PAX AMERICANA
(titulli origjinal – Çorapja e zezë në Beograd)
Kryetari malazez i Komiteti të Helsinikit për të Drejtat e Njeriut, ish ministër i punëve të jashtme
dhe ambasadori i parë i Malit të Zi në Uashington, Miodrag Vllahoviq, ka dërguar një letër të hapur
ambasadorit të ShBA-ve në Sërbi, Kristofer Hill, me rastin e qëndrimeve dhe opinioneve të tij, të
shprehur në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.
Gazeta e Podgoricës “Pobjeda”, e datës 24 gusht, e transmeton në tërësi
https://www.pobjeda.me/clanak/crna-carapa-u-beogradu
“Ekselenca e Juaj, i nderuari ambasador Hill,
Intervista e Juaj e fundit për “Zërin e Amerikës” është e mbushur me teza të gabuara, interpretime të
pasakta dhe jo korrekte, të cilat edhe njëherë vërtetojnë politikën e Juaj të lëshimeve dhe
ledhatimeve ndaj Aleksandr Vuçiqit, respektivisht ndaj politikës zyrtare të Serbisë dhe seriozisht
vënë në pyetje motivet dhe qëllimet që qëndrojnë pas pozicionit të tillë të Juajin dhe paraqitjes
publike.
Jo gatishmëria e juaj që në çfarëdo mënyre të kritikoni publikisht politikën që personifikon Vuçiqi,
po fiton trajta karikaturale. Është fascinuse, sesi edhe pas kërcënimeve dhe fyerjeve të fundit brutale,
që njëra pas tjetrës i janë drejtuar Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore nga Vuçiqi, pastaj nga ministri
i mbrojtjes Vuçeviq dhe në fund nga ministri i punëve të jashtme Daçiq, ju nuk dalloni asgjë
kontestuese! Për Juve “nuk është tentim për destabilizim”? Cilat janë arsyet e një qëndrimi të tillë, i
cili sinqerisht çuditë dhe brengos të gjithë miqtë amerikanë në Malin e Zi, por edhe në të gjitha
shtetet tjera të regjionit.
Nëse deklaratat e tyre nuk janë kontestuese, atëherë as angazhimi Juaj për të ashtuquajturin “Ballkan
i Hapur” “nuk është kontestues”, edhe pse tre shtete nga gjashtë të Ballkanit perëndimor, asnjëherë
nuk e dhanë pëlqimin e vet, kurse njëri nga dy promotorët kryesor (kryeministri Rama) para pak
kohësh e tha qartë dhe përfundimisht se heq dorë. Por ama, është e habitshme. Për çfarë arsye me
muaj të tërë, pa nevojë dhe kot insistoni në këtë formë të pa rregulluar dhe të imponuar të
bashkëpunimit, për të cilën të gjithë miqtë dhe aleatë tanë (dhe të Juaj) evropian, janë deklaruar qartë
se nuk është në përputhje me agjendën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe as procesit të Berlinit.
Cili është interesi i Juaj në këtë? Pengimi i integrimeve evropiane të Ballkanit Perëndimor, për të
përmbushur oreksin e politikës nacionaliste të Beogradit zyrtarë? Ky është qëllimi?
Ajo që është më brengosësh në intervistën e Juaj është konstatimi se politika që tani identifikohet me
Ju – edhe pse z.Eskobar, z.Grenel dhe një paraardhës i Juaji në Beograd, z.Montgomeri i takojnë të
njëjtës “shkollë të mendimit” sipas të gjithave çka flasin dhe bëjnë – është e drejtë por nuk jap
rezultate?!
Me gjithë respektin, këtu më duhet t’Ju korrigjoj. Nuk është e vërtet se kjo “Pax Aemricana” në
hapësirat tona nuk po sjell rezultat (shih sqarimin në fund v.p.).
E vërteta është krejt ndryshe: Politika që Ju promovoni sjell pasoja shumë të këqija. Ajo destabilizon
Ballkanin Perëndimor. Ajo krijon dhe mirëmban kriza dhe parandalon, që përfundimisht të fillon
zgjidhja e disa antagonizmave dhe çështjeve të hapura. Për shembull, edhe pse jemi të sigurt që Ju
dini më shumë dhe më mirë se ne: situata në Bosnje dhe Hercegovinë, raportet Serbi – Kosovë dhe
kahet e zhvillimeve në Mal të Zi. Prandaj, politika e Juaj është thellësisht e gabuar. Ajo kërcënon që
ta komprometon plotësisht angazhimin pozitiv dhe efikas, disa dekadash të Shteteve të Bashkuar në
hapësirat tona.
