Një nismë e mbarë dhe e domosdoshme për mbrojtjen e fëmijëve dhe të shëndetit të tyre mendor e shpirtëror… Edhe këtu, te ne, fëmijët janë të rrezikuar nga interneti dhe rrjetet sociale. Shumë nga prindërit, sidomos nënat, për t’i “qetësuar” fëmijët dhe për t’u liruar prej tyre ua japin atyre telefonat e dorës ose ua hapin kompjutrin!! Kështu fëmija, jo vetëm se harrohet në botën virtuale, por harrohet edhe nga e ëma!! Prandaj, e drejta për të hapur llogari në mediet sociale duhet të rregullohet me ligj dhe t’u ndalohet të miturve edhe te ne, në shoqërinë shqiptare… (GL)
UASHINGTON, 7 maj /ATSH-ANSA/ – Demokratët amerikanë dhe republikanët bien dakord për efektet negative të mediave sociale tek të miturit.
Ata kanë paraqitur një projekt-ligj dypartiak në Senatin amerikan, “Akti i mbrojtjes së fëmijëve në mediat sociale”.
Masa do të përcaktojë që fëmijët nën 13 vjeç janë të ndaluar nga rrjetet sociale dhe ata midis 13 dhe 17 vjeç kanë nevojë për pëlqimin e prindërve për të krijuar një llogari.
Sipas ligjvënësve që propozuan ligjin, media sociale është përgjegjëse për përkeqësimin e krizës së shëndetit mendor në vend dhe gjithashtu ka kontribuar në rritjen e sjelljeve vetëvrasëse tek fëmijët dhe të rinjtë.
Masa vjen pasi Kongresi po kërkon të bëjë platformat e mediave sociale më të sigurta për fëmijët. Ndër hipoteza është edhe ndalimi i TikTok.
Në fakt, sipas Ligjit për Mbrojtjen e Privatësisë në internet të Fëmijëve, i njohur si Coppa, kompanitë e mediave sociale tashmë i ndalojnë fëmijët nën moshën 13 vjeç të përdorin platformat e tyre, por ligji shpesh anashkalohet. /os/