PSE U PERLOTEM…?!
Pse atë mbrëmje vonë
Të solli malli në shtëpi
Befasisht mungoi babai
Sykaltroshët u përlotën
Nga hipokrizia
E injorancës
E mbjellur
Si mish dhije
Në shpirtin tënd.
Rrjedhë e lotëve
Mbi faqe të njoma
Dhe në rrudhat e mija.
Fshiva lotin tënd
Fytyrën lava
Me lotët e mijë
Të thash ….. !
Babi të don shumë
E jona je
Në sofër
Dhe në këtë shtëpi
Po ta dinte babi
Se do vije Ti
Nuk do dilte kurrë
Në sheti!
add a comment