëpër bllok, të afrohej te të tutë
Gëzonte orëziu e me epruvetë në dorë mblidhte jashtështëqitje e shurrë
Po ke parë Ti që ky shekull e pagëzoi “Sali Baba me dyzetë hajdutë”?!
——
Nëse do të t’i thosha të gjitha, besoj se dhe varri do tundej e tronditej
E kam fjalën për Partinë e Punës, që dikur e kishim patur komuniste
Për habi pas vdekjes tënde u shkri si kripa në ujë… ngaqë filloi të venitej
E si zakon i zuskave, brekët e tradhëtisë i’a dorëzoi… “Partisë socialiste”
—–
Po ju them diçka që mbase ju me të vërtetë dhe mund, të mos e besoni
Por të betohem, që dhe vet Hamzai bashkë me Zogun …e Esat Pashanë
Do na thoshnin: – Po paskena kenë me na thurr tanë himne e t’na knoni
“Pasha zotin he burra” ! Shqipes krejt u paskan mungu cuba t’tillë tan’ famë !
—-
Thuhet se ti na kishe patur “diktaturë” dhe brenda vet, Kuvendit Popullor
Nga ku, askush nuk guxonte të ish i lirë në gomarllëqe e marrëzitë të tia
Ama..sot, parlamentin e bashkitë i kemi përplotë me kusarë e desh përçorë
Në kopenë e deputetve ka rënë jo “plasja”, por dhe vet, “pazar-kurvëria”!
—–
Sa ishe ti, kokën e Shqipes në flamur e ngrite aq lart si kurrë ndonjëherë
Dhe sa të kishim në këmbë, me yll në ballë e nisje në fluturim po aq krenare
Shqipe mali ti , bashkë me shqiponjat në stuhitë e fuqishme plot erë
Tashmë, të mjerës shqipe.. tradhëtia pendë e bythë, ia nxorri në pazare!
——-
Se kuptoj, pse nga partizanëve të ndanë e varrin ta shkallmuan me dhunë
Aq.. sa dhe shqipet e shqetësuara, thuhet se fluturonin e të vinin rrotull !
Varrëmihësit me atë çka bënë pa dashje të lartësuan, mbase dhe më shumë
Atje ku të çuan, historia nga komandant..denjësisht, të ri bëri prijs në popull
——
Nëse do të ishe gjallë, apo të paktën, të ngriheshe vetëm për disa ditë
Të ngriheshe vërtetë, por dhe zoti, këtë që s’bën dot dhe..ai, e di mirë
E gjithë qënëria ashtu si gjatë lufte me soj e sorollop do merrnin arratitë
Mbase dhe zvarrë do tërhiqnin hekurat në guroret e fatit pa mëshirë.
——
Enver ! Unë e di se Ti ligështohesh keq,ndaj, deomos që dhe mbase nuk më beson
Fundja mirë të na bëhet ,se vjen një ditë që çdo popull paguan me dhimbje… kur gabon !