Ne, në Mal të Zi, jo vetëm për shkak të ripërtëritjes së pavarësisë sonë, nuk do harrojmë asnjëherë
mbështetjen dhe ndihmën e juaj të madhe dhe miqësore, që kemi pasur pa ndërprerje nga vendi i Juaj.
Për këtë arsye, politika e Juaj e lëshimeve dhe ledhatimeve ndaj regjimit të Vuçiqit, është e gabuar.
Për më keq: është e dënuar në mossukses. Ky mossukses do ta kushton shtrenjtë Serbinë, por edhe të
gjithë fqinjët e saj.
Në këtë paraqitje nuk do humbim kohë as energji në analizë, a bëhet këtu fjalë dhe sa, për intervenim
dhe preferencat e Juaja personale apo sa është politika e Vashingtonit. Jemi të bindur se këtë më
mirë e dinë dhe kuptojnë në Stejt Departamentin. Kolegët dhe eprorët e Juaj do të dinë të vlerësojnë
sa mund të jetë i suksesshëm qëllimi i Juaj, i deklaruar publikisht, që “Serbinë ta shkëputni nga
Rusia” dhe, sa e si mund t’i kushton kjo vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Dhe sa mund të ndikoj
në stabilitet dhe siguri në tërësi. Neve na duket se nuk është e saktë që, as këtu “nuk ka rezultate”:
pasojat e politikës së Juaj janë pikërisht të kundërta nga ato që publikisht i projektoni. Pra, nuk bëhet
fjalë për ngecje. Bëhet fjalë për regres.
Për ne në Mal të Zi, por edhe për të gjitha forcat politike demokratike dhe pro perëndimore në
Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë posaçërisht edhe miqtë tanë në Serbi, deklarata se “nuk mund
t’i krahasoni Millosheviqin me Vuçiqin” është, të paktën, e habitshme. Dhe fyese për të gjithë ne.
Nuk mund ta krahasoni shefin e një regjimi që ka përfunduar në Hagë me ministrin e tij të
propagandës të cilin e mbajmë mend sipas sulmeve brutale mbi mediumet e lira dhe sipas
deklaratave luftënxitëse dhe ksenofobe, duke përfshirë edhe atë që “duhet vrarë 100 boshnjakë për
çdo serb të humbur”?! Mjafton ta kujtojmë emrin dhe fatin e Sllavko Quruvija, të cilin Vuçiqi
publikisht e kërcënonte.
Ose, në vend që panevojshëm t’ju përkujtojmë mbi ngjarjet që Ju i dini më mirë se ne, duhet t’Ju
pyesim: a shihni ngjashmëri mes fatit të Ivan Stamboliqit dhe atij të Oliver Ivanoviqit? Kjo përputhje
tragjike është edhe më e madhe dhe më tragjike sesa ajo mes Vuçiqit dhe Millosheviqit. Sigurisht,
nuk ka nevojë të përgjigjeni në këtë pyetje. Ajo që shihet, nuk ka nevojë për sqarime.
Në fund: nuk ka nevojë që juve sikur Amerikan, t’Ju sqarojmë në çka mund të asocion kjo “Black
Sox” nga titulli. Edhe këtë e dini më mirë se ne. (shih sqarimin në fund v.p.).
Angazhimi i Juaj në Beograd dhe pasojat e tij, mund ta bëjnë të panevojshme që t’Ju dërgojmë një
porosi të cilën, të dëshpëruarit thellë me idolët e tyre sportiv dhe shoqëror, ua kanë dërguar “Na
thoni se kjo nuk është e vërtet!”
Pra, nuk duhet të na arsyetoheni. Do duhej ta thoni dhe bëni atë, që do t’i vërtetonte arsyet dhe
parimet sipas të cilave politika dhe diplomacia e ShBA-ve është identifikuar në pjesën tonë të
Evropës.
Edhe më tutje shpresojmë se Jeni të gatshëm për këtë ndryshim.
Me respekt dhe dëshira më të mira!
Miodrag Vllahoviq
Përkthimi: Ali Sh. Mehmeti
P.S.
Dy sqarime për lexuesin
1. “Pax Americana” – paqja që zgjatë dhe imponohet nga fuqia ushtarake e ShBA-ve
2. “Black Sox” (çorapë e zezë) – është referencë për një ngjarje nga viti 1919, kur 8 lojtarë të një
ekipi të bejsbollit i quajtur “White Sox” (çorapë e bardhë) sabotoi disa ndeshje duke shkaktuar
humbje për ekipin e vet, sepse ishin të korruptuar me 70-100 mijë dollarë.
add a comment