6 maj 1405-6 maj 2023
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte burrështetas, prijës, gjeneral, luftëtar, diplomat…
Por, mbi të gjitha, Skënderbeu ishte një-IDE…
Ishte një frymë, një filozofi e pashmangshme, e pakundërshtueshme, e parefuzueshme dhe e pacenueshme…
Themeli i Idesë Skënderbegiane eshte-virtyti i lirisë, në përmbajtjen qenësore e të natyrshme të saj…
Skënderbeu, virtytin e lirisë e ngrente mbi kompleksin e shpirtngushtësisë gjeografike…
Skënderbeu donte një komb shqiptar, me palëkundshmëri identitare-kulturore dhe të aftë të trashëgonte ritin e tij të vetëdijes politike, deri ne dimension të vetëpërfaqësimit sociohistorik, përtej kufijve administrativë…
Dhe ia arriti…
Gjergj Kastrioti është dhurata më e bukur dhe më domethënëse hyjnore, e zbritur që njerëzimit t’ia shpërfaqë urtësisht si vlerë të pakapërcyeshme idenë humane të virtyteve të lirisë, drejtësisë, qytetarise e demokracisë…
add a comment