Kulturë\Letërsi

Shefqet Dibrani: Botohet libri për krijimtarinë letrare të Musa Jupollit

LIBRA TË RINJË

Botohet libri për KRIJIMTARINË LETRARE TË MUSA JUPOLLIT
(parë nga prizmi i autorëve shqiptarë dhe të huaj) Zgjodhi dhe përgatiti: Shefqet DIBRANI. Editor: Nazmi RRAHMANI Botimin e libri e mundësoi: Sokol AHMETAJ Redaktor: Prend BUZHALA Recensent: Mentor THAQI Portreti: Gazmend FREITAG Përgatitja teknike: Elion JUPOLLI Për krijimtarinë mjaftë të begatë të Musa Jupollit, në 230 faqet sa i ka libri kanë shkruar emra të njohur të kritikës letrare, ku vend meritor zënë vlerësimet kritike të Prend Buzhalës, 21shkrime kritike, ese dhe mesazhe kulturore me autorin, pastaj janë shkrimet nga: Ibrahim Kadriu, Migena Arllati, Zejnepe Alili-Rexhepi, Shefqet Dibrani, Pranvera Gjoni, Gjon Rroku, Dava Nikolli, Mentor Thaqi, Rexhep Rifati, Milazim Kadriu, Reshat Sahitaj, Kujtim Stojku, Nexhat Maloku, Hazir Mehmeti, Ndue Shabaku, Fatmir Halimi, Vjollca Shurdha, Ragip Dragusha, Dedë Shkurti, Tonin Nikolli, Anastas Nika, Zhorzh Sand, Gjergj Nikolla, Fadil Hysaj, Lebibe Zogiani, Abdi Pergjegja, Ilaz Hysaj, Agim Jerliu, e ndonjë tjetër. Nga autorë të huaj në gjuhën frenge janë: Michel Crepu, Ed. Michalon, Patrick Beaudouin, Olivier Mongin, Philippe Bicet e ndonjë tjetër si dhe gazeta të ndryshme dhe Agjensia Franceze e Shtypit (AFP). Në këtë libër janë përfshirë edhe disa poezi kushtuar Musa Jupollit nga: Sabit Rrustemi: ODA E MUSËS, Kujtim Stojku: MË PAS NA VJEN NJË MIK I FJALËS, Kujtim Stojku: OSHTIN FJALA JOTE, Gani Xhafolli: NË SHTËPINË E MUSA JUPOLLIT, Tonin Nikolli: UNË ME TY, TI ME MUA, Tonin Nikolli: KAM DASHTË, Pranvera Gjoni: PAÇ URATËN IM VËLLA, Çun Lajçi: VARGJE DEGË LISASH N’DAJT, Mentor Ejupi: KUR BOTA BIE NË GJUMË, Nikoll Ulndreaj: ZËRI YT DOLI NGA KRAHARORI, Avni A. Neziri: MESIANASI N’PARIS, Sylë Bajrami: KOSOVË, Mentor Thaqi: BASHKOI ATO 36 SHKRONJA, Bajrush Zeka: VARGJE NGA NJË DARKË POETËSH, Fran Tanushi: ËSHTË NJË VEND, Shefqet Dibrani: SA KAM MALL, Nazmi Rudari: ATDHEU ËSHTË GUR I RËNDË. Ndërsa në kapitullin “në vend të recensioneve” janë përfshirë shënimet nga: Mentor Thaqi: NËN THJERRËZ dhe Prend Buzhala: ZËRI I PËRBASHKËT I EMPATISË SË LEXIMIT. Në fund, libri është pajisur edhe me Shënimin Biografik dhe me Bibliografinë e botimeve të Musa Jupollit. Kjo tematikë e bënë librin të kompletuar, qoftë nga fusha e kritikës letrare, por i japin shije edhe disa debateve letrare, mjaftë njoftime e reportazhe kulturore që lidhen me protagonistin e librit, ku të gjitha këto shënime janë mjaftë mbresëlënëse e kompletojnë strukturen e librit edhe më tej. Nga ky shënim telegrafik, vërejmë se protagonisti i veprës Musa JUPOLLI, ka arritur me sukses ta përmbledh mendimin kritik për krijimtarinë e tij, por edhe ta përjetojë suksesin e tij, të cilin tashmë mund t’ia afroj lexuesit në një libër të vetëm. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese FAIK KONICA, në Prishtinë 2023. (sh.d.)