Lëvizja\UÇK

Sejdi Gega: Një vit pa Veteranin e LËVIZJES dhe të Luftës Çlirimtare, profesorin dhe frymëzuesin e qëndresës dhe të luftës për liri e bashkim kombëtar, Shefki MUÇA

Një vit pa profesorin, veteranin e UÇK-së, bashkëveprimtarin, shokun e vëllaun profesor Shefki Muçën
Ideal jetësor pati edukimin e brezave dhe bashkimin e trojeve tona të ndara
   Lindi në kohën e rezistencës kundër pushtuesve Italian dhe kundër forcave Naziste gjermane, më 18 Nëntor 1943 në fshatin Vraniq, nga babai Arifi dhe nëna Xhevahire.
Shkollën fillore e filloi në Vraniq dhe e mbarojë në Suharekë me sukses shembullor; ndërsa të mesmen, shkollë Normalen do të mbaroi në Prizren. Studimet i filloi në fakultetin e matematikes në Beograd, por, për shkak të kushteve te rënda ekonomike, qe detyruar të hynte në punë si mësues i matematikës.
Si nxënës i shkollës së mesme normale ishte pjesë e grupit të parë ilegal “Liria” në vitin 1962 në Suharekë, i cili ka punuar në zgjerimin e grupit duke angazhuar anëtar të rinj Fazli Balën nga Dobërdelani, Ismet Kuçin nga Suhareka, Hamit Bytyqin nga Kravasaria e tjerë. Ka lexuar libra të ndaluara nga regjimi, librin “Gjarprit e Gjakut” të Adem Demaçit dhe e ka shpërndarë edhe tek shokët tjerë. Grup i cili ishte i lidhur përmes atdhetarit të shquar Haxhi Zyba, anëtar-sekretar i grupit ilegal “LIRIA” në Prizren (1962/1963), nën udhëheqjen e mendjendriturit Bedrush Qollakut, anëtar Fadil Cukaj, Gjokë Dobaj, nga Mali i Zi etj.
Shefki Muça, edhe pse ishte arsimtar i matematikës në shkollën fillore “19 Nëntori” në Studençan dhe shumë i ri (21 vjeç), nxënësve të klasë së shtatë dhe të tetës, do t’i tregoi për Flamurin Kombëtar, Flamurin kuq e zi dhe së shpejti ky Flamur do të valoi edhe në shkollën tonë e në tërë tokat shqiptare të mbetura padrejtësisht nën Jugosllavi (kështu e deklaron edhe sot motra ime e madhe, Mihrija që ishte nxënëse e Shefki Muçës).
Në kohën kur populli jetonte në varfëri të skajshme dhe diskriminim të thellë, në kohën kur ende kullonin plagët e fushatës barbare kundër shqiptarëve në aksionin famëkeqe e të koduar “Mbledhja e armëve” që ishte ushtruar gjatë dimrit 1955-1956, patriotët dhe intelektualët të ndershëm e atdhetar identifikoheshin dhe i arrestonin, i ndiqnin dhe i persekutonin çdo ditë. Regjimi i Tito – Rankoviçit do ta arrestoj Shefki Muçën dhe do ta dënojë me katër vite burg të rëndë, të cilin do ta vuaj në burgun më famëkeq, në Goli – Otok, ku do të tentojnë të likuidojnë tri herë fizikisht. Aty do të njihet me shumë atdhetar tjerë shqiptar nga të gjitha viset shqiptare dhe me të cilit do të vazhdoi veprimtarin atdhetare edhe pas burgut.
Nëna Xhevahire, edhe pse me probleme shëndetësore dhe me peripeci kishte mundur ta vizitonte disa herë të birin në burg.
Përkundër problemeve sociale që kishte në familje, nënën Xhevahire shëndetlige dhe motrën e re, Fetijen qëndroi stoik në burg dhe doli akoma më i fortë e më i guximshëm nga ai ferr.
Unë, si nxënës i ciklit të ulët i kësaj shkolle e mbaj në mend si mësues të ri dhe shumë inteligjent e ambicioz, ku tek shumë nxënës e prindër, posaçërisht, tek unë la gjurmë të thella dhe pat nxitur urrejtje ndaj regjimit gjakatar Jugosllav. Për mua dhe shumë nxënës tjetre mësuesi Shefki, do të behët model se si duhet të jetë një shqiptar i ndershëm dhe atdhetar.
Përndjekjet nuk do të marrin fund për Te. Brez i art veprimtaresh: Juristi – Nezir Rexhep Gashi, Haxhi Zyba, Shefki Muça, Haxhi Bajraktari, Izet e Mazllum Baraliu, Osman Zajmi etj. vepruan kur ishte shumë vështir të veprohej, atëherë kur pushtuesi me parullën mashtruese “vëllazërim – bashkim” kishte mbërthyer çdo shtresë të popullit, nga lart poshtë, pavarësisht asaj propagande marramendës kur nuk u dorëzuan. Fal Shefki Muçës dhe këtij brezi në Suharekë, Prizren e Kosovë, fal asaj qëndrese, e vërteta çdoherë e më shumë po dilte në shesh dhe mashtrimit ne mënyra graduale por të sigurt po i çirrej maska.
Pas burgut do të martohet me Fatimen, motër e atdhetarit, Haxhi Zekë Bajraktarit, e cila do ti ndihmoi vëllait Haxhiut tërë natën për ta përgatitur flamurin kombëtar, flamur ky që do të përdoret në demonstratën e vitit 1968 në Suharekë (Therandë).
Unë, pata fatin ta njihja së afërmi, ta kem arsimtar të matematikës (Kl. VI) në Studençan, shokë pune në QAM-o “Jeta e Re” në Suharekë dhe shokë të idealit nga vitