Lëvizja\UÇK

Mehmet Bislimi: Lëvizja Popullore e Kosovës ishte AMA e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Lëvizja Popullore e Kosovës- LPK

Një gjë duhet të jetë e qartë, Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, ishte ëma e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Tani, pak rëndësi kanë qëndrimet e disa personazheve të asaj kohe, që për një qëllim apo tjetër, mundohen ta tejkalojnë, apo mohojnë këtë fakt të pamohueshëm. Rrethanat në të cilat ishte krijuar, zhvilluar dhe arritur kjo, duke u nisur nga pika zero, me gjithë pengesat e panumërta e deri këtu- padiskutueshëm është për të u përkulur para këtij organizimi kolosal. Kjo ishte një e arritur e paimagjinueshme, është fuqia e popullit dhe gjaku i derdhur për liri, që nuk lejoj të humbas Kosova përgjithmonë. Nëse këtë e mohojmë, bëjmë shkelje të rëndë etike, po aq shkelje sa të mohojmë përpjekjet shekullore të shqiptarëve, që para lidhjes së Prizrenit e deri tek ditët e sotme, për liri e bashkim kombëtarë.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës deri me sot, në arenën e kryengritjeve të shumta të shqiptarëve ndër shekuj, bëri arritjen më të madhe që njeh historia jonë, ishte njëra ndër njësitet guerile- kryengritëse dhe çlirimtare më të suksesshmet, madje edhe në nivel të artit ushtarak ndërkombëtarë!
Ndaj mendimin së, po aq shkelje etike bëjmë nëse mohojmë urtësinë dhe maturinë diplomatike të përfaqësuesve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (me gjithë dikasteret e saj), të cilët për asnjë moment nuk kanë rënë në lajthitje dhe në kundërshtim me konventat ndërkombëtare të luftës. Në një kohë kur regjimi gjakatarë Serb, kishte përgjakur të gjithë popujt tjerë të ish Republikave që ishin të lidhur dikur në ish Federatën Jugosllave.
Nga ana tjetër, regjimi gjakatar Serb, kishte shkelur me dhjetëra herë këto Konventa, duke ushtruar dhunë e masakra, deri në përmasa gjenocidi ndaj popujve tjerë jo-serb, në veçanti ndaj atij Kroat, Boshnjak dhe shqiptarë.

Përmasat e gjenocidit Serb në këtë rast ishin të realizuara me zbatimin e luftës së saj gjakatare, Serbia synonte shkatërrimin e tërësishëm, ose të pjesshëm të një komuniteti kombëtarë, kompakt etnik, racorë, fetarë apo tjetër, që në këtë rast, në veçanti kishin për qëllim t’i godisnin për shfarosje shqiptarët autokton.
Kjo goditje po vinte nga një Ushtri e Organizuar Serbe, nga një komandë urdhërdhënëse, nga një shërbim, nga një furnizim i ngarkuar me përgjegjësi, nga një urdhërdhënës i kreut shtetërorë, ushtarak dhe politik- siç ishte Shteti i organizuar gjakatarë Serb, në krye me gjakatarin fashist Millosheviq.

Lëvizja Popullore e Kosovës, duam apo jo, ishte e para që pati guximin ta ngritë zërin dhe të marrë hapa konkret për çlirimin e vendit. Ishte e para që luajti rolin e një subjekti politik të pandikuar, vigjilente dhe largpamës. Ky subjekt ishte sovran në vendimet e veta, kishte program dhe statut, kishte struktura të organizuara, kishte hierarki dhe sektor të rëndësisë së veçantë, kishte përgjegjësi dhe llogaridhënie. Ky subjekt, kishte edhe (organin e vet) gazetën e saj javore, “Zërin e Kosovës”. LPK, ishte e para që kërkoj lirinë dhe bashkimin e plotë të tokave shqiptare të pushtuara nga ish Jugosllavia dhe Serbia dhe fqinjët tjerë grabitqar, duke mos përjashtuar asnjë veprim për të filluar mobilizimin për çlirimin e vendit- që nuk përjashtonte as luftën e armatosur për çlirim e bashkim kombëtarë.

Në vitin 1992, GOR-i, me urdhër të Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm të LPRK-ës, atëbotë filloi organizimin dhe riorganizimin e radhëve të saja edhe për rrethin tonë. Pak ditë pas mbledhjes, që ishte mbajtur paraprakisht në shtëpinë time, ku morën pjesë gati të gjithë ish të dënuarit politik të Komunës së Skenderajt, si: Murat Musliu, Murat Dauti, Bislim Bajrami, Elmi Zeka, Enver Haliti, Ahmet Tahiri, Ramadan Dobra, Gani Koci, Miran Demiri, Ramë Rama, Sali Maliqi e shumë tjerë.
Mbledhja e radhës u mbajt në shtëpinë e Sami Lushtakut me 1992, ku ishin të pranishëm Ramadan Avdiu, Hashim Thaçi, Mehmet Bislimi, Elmi Zeka, Jakup Nura, Sami Lushtaku, Ilaz Kodra, Rrahim Rama dhe të tjerë që kam mundur t’i harroj. Aty u mor vendim që organizatës bazë t’i propozohet formimi i krahut politik dhe atij luftarak. Elmi Zeka prezantoi Këshillin e Rrethit tonë në Mbledhjen e Tretë të Përgjithshme të Organizatës së LPRK-ës, që është mbajtur në tetor 1991, në Ujëmir të Drenicës në shtëpinë e Ukë Shalës ku morën pjesë delegatë nga këshillat e LPRK-ës, si:  Muhamet Mehmeti, Xhavit Haziri, Bahri Fazliu, Emrush Xhemajli, Halil Selimi, Xheladin Gashi, Ramadan Avdiu, Ibish Neziri, Ahmet Haxhiu, Ali Lajçi, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Gani Syla, Ilaz Kadolli, Beajdin Allaçi e të tjerë. Në këtë mbledhje u aprovuan ndryshimet programore dhe statutare, u zgjodh Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia e LPK-ës, si dhe kryeredaktor i “Zërit të Kosovës”, Avni Dehari.

Me 28-29 korrik 1993, në Kodrën e Trimave, Prishtinë në shtëpinë e Fatmir Brajshorit, mbahet Mbledhja e IV-ët e Përgjithshme e LPK-ës, me pjesëmarrës: Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Halil Selimi, Adnan Asllani, Hashim Thaçi, Gjeladin Gashi, Mehmet Bislimi, Isa Krasniqi, Fatmir Brajshori dhe të tjerë delegatë e drejtues nga tereni. Nga delegatët e LPK-ës jashtë vendit, kanë qenë pjesëmarrës: Fazli Veliu, Emrush Xhemajli, Beqir Beqa, Sabri Kiçmari, Bilall Sherifi e të tjerë. Në mbledhje bëhen ndryshime programore e statutare.
Në Program tekstualisht aprovohet si mjet i arritjes së qëllimit lufta e armatosur për çlirimin e Kosovës (me viset shqiptare në ish-Jugosllavi). Aprovohet rezoluta sipas të cilës lufta e armatosur duhej të ishte prioritet i veprimeve të LPK-ës. Ndërsa emri i LPRK-ës u ndërrua në LPK, pra Lëvizja Popullore e Kosovës

25.07.2023
Mehmet Bislimi