Shqipëria/Aktualitet

Shqiptarja e asimiluar – Amina nga Tregu i Ri – shembull i atdhedashurisë për rininë shqiptare

Ƭë jesh shqiptar ose shqiptare është krenaria më e madhe; gjaku shqiptar është gjaku më i pastër në botë, gjaku që edhe mua të asimiluarës më tërhoqi, gjaku shqiptar është gjak trimash, është gjak heroik!

Historia nisi që në vizitën e saj të parë në Mitrovicë, aty ku për herë të parë ajo dëgjoi nga babai i saj se shqiptarët nuk janë aq të kȅqinj siç paraqiten nga të tjerët në Serbi.

Përjetimet në Mitrovicë bënë që vajza të fillojë të interesohet më shumë për Kosovën dhe shqiptarët, duke nisur që me historinë e Adem Jasharit , për të cilin në shkollë kishte mësuar një histori krejtësisht tjetër, e për të përfunduar deri te kuptimi i të vërtetës se ajo është një shqiptare.

Për të kuptuar më shumë rreth kësaj historie, lexoni rrëfimin e plotë të Aminas:

NGA E “HUAJ” NË PATRIOTEN MË TË MADHE SHQIPTARE

E pata at fat në jetë që Zoti më dha prindët më të mirë, të cilët më mundësuan udhëtime të ndryshme, turne në shtete e qytete të ndryshëm.

Si fëmijë 11 vjeçe shkova për herë të parë në Kosovë, ku për çështje private me familjen qëndrova dy ditë. Si një fëmijë që përmes televizionit ka dëgjuar më së keqi për Kosovën dhe Shqiptarët e Kosovës, kisha frikë të flas sërbisht, kisha frikë nga njerëzit e Kosovës, por nga thellësia e shpirtit i doja ata njerëz.

Me babën ditën e parë isha në qendër të Mitrovicës, ai fliste sërbisht kurse unë i thosha:

-Babi, mos fol sërbisht, do na ʋɾɑsì dikush!

-Jo, bijë, nuk janë shqiptarët ashtu si i paraqesin tjerët!
Fjalët e tij më qetësuan. Duke parë njerëz të moshuar me kapuç të bardhë, te mua u zgjua një dashuri e madhe dhe respekt për ata, sepse ishte hera e parë që takoja shqiptarë, duke mos e ditur se edhe vet jam shqiptare. Dita e parë kaloi duke shetitur me babain.

Nga një vajzë e ʈɾeɱɓưɾ , për vetëm disa orë u shndërrova në një vajzë trime që me shitësit fliste haptazi sërbisht, pa pasur frikë.

Hymë në një shitore suveniresh, ku ishin një burrë i moshur me kapuç shqiptar dhe një djalosh; babai bisedonte me ta dhe u tha se jemi nga Pazari i Ri dhe se nuk e dimë gjuhën shqipe, ndërsa unë gjithë kohën shikoja drejt burrit të moshuar me kapuç të bardhë.

Ai e vërejti këtë, m’u afrua, ma zgjati dorën dhe tha:

– Unë jam Osmani, ti si e ke emrin?

– Amina-iu përgjegja unë.

– Pse më shikon ashtu Amina?- më pyeti ai.

– Nëpër qytet pash’ njerëz me kapuç si tuajin, pse e mbani ju atë?- pyeta unë.

– Si nuk e di, po edhe në Pazar të Ri të gjithë mbanin kësi kapuçi.

Ky është, bija ime, kapuçi tradicional i të gjithë shqiptarëve, rinia nuk e mban, por ne të vjetrit e mbajmë nga respekti për kulturën dhe kombin tonë.

Je e re, po të të interesojë, do e kuptosh. Babai bleu cfarë deshi dhe dolëm. Shetitëm, ndërsa dashuria ime për atë qytet, për atë popull, për atë kapuç të njohur të bardhë shqiptar, sa vinte edhe më shumë rritej.

Si një fëmijë që vetëm njëmbëdhjetë vjeç shetiti shumë shtete dhe qytete, asnjë shtet, asnjë qytet nuk më preku në zemer si Republika e Kosovës dhe Mitrovica.

Ata njerëz, ai qytet, e gjitha është aq fantastike, e bukur, e pastër. Erdhëm në shtëpi, por zemra më mbeti poshtë, me atë qytet, ata njerëz, më tërhoqi gja.ku. Si fëmijë vetëm njëmbëdhjetë vjeç fillova të kërkoj, të gjej dhe të dëgjoj këngë shqipe (edhepse shqip nuk di as tani).

Këngën e parë shqipe që e dëgjova ishte për Heroin Adem Jashari, duke mos e ditur as se kush është Adem Jashari.

Unë atë këngë e këndoja në shkollën fillore, me një tekst që nuk e di a është i saktë (si e shqiptoj). Pas një kohe u interesova të mësoj për shqiptarët, të di dicka për ata njerëz, për të cilët ndjej respekt dhe dashuri të madhe.

Njeriu i parë, për të cilin fillova të lexoj është Adem Jashari, pasi normalisht në gjuhën serbe shkruhej mos më keq për të; unë nga shqipja e përktheja anglisht dhe nga anglishtja në sërbisht, vetëm për të mësuar më shumë.

Katër vite kaluan ashtu, në një farë mënyre edhe u ftoha nga e gjithë kjo, derisa nuk shkuam përsëri në Kosovë dhe gjithçka u rikthye tek unë. Më tutje nuk e lejova veten të heq dorë, por u edukova dhe mësova më shumë, ndonjëher rrija edhe deri në 02:00, duke përkthyer dhe mësuar për ushtrinë UÇƘ, mbi heronjë’ e asaj ushtrie.

Fillova të dëgjoj edhe këngë nga Arian Agushi (Gold AG), këngë të cilat dashurinë dhe respektin tim për Kosovën dhe shqiptarët i ngritën në piedestal; edhe pse asgjë nuk kuptoja, në zemër më luante shqiptarishtja.

Si minorene gjashtëmbëdhjetë vjeçe dija mjaftushëm për ɭưfʈȅɳ dhe për ngjarjet në Kosovë.

Erdhi dita kur e pyeta veten pse ndjej unë gjithë këtë për ata, mos ndoshta unë jam shqiptare nga gjaku?!

Fillova të lexoj libra historie nga autorë të ndryshëm, fillova ta edukoj veten në drejtimin që të mësoj më shumë për familjen time. E pyeta babin, ai më tha vetëm që me prejardhje jemi nga Gusia, asgjë më shumë. Një natë e tradhtoi veten dhe tha se gjyshi im ramhetli vd.iq me kapuçin shqiptar në kokë.

Te mua kishte edhe gëzim edhe krenari edhe dashuri, një përzierje prej të gjithave nga pak. Ai e fshihte këtë prej meje, sigurisht nga frika se unë edhe pa këtë njohuri veten e ndjeja shqiptare, ndërsa kjo e vërtetë do më ngrinte edhe më dhe do isha më shumë në rrëzik.

Me faktin që gjyshi im ka vdekur me kapuçin shqiptar, kjo ishte për mua krenari!

Kjo dikujt ndoshta do t’i duket qesharake duke e lexuar, dikujt ndoshta edhe budallallëk.

E di që rinia e Kosovës dëshiron të shkojë në ndonjë shtet më të mirë, ndonjë vend më të mirë, por dëshira ime është të jetoj atje poshtë në Republikën time, në qytetin tim, me njerëzit e mi; të luf.toj për rininë e Kosovës dhe Sanxhakut, t’i nxit ata të jenë krenarë që janë shqiptarë, të jenë krenarë për Kosovën e tyre dhe çdo pëllëmbë të tokës tonë shqiptare; të mos heqin dorë nga kapuçi jonë i bardhë shqiptar, të mos turpërohen që botës t’i tregojnë kush dhe cfarë janë;

Ƭë jesh shqiptar ose shqiptare është krenaria më e madhe; gjaku shqiptar është gjaku më i pastër në botë, gjaku që edhe mua të asimiluarës më tërhoqi, gjaku shqiptar është gjak trimash, është gjak heroik!