Lëvizja\UÇK

Fjala e Ramadan Avdiut në Akademinë e Shkupit për 30 – vjetorin e Mbledhjes Konsultative të LPK – së në Kollare

Ndryshimet e mëdha gjeopolitike të cilat u krijuan me shthurjen

Në fillim të vitit 1993, në Tetovë u organizuan dy takime konsultative ku morën pjesë dhjetra Partiv Politik shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Pas shumë debateve rreth situates së krujuar,  nuk kishte ndonjë vendim përveq atij që të organizohet  një mbledhje e cila u quajt « Mbledhja Parakuvendore » në Tiranë, në të cilën merrnin pjesë thuajse të gjitha partitë politike shqiptare të krijuara në dekadën e fundit të hekullit të kaluar. Nuk morën pjesë në këtë forum PDSH e Sali Berishës, LDK e Ibrahim Rugovës dhe PPD e Nevzat Halitit.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe një delegacion i LPK nga Kosova (Ramadan Avdiu, Xhavit Haziri, , Halil Selimi, Guximtar Labënishti, nga Dega Jashtë vendit Bardhyl Mahmuti, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Muhamet Kelmendi, Bilall Sherifi, Gafurr Elshani).

Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje e cila mendohej se do ti paraprijë një Kuvendi Gjithkombëtarë, anëtarët e Kryesisë së LPK-së dhe ata të kryesisë së Degës së LPK jashtë vendit mbajtën disa takime konsultative në të cilat u trajtua situata politike në Kosovë dhe viset tjera shqiptare, gjendja organizative e radhëve të organizuara të LPK-së dhe domosdoshmëria e ngritjes së nivelit të organizimit  dhe fillimit të aplikimit të një rezistence më të vendosur dhe mtë veprimit kundër pushtuesve për ♪

Gjatë këtyre ditëve u vendos që të mbahet një Mbledhje konsultative e  LPK-së. U fiksua data 24 mars për mbajtjen e kësaj mbledhjeje, kurse u vendos që ajo të mbahet në fshatin Kollar të Kërçovës.

Mbledhja u mbajt më 24 mars 1993 në vendin e caktuar. (Kollare të Kërçovës). Në këtë mbledhje merrnin pjesë :

Ramadan Avdiu,  Xhavit Haziri, Azem Syla, Hashim Thaçi, Guximtar Labënishti, Bilall Sherifi, Halil Selimi, Ahmet Haxhiu, Ibish Neziri, Hidajete Krasniqi, , Bardhyl Mahmuti, Ali Ahmeti, Gafurr Elshani, Ilaz Kadolli, Behajdin Hallaqi, Adnan Asllani, dy veta nga Kumanova (Olusi dhe Bajrami) Binak Berisha dhe Dervish Çadraku Gani Fetaj, Milaim Elshani, Hysen Gega..

Theks i veqantë në këtë mbledhje rreth çështjeve organizative ka qenë margjinalizimi i anëtarëve të dekonspiruar sepse po pregatiteshim të hyjmë në një projekt shumë serioz dhe të rrezikshëm për integritetin trupor të anëtarëve. Ata që deri diku  ishin ekspozuar si veprimtarë të LPK u kërkua që të tërhiqen dhe të vinë në shprehje njerëz të pa dekonspiruar dhe të punojnë drejtë ruajtjes dhe frcimit të konspiracionit në Lëvizjen klandestine në Kosovë.

Pas diskutimeve të shumta u vendos që të zgjedhet grupi i cili u quajt grupi për organizim dhe riorganizim i cili kishte për detyrë të riorganizojë radhët e LPK-së dhe të organizojë Mbledhjen e IV të Përgjithshme të LPK-së.

Këtë grup e përbënin pesë veta Ramadan Avdiu (kryetar), Hashim Thaçi, Billall Sherifi, Adnan Asllani dhe Olusi Beqiri.

Ky i fundit Olusi vinte nga Kumanova ka qenë shumë pak aktiv apo më mirë të thuhet nuk ka qenë fare aktiv në kuadër të GOR-it.

Bilall Sherifi ishte përfaqsues nga dega e LPK jashtë vendit i cili qëndroi ilegalisht në Kosovë deri pas përfundimit të Mbledhjes së Katërt të Përgjithshme, pra, deri në fillim të gushtit 1993.

