Toka u mbush me vrasës
Rruget me tym e helëm
Shtëpitë na i mbulloi heshtja
Gishtrinjët tuaj të mallkuar
Ata gishtrinjë që derdhen gjakun
Ata gishtrinje që preken plagët
Ata gishtërinjë që hodhën futen
Ata gishtërinjë na vranë fëmijët
Dora e mallkuar
Na kalli mallin për bijtë
Dora e shitur tradhëtisht
Na varfëroi lirinë
Ata gishtërinjë hapën varre
Na bënë me vaj për mote
Ju pa ndërgjegje
Ju vraft mallkimi i nënave!
Ju gishtërinjë të shitur
Ju marrët mallkimi
I kësaj Toke
Ju shoft zjerri në votër.
Na varfëruat sofrën e fëmijëve
Ju vraft malli i bijeve tanë
Vaj qendrese jemi lindur
Deputet e vdekjeve tona
Tradhetisht na pret në besë
Deputetet e tradhëtisë
Qe vrasin popullin e vetë
Shikoni gishtërinjët tuaj
Ata rrjedhin gjaku të popullit
Gishtërinjët tuaj të ngritur
Thërrasin vdekjet tona
Ju drejtuat gishtërinjët-plumba
Në qëndresën e popullit
Sa nxen dielli e hëna
Na shtyet në kërkim lirie
Nga thellësi e kësaj toke