Kulturë\Letërsi

Lutfi Coka: Kush lexon sot?!

Sot, ata që shkruajnë bukur nuk po i lexon asnjëri  ,pasi nuk lexohet fjala,por emiri i paguar i të gjallëve që kanë vdekur!.. Duke lexuar emrin e paguar letërsia e vërtetë po humbet nëpër dhomat e pluhurosura të histoisë dhe, kur vjen koha e artit nuk janë bashkë vlera dhe autori!…

Kështu përtypet dhe ripërtypet fjala e humbur e tretet në heshtje fjala e vërtetë. Ju, udhëheqes politikë, dilni zot fjalës së artë, se po e lënë Shqipërinë,”bekerishte”të perandorëve “remi”, që do helmojnë të gjallët e të vdekurit.

Nga qyteti i bardhë i mermertë, ku prehet krenaria e kombit, vjen thirrja: -hyni në rrugën e paqes së vërtetë, ndaloni pushkën e inatit dhe të grindjeve tinzare, ndaloni lekun e zi që përdoret nga karrieristët, bosët e majmur me lekun e pushtetit, se ndryshe kriminalizuat kombin, humbët territorin paqësor  të jetës,!?…

Dikur të rrethuar me kufirin e izolimit, sot po na ngujoni  nga izolimi i“Parasë”….

Ju poetë e shkrimtarë, shkruani për Shqiperinë, mos u merni me deshët dhe cjepët e politikës! Ata janë gjallë, por të vdekur, kanë pushtetin e parasë, por nuk kanë emër.!?.. Ata vdesin elektoralishtë, bashkë me forcën e konfliktit, që me maska e kanë mbjellë, vdesin moralisht se nuk kanë vepra të mira.

Bashkohuni me njerëzit e mirë të këtij vendi, që ka emër ditën e bukur të mengjezit të bardhë!

Shkruani bukur, se bukuria e të shkruarit është bukuria e shpirtit tuaj të mrekullueshëm!

Hidhni librat e paguar, që të vdesin moralisht filantropët dhe militantët e gënjeshtrës dhe të mashtrimit!…

Faluani shpirtin nënave të dashura e të vuajtura, etërve punëmirë urtësinë e paqes, dashurinë njerzore, vujtjen e ngadhnjimin, emrit të merituar, emrit të skalitur në vepra, frymëzuese, që buron nga vetëmohimi,..

Sherbesa e humanizmi është dita e betimit. Kjo është fjala e pathënë e jetës njerëzore!?….