Menjëherë pas mbledhjes konsultative në Kërçovë,  GOR-i hartoi platformën e punës, nxorri projekt programin dhe projektstatutin e LPK-së në diksutim publik të radhëve të organizuara. Organizoi mbledhjet e rregullta të përgjithshme të të gjithë Këshillave të rretheve në Kosovë dhe viset tjera shqiptare.

Pas konstatitmit të gjendjes organizative në terren dhe pas mbajtjes së mbledhjeve të përgjithshme në të gjitha Këshillat e Rretheve në të cilat u zgjodhën delegatët për Mbledhjen e Katërt të Përgjithshme u caktua data e mbajtjes së MKP.

Në realizimin e këtyre detyrave GOR-in e kanë ndihmuar edhe anëtarët e Kryesisë së LPK Xhavit Haziri dhe Halil Selimi.

Mbledhja e Katërt e Përgjithshme e LPK-së i filloi punimet më 26 korrik 1993 në Prishtinë. Ajo zgjati deri më 28 korrik 1993.

Në këtë mbledhje gjërësisht u debatua rreth situatës së krijuar në Kosovë dhe domosdoshmërisë së forcimit të organizimit ushtarak.

Pas shumë diskutimesh pos të tjerash u vendos që njësitet guerile të krijuara deri në këtë kohë të forcoheshin dhe të mirren masat për pregatitjen e kryengritjes së armatosur me luftë çlirimatre për çlirimin e Vendit, u aprovua programi dhe statuti organizatës iu ndërrua emri nga LPRK në LPK.

Në mbledhje u zgjodhën organet e LPK Këshilli Drejtues dhe Kryesia. (Xhavit Haziri, Bajrush Xhemaili, Ali Ahmeti, Shaban Shala, Emin Krasniqi, Adnan Asllani Halil Selimi) Rreth organizimit ushatarak u vendos që barrën kryesore ta bartin Xhavit Haziri, Hashim Tahçi dhe Azem Syla.

Gajtë mabjtjes së mbledhjes kuptuam se ishin arrestuar pesë anëtarë të LKÇK-së. Raif Çela, Sali Mustafa, Salih Salihu, Ramize Abdullahu dhe Skënder Hajdari.

E dinim se ky arrestim do të na i komplikonte gjërat, për faktin se ndonëse nuk kishin të bënën asgjë me organizimin e LPK-së e sidomos për MKP-së ata dinin mjaft gjëra për veprimtarët e LPK e dinin se janë të organizuar në LPK sepse lidhjet em Raif Çelën dhe Sali Mustafën deri sa nuk vendosën të formojnë LKÇK i kishte mbajtur vetë Ramadan Avdiu.

Pas përfundimit të MKP, duke qenë të vetëdijshëm se me arrestimin e lartëpërmendur mund të rrezikoheshim fillimisht  i morrëm masat që të largojmë përfaqsuesit e degës së LPK-së jashtë vendit (Fazli Veliun, Emrush Xhemailin, Sabri Kiçmarin Beçir Beçën dhe Bilall Sherifin) të cilët ishin futur ilegalisht në Kosovë, pastaj morëm masat për shtimin e kujdesit të një numri anëtarësh sepse pas arrestimeve të lartëpërmendura mund të pasnonin arrestime të tjera.

Përkundër vështirësive të paraqitura menjëherë iu mveshëm punës për konstituimin e organeve të zgjedhura në Mbledhje, dhe për realizimin e detyrave të caktuara nga MKP.

Më 02. 08. 1993 do të pasojë një goditje nga policia serbe me çrast u arrestuan disa veprimtarë si ; Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu, Raxhep Avdiu në Prishtinë, Hajredin Hyseni, Ismet Mahmuti e Faik Ajeti në Besianë, Ilaz Kadolli, Behajdin Hallaqi Hysen Gega në Prizren përkatësisht Therandë, Islam Mulaku në Vushtrri, Pastaj u arrestuan Bajrush Xhemaili në Ferizaj Shemsi Veseli në Prishtinë, Binak Berisha në Rahovec etj.

