Lëvizja\UÇK

Emrush Xhemajli: Vazhdimi i veprimtarisë së OMLK – së në LRSSHJ – LPK

VAZHDIMI I VEPRIMTARISE SE OMLK-SË NË LRSSHJ – LPK

KUMTERSË

NË SUMPOZIUM SHKENCOR PER 50 VJETORIN E THEMELIMIT TYËE GRUPIT REVOLUCIONAR TË KOSOVËS – OMLK-SË.

08.06.2023

Në kumtesën time përfshihet vazhdimi I punës së OMLK-së jashtë vendit pas arrestimeve të udheheqësve të OMLK-së që drejtohej nga Hasan Mala, Saime Isufi e Kadri Abdullahu e pas ikjes nga burgu nga Xhafer Shaatri.

Organizata Marksiste Leniniste ishte struktura më e konsoliduar dhe me trashigiminë më të madhe në fushën doktrinare, orgaizimit e veprimit praktik, që mori pjesëe në formimin e Formimin e LRSHJ-së (LPK-së së mëvonshme). Edhe pse LRSSHJ (LPK) u pranua gjithandej por ajo u konsiderua si front i Republikes I masave të gjëra popullore. Ndikimi I LPK-së në fillim ishte si frymë dhe vit pas viti, me OMLK-në pararojë të saj, shkoi duke u shndrruar në forcë politike e organizative.

Ndërsa, ndërkohë, u organizuan shumë grupime me emra të ndryshëm që ishin grupe militante të konceptuara si pararojë e këtij fronti të gjërë. Ato vepronin në kuadër të LRSHJ, por me një organizim plus brena saj. Pra shumica prej tyre e konsideronin si organizim i gjërë mbështetës të masave të gjëra. Në një buletin me titull “Informatat”, Nr. 2. Dhjetor 1982 e shpërndarë në Kosovë në tri faqe A-4 e shaptilografuar në një pasues thuhej: “Të gjitha forca progressive, revolucionare marksiste-leniniste tani veprojnë nën emrin e përbashkët “Lëvizja per Republikën Shqiptare në Jugoslllavi (LRSHJ)”.

Në kumtesë paraqitet vazhdimi I punës së OMLK-së:  gjatë vitit 1982 nga struktura e mbetur e saj që udhëhiqej nga Bajrush Xhemajli e Emin Krasniqi; gjatë vitit 1983/’84 nga veprimtarët Ismet Begolli, Bajram Ajeti e Mustafë Xhemajli.. etj.; gjatë viteve 1985’86 nga Xhabir Morina, Xhavit Haziri, etj…; gjatë vitit 1987 nga Sadik Halitjaha e Ahmet Hasani; gjatë vitit 1988/89 nga Fadil Vata e Afrim Zhitia; Gjatë vitit 1990/’91 nga Xhavit Haziri. Ndërsa Ali Ahmeti, pas bashkimit që u arrit brenda ku kishte shkuar me qëllim që të arrihej bashkimi, kaloi jashtë vendit, dhe së bashku me Emrush Xhemajlin udhëhoqën procesin e bashkimit të marksistë-leninistëve jashtë vendit, strukurë që pati kontinuitet deri në vitin 1991.

 

Në Konferencën e II-të të OMLK-së që u mbajt në Prapashticë të Prishtinës në shkurt të vitit 1991 u mor vendim që OMLK të pushojë veprimtarinë dhe të ridefinohet LPRK, përkatëisht të pushojë roli paraprojë i OMLK-së dhe LPK të shndërrohet në organizatë çlirimtare ku individualisht mund të mrrte pjese çdo qytetarë që dëshiron të luftojë për çlirimin e vendit pavarësisht krahine e feje a ideje.  Vendim me rëndësi e këaj Konference ishte Mbajtja e Mbledhjes së Tretë të Pergjithshme të LPRK-së (e cila u realizua më 3-4 tetor 1991.

Nsë kumtesë përshkruet mënyra se si OMLK e drejtoi LPK-në deri në vitin 1991. OMLK nuk e ka udhëhequr LPK-në me diktat por natyrshëm, me kuadrin e sajë që ka qenë në organet drejtuese dhe strukturën e LPK-së. Propozimet për vendime asnjëherë në organet e LPK-së nuk janë bërë në emër të OMLK-së, por ato, pasi janë disktuar në OMLK, në mbledhje të LPK-së militantët e saj I kanë propozuar ato si propozime nga pozita e anëtarit në oranin a strukturën përkatëse të LPK-së. Nëse vendimi ka kaluar është zbatur, nëse nuk ka kaluar, është aprovuar një propiozim tjetër nga anëtarë të strukturës që nuk ka qenë në OMLK por vetëm në LPK.

Para se të mbahet secila Mbledhje e Peërgjithshme (Kuvend) I LPK-së deri në Mbledhjen e III-të, në fillim janë mbajtur mbledhjet e Pergjithshme të OMLK-së. Për mbledhjen e Parë të pergjithshme është mbajtur mbldhja e Degës jashtë vnedit dërsa për Mbledhjen e II-të dhe të III-të janë mbjar Konfernca e Parë e OMLK-së në Divjakë të Drejnasit ndërsa për përgagtitjen e Mbvledhjes së III-të të Pergjithshme është mbajtur Konferenca e II-të e OMLK-së në Prapashticë të Prishtinës.

OMLK gjatë gjithë viteve ’80-ta dhe më 1990 ishte pjesa më active e LPK-së në Kosovë në demonstra, në grumbullimin e armatieve për luftën e armatosur, në aksionet diversive kundër pushtuesve, në tubimet e organizuara të rëndësishme në Kosovë dhe jashtë vednit.

Paraqitja dhe ekzistenca e OMLK-së në skenën politike në Kosovës lidhet me kushtet dhe rrethanat e veprimit politik e ideologjik të gjysmës së dytë të shekullit 20 jo vetëm në Kosvoë, Shqipëri e rajon por edhe më gjërë, në gjithë botën.  Ajo ka luajtur rol të madh pozitiv për përgatitjen e luftës clirimtare të popullit shqitpar të robëruar.

Emrat aqë u përmendën në këtë kumtesë janë të njohur për publikun sikurse dhe veprimaria e tyre atdhetare e dëshmuar.

Shumë udhëheqës politik e drejtues organizativ të OMLK-së, që njëherish ishin dhe drejtues të LPK-së në vitet 80-ta u ndeshën në beteja të pabarabarta me pushtuesin dhe ranë heroikisht duke mbetur bersinik të betimit të dhënë për clirimin e Kosovës.

Historiografia shqiptare duhet t’u referohet fakteve në kohën dhe rredhanat e dhëna që të jetë objective në rolin e rendesishdem që ka luajtur OMLK për clirimin e vnedit nga okupatorët serbo – jugosllav.