Komenti

Xh. Gjini: Për takimin në Ohrin tonë

PËR TAKIMIN NË OHRIN TONË
SOT, Kryeministri i Republikës Shqiptare të Kosovës ka mandatin dhe përgjegjësinë historike të paraqitet, të flas e të sillet si Kryeministër i një shteti të pavarur e sovran (plotësisht i pavarur nga Serbia)…
SOT, Kryeministri i Republikës së Kosovës ka detyrim politik, kombëtar dhe kushtetues – shtetëror t’ua bëjë plotësisht të qartë Fuqive të Mëdha (miqve dhe jo miqve!) se Kosova shqiptare (në kufijtë e imponuar me dhunë e terror) është e lirë dhe e pavarur nga Serbia shoviniste – pushtuese…
SOT, Kryeministri i Kosovës shqiptare duhet t’i tregojë Serbisë shoviniste dhe aleatëve të saj se Kosova është shqiptare dhe pjesë e pandashme e Shqipërisë (si çdo pëllëmbë e tokës shqiptare në Iliri)…
SOT, Kryeministri i Kosovës shqiptare ka detyrim kombëtar, politik e kushtetues-shtetëror t’i tregojë botës mbarë se Kosova shqiptare nuk do t’i nënshtrohet kurrë diktatit të Serbisë dhe hegjemonizmit të saj fashist…
SOT, Kryeministri i Kosovës shqiptare ka detyrim moral, politik, kombëtar e shtetëror t’i tregojë botës dhe Serbisë se nuk do të lejohet krijimi i asnjëlloj “zajednice” në Kosovën shqiptare…
SOT dhe çdo ditë tjetër, Kryeministri i Kosovës shqiptare dhe të gjitha forcat politike e kombëtare shqiptare duhet t’i tregojnë botës se kërkesat dhe “ultimatumet” për krijimin e bashkësisë së komunave serbe janë kërkesa, kushte dhe ultimatume të Serbisë shoviniste…
SOT, Kryeministri i Kosovës dhe gjithë shoqëria shqiptare duhet t’ia thonë botës se “zajednica” nuk është kërkesë e pakicës serbe, e cila në Kosovë gëzon super të drejta, por është kërkesë dhe projekt shovinist i Serbisë, e cila po angazhohet të ruaj praninë e saj në Kosovë për qëllime armiqësore dhe destabilizuese…
SOT, Kryeministri ka rastin e mirë dhe ka detyrim kombëtar t’ia thotë botës (miqve dhe armiqve) se liria e Kosovës dhe shkëputja e saj nga Serbia nuk ishte dhuratë nga zoti dhe as nga fuqitë e mëdha në tokë, por rezultat i përpjekjeve, luftës dhe sakrificave shekullore të kombit shqiptar, bijëve dhe bijave më të mira të tij, rezultat i Luftës Çlirimtare të UÇK-së…
SOT, Kryeministri i Kosovës, nëse nuk i ka mbetur asnjë derë(!), mund të bëjë “kompromis” për “zajednicën” vetëm nëse i njëjti model (pikë për pikë) aplikohet për Kosovën Lindore dhe popullin e saj shqiptar… Ky “kompromis i dhimbshëm” mund të bëhet vetëm për interesat e popullit shqiptar në Kosovën Lindore dhe për asnjë çmim tjetër…
SOT, Kryeministri i Kosovës shqiptare ka detyrim t’i tregojë dhe argumentojë botës se pa pavarësimin (shkëputjen) e plotë të Kosovës nga Serbia nuk mund të ketë stabilitet, paqe dhe siguri në rajon dhe nuk mund të ketë Serbi demokratike-evropiane…
SOT dhe gjithmonë, Kryeministri i Kosovës shqiptare dhe çdo institucion, segment e qelizë e shtetit të Kosovës, duhet t’i tregojnë botës mbarë se nuk bëjnë asnjë marrëveshje për Kosovēn e Shqipërisë pa mirëkuptimin, përkrahjen dhe miratimin e shtetit tonë, Republikës së Shqipërisë…
SOT, Kryeministri i Kosovës shqiptare duhet të dëshmojë dhe manifestojë pjekuri politike e kombëtare, vendosmëri dhe krenari shqiptare… Vetëm kështu fitohet simpatia dhe mbështetja ndërkombëtare.