Në këtë fushatë arrestimesh  u kërkuan edhe shumë veprimatrë për tu arrestaur por iu shmangën arrestimit si Hashim Thaçi, Azem Syla, Ramadan Avdiu, Halil Selimi, Kadri Veseli, Ramiz Lladrovci Hydajete Krasniqi, Ibish Neziri, Adrian Krasniqi, etj.

Shumica e këtyre veprimtarëve kaluan në klandestinitet dhe pas një kohe në Shqipëri prej nga U ngarkuan që të kthehen në Kosovë Hashim Thaçi dhe Adnan Asllani për të vazhduar ngritjen she strukturimin e organizimit. Pas një kohe Adnan Asllani u largua jashtë vendit kurse Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Azem Syla qëndruan në Kosovë për të ngritur strukturën e organiuzimit të fshehetë dhe u përqëndruan kryesisht në forcimin e njësitueve ushtarake për të shkaur drejt ndërlidhjes së tyre dhe  themelimit të UÇK-së.

Konkluzat e Mbledhjes Konsultative të mbajtur në prill 1993 në Kërçovë

TË FORCOHEN AKSIONET ÇLIRIMTARE POPULLORE NË KOSOVË

Kombi shqiptar aktualisht gjendet në fazën më të rëndë të historisë së tij. Përveq që ra nën një okupim më të rëndë ai u nda midis shteteve të Ballkanit të dala nga ish-jugosllavia.Këtë pushtim të ri e sanksionuan edhe organizmat ndërkombëtarë. Çka është më e keqja,partitë politike në vend që të marrin qëndrim të drejtë dhe të ndryshojnë mënyrën e veprimit të tyre, të vetëdijshëm, apo pa i menduar pasojat, u pajtuan me «zgjedhjet » e përcaktuara nga të huajtë dhe si forma të veprimtarisë edhe më tuje i kanë përcaktuar format pacifiste; ato forma që quan te pushtimi edhe më i egër. Nga ana tjetër kemi një lëvizje dhe paknaqësi të madhe të masave me gjendjen e krijuar, e cila me siguri do të intensifikohet në të ardhmen për të arritur në mënyrë të pashmangshme deri te përleshja e armatosur me armikun. Nga kjo situatë e krijuar dalin detyra konkrete para organizatës. Mbi këtë bazë nga Mbledhja Konsultative dalin këto vendime e rezoluta.

I

Të pregatiten dhe të zhvillohen veprimtari për të çliruar vendin tonë të pushtuar, duke filluar nga aksionet popullore; demonstrata, greva, protesta, aksione konkrete në përputhshmëri me format qytetare të rezistencës të shtrira në të gjithë hapsirën shqiptare e deri tek veprimet e armatosura për asgjësimin e forcës së gjallë të armikut. Ato duhet të jenë të organizuara, të kohës dhe të kryhen me disiplinë të rreptë.

II

Kur dihet se LPRK-ja në Kosovë dhe jashtë vendit ruan në vete përvojën e aksioneve kombëtare kundër pushtuesve dhe se anëtarët e saj janë të gatshëm që të punojnë e luftojnë deri në çlirimin e vendit del si detyrë forcimi organizativ i LPRK-së. kjo nuk duhet parë ngusht, vetëm si çështje të një subjekti politik por duhet kuptuar si detyrë që qon drejt forcimit të rezistencës aktive gjithëpopullore dhe krijimit të frontit çlirimtar. Kjo shtron si detyrë para çdo anëtari të veprojë me përpikëmëri sipas Programit, statutit dhe vendimeve të organizatës. Të rritet disciplina gatishmëria, vigjilenca dhe fryma e veprimit konkret, në mënyrë që kështu të kontribuojmë së bashku në këtë çështje të madhe kombëtare

III

Mbi bazën juridike të vendimit të organizatës shumë veprimtarë të LPRK-së vepruan në subjektet tjera legale. Këta anëtarë, për një kohë e luajtën rolin e vet në këto subjekte. Tash e mbrapa vetëm aktiviteti përmes organizimit legal nuk mjafton për realizimin e pikësynimeve kombëtare.

IV
Të forcohet propaganda në Kosovë. Të shpërndahet «Zëri i Kosovës». Aty ku nuk mbërinë të shumëzohen dhe të shpërndahen artikujt më sqarues të «Zëri I Kosvës». Të përkatitet një Buletin si organ informativ  politik, ndërkaq me anëtarët të komunikohet edhe komunikata qarkore etj.

Njëherit kërkohet kudo që gjendet anëtari i LPRK-së pa e identifikuar vetën të propagandojë vijën politike të Organizatës.

V

Bashkëpunimi i LPRK me subjekte politike e shtetërore në Kosovë do të jetë e mundur vetëm në veprime konkrete kundër pushtuesve. Duke u nisur nga fakti që partitë legale në Ksovë ndjekin një politikë kapituluese del qartë se barra e veprimtarisë çlirimtare do t’u bjëre LPRK-së dhe subjekteve që janë ë vendosur ta vazhdojnë luftën deri në fitoren përfundimtare.

VI:

Duke pasur parasyshë se në Parlamentin dh Qeverinë Maqedonase, në qeveritë lokale malazeze e serbe të Kosovës Lindore hyjnë dhe po punojnë me zell disa subjekte politike shqiptare, me këtë rast shkelin mbi përcaktimet politike kombëtare, e madje edhe mbi referendumet popullore për autonomi politike territoriale dhe me të drejtë të bashkimit me Republikën e Kosovës, nga janë ndarë me dhuë.

Meqenëse këto subjekte shqiptare mga këto vise të Kosovës e kanë pranuar pushtetin serbo-malazez përkatësisht maqedon. LPRK-ja shkëput kontaktet me udhëheqjet e këtyre subjekteve dhe thërret degët e nëndeget si dhe të gjithë anëtarët e këtyre subjekteve të iu bëjnë presion udhëheqjeve të këtyre partive politike të përfaqsuara në parlament dhe në qeveri që t’u përmbahen programeve të tyre dhe të zbatojnë vullntin politik të popullit.

    VII

Duke pasur parasysh që herë pas herë ka pasur tendenca që të përqëndrohet vëmendja e kombit tonë në probleme të brendshme dhe sidomos që të konfrontohen pjesët e ndara të kombit në relacion me shtetin dhe trojet jashtë tij LPRK-ja do t’i kushtojë vëmendje që aktiviteti, lufta dhe puna jonë të orientohet në frontin kundër pushtuesve serbo-maqedono-malazez. Qëndrimi i LPRK-së ndaj shtetit amë nuk varet nga forca politike që është në pushtet. Asaj i intereson një Shqipëri e pavarur dhe përkrahja sa më e madhe për çlirimin e Kosovës.

VIII

Çështja kombëtare do të gjejë përkrahje në faktorin e jashtëm vetëm atëherë kur faktori i brendshëm është i organizuar dhe i vendosur për ta çuar çështjen përpara duke aplikuar të gjitha mjetet e luftës çlirimtare.Kjo mungesë në kuadër të kombit tonë bëri që organizmat ndërkombëtarë qoftë për shkak të interesave të tyre ekonomike qoftë për shkak të raportit të forcave, të aprovojnë qëndrimin mbi aneksimin e viseve tona shteteve të ballkanit.Përkundër asaj që republikat u ndanë në shtete të pavarura, përkundër asaj që lufta për mbizotrim filloi përkundër asaj që dhuna ndaj shqiptarëve vazhdon me përmase edhe më të mëdha, çështja shqiptare mbeti pa zënë vend me rëndësi në konferencat ndërkombëtare. As BEE, as NATO, as KSBE, as OKB, as ndonjë organizëm tjetër nuk do ta zgjedhi çështjen tonë, nëse kombi nuk bëhet zot i fatit të vet.

Këta organizma veprojnë sipas pikësynimeve të tyre dhe të mbështetura në to i përcaktojnë zgjidhjet.

Lista e pjesëmarrësve në Mbledhjen Konsultative të LPRK-së në Kollare më 24 prill 1993

Kryesia e LPRK-së:

  1. Xhavit Haziri
  2. Ramadan Avdiu
  3. Halil Selimi
  4. Hidajete Krasniqi
  5. Guximtar Labënishti

Delegatë nga Dega jashtë vendit:

  1. Adem Grabovci
  2. Ali Ahmeti
  3. Bilall Sherifi
  4. Gafurr Elshani
  5. Musa Demiri

Delegatë nga Këshillat e Rretheve:

  1. Adnan Asllani
  2. Ahmet Haxhiu
  3. Azem Syla
  4. Beajdin Hallaqi
  5. Behxhet Luzha
  6. Beqir Limani
  7. Dervish Çadraku
  8. Fadil Bajrami
  9. Fatmir Brajshori
  10. Gani Fetaj
  11. Hashim Thaçi
  12. Hulusi Beqiri
  13. Hysen Gega
  14. Ibish Neziri
  15. Ilaz Kadolli
  16. Milaim Elshani
  17. Mustafë Krasniqi
  18. Ramadan Pllana
  19. Ruzhdi Veliu
  20. Sahit Berisha
  21. Sali Lajqi
  22. Xheladin Gashi

Mbledhjen e kanë drejtuar Xhavit Haziri dhe Ali Ahmeti

Mbledhja ka aprovuar konkluzionet dhe ka zgjedhur Grupin e Organizimit dhe Riorganizimit (GOR). Grupi i Organizimit dhe Riorganizimit ka pasur për detyrë të organizojnë mbajtjen e Mbledhjes së IV-të të Përgjithëshme të LPRK-së dhe të bëjë riorganizimin e radhëve. Përbërja e GOR-it:

  1. Ramadan Avdiu
  2. Adnan Asllani
  3. Bilall Sherifi
  4. Hashim Thaçi
  5. Hulusi Beqiri

Mbledhja ka zgjedhur edhe Komisionin për Program dhe Statut në këtë përbërje:

  1. Halil Selimi
  2. Ibish Neziri
  3. Muhamet Kelmendi

Konkluzionet e Mbledhjes Konsultative të LPRK-së, të mbajtur në muajin prill të vitit 1993 në Kërçovë

TË FORCOHEN AKSIONET ÇLIRIMTARE POPULLORE NË KOSOVË

Kombi shqiptar aktualisht gjendet në fazën më të rëndë të historisë së tij. Përveç që ra nën një okupim më të rëndë, ai u nda midis shteteve të Ballkanit të dala nga ish-Jugosllavia. Këtë pushtim të ri e sanksionuan edhe organizmat ndërkombëtarë. Çka është më e keqja, partitë politike, në vend që të marrin qëndrim të drejtë dhe të ndryshojnë mënyrën e veprimit të tyre, të vetëdijshëm, apo pa i menduar pasojat, u pajtuan me “zgjidhjet” e përcaktuara nga të huajt dhe si forma të veprimtarisë edhe më tutje i kanë përcaktuar format pacifiste; ato forma që çuan te pushtimi edhe më i egër. Nga ana tjetër, kemi një lëvizje dhe pakënaqësi të madhe të masave me gjendjen e krijuar, e cila me siguri do të intensifikohet në të ardhmen për të arritur në mënyrë të pashmangshme deri te përleshja e armatosur me armikun. Nga kjo situatë e krijuar dalin detyra konkrete para organizatës. Mbi këtë bazë, nga Mbledhja Konsultative dalin këto vendime e rezoluta.

I

Të përgatiten dhe të zhvillohen veprimtari për të çliruar vendin tonë të pushtuar, duke filluar me aksione popullore, demonstrata, greva, protesta, aksione konkrete në përputhshmëri me format qytetare të rezistencës të shtrira në të gjithë hapësirën shqiptare. Ato duhet të jenë të organizuara, të kohës dhe të kryhen me disiplinë të rreptë.

II

Kur dihet se LPRK-ja në Kosovë dhe jashtë vendit, ruan në vete përvojën e aksioneve kombëtare kundër pushtuesve dhe se anëtarët e saj janë të gatshëm që të punojnë e luftojnë deri në çlirimin e vendit, del si detyrë forcimi organizativ i LPRK-së. Kjo nuk duhet parë ngushtë, vetëm si çështje të një subjekti politik por duhet kuptuar si detyrë që çon drejt forcimit të rezistencës aktive gjithë-popullore dhe krijimit të frontit çlirimtar. Kjo shtron si detyrë para çdo anëtari të veprojë me përpikëri sipas Programit, Statutit dhe vendimeve të organizatës. Të rritet disiplina, gatishmëria, vigjilenca dhe fryma e veprimit konkret, në mënyrë që kështu të kontribuojmë së bashku në këtë çështje të madhe kombëtare.

III

Mbi bazën juridike të vendimit të organizatës, shumë veprimtarë të LPRK-së vepruan në subjektet tjera legale. Këta anëtarë, për një kohë e luajtën rolin e vet në këto subjekte. Tash e mbrapa, vetëm aktiviteti përmes organizimit legal nuk mjafton për realizimin e pikësynimeve kombëtare.

IV

Të forcohet propaganda në Kosovë. Të shpërndahet «Zëri i Kosovës». Aty ku nuk mbërrinë të shumëzohen dhe të shpërndahen artikujt më sqarues të «Zëri i Kosovës». Të përgatitet një Buletin si organ informativ politik, ndërkaq me anëtarët të komunikohet edhe komunikata qarkore etj.

Njëherit kërkohet kudo që gjendet anëtari i LPRK-së, pa e identifikuar veten, të propagandojë vijën politike të Organizatës.

V

Bashkëpunimi i LPRK-së me subjekte politike e shtetërore në Kosovë do të jetë i mundur vetëm në veprime konkrete kundër pushtuesve. Duke u nisur nga fakti që partitë legale në Ksovë ndjekin një politikë kapitulluese, del qartë se barra e veprimtarisë çlirimtare do ti bjerë LPRK-së dhe subjekteve që janë të vendosura ta vazhdojnë luftën deri në fitoren përfundimtare.

VI

Duke pasur parasysh se në Parlamentin dhe Qeverinë Maqedonase, në qeveritë lokale malazeze e serbe të Kosovës Lindore hynë dhe po punojnë me zell disa subjekte politike shqiptare, me këtë rast shkelin mbi përcaktimet politike kombëtare, e madje edhe mbi referendumet popullore për autonomi politike territoriale, me të drejtë të bashkimit me Republikën e Kosovës, nga janë ndarë me dhunë.

Meqenëse këto subjekte shqiptare, nga këto vise të Kosovës, e kanë pranuar pushtetin serbo-malazez përkatësisht maqedonas, LPRK-ja shkëput kontaktet me udhëheqjet e këtyre subjekteve dhe thërret degët e nëndegët si dhe të gjithë anëtarët e këtyre subjekteve, të iu bëjnë presion udhëheqjeve të këtyre partive politike të përfaqësuara në parlament dhe në qeveri, që t’u përmbahen programeve të tyre dhe të zbatojnë vullnetin politik të popullit.

VII

Duke pasur parasysh që herë pas herë ka pasur tendenca që të përqendrohet vëmendja e kombit tonë në probleme të brendshme dhe sidomos që të konfrontohen pjesët e ndara të kombit në relacion me shtetin dhe trojet jashtë tij, LPRK-ja do t’i kushtojë vëmendje që aktiviteti, lufta dhe puna jonë të orientohet në frontin kundër pushtuesve serbo-maqedono-malazez. Qëndrimi i LPRK-së ndaj shtetit amë nuk varet nga forca politike që është në pushtet. Asaj i intereson një Shqipëri e pavarur dhe përkrahja sa më e madhe për çlirimin e Kosovës.

VIII

Çështja kombëtare do të gjejë përkrahje në faktorin e jashtëm vetëm atëherë kur faktori i brendshëm është i organizuar dhe i vendosur për ta çuar çështjen përpara, duke aplikuar të gjitha mjetet e luftës çlirimtare. Kjo mungesë në kuadër të kombit tonë, bëri që organizmat ndërkombëtarë, qoftë për shkak të interesave të tyre ekonomike qoftë për shkak të raportit të forcave, të aprovojnë qëndrimin mbi aneksimin e viseve tona shteteve të Ballkanit. Përkundër asaj që republikat u ndanë në shtete të pavarura, përkundër asaj që lufta për mbizotërim filloi përkundër asaj që dhuna ndaj shqiptarëve vazhdon me përmasa edhe më të mëdha, çështja shqiptare mbeti pa zënë vend me rëndësi në konferencat ndërkombëtare. As BEE, as NATO, as KSBE, as OKB, as ndonjë organizëm tjetër nuk do ta zgjedhë çështjen tonë, nëse kombi nuk bëhet zot i fatit të vet.

Këta organizma veprojnë sipas pikësynimeve të tyre dhe të mbështetura në to i përcaktojnë zgjidhjet.

Kollare-Kërçovë, 24 prill 1993

Mbledhja Konsultative e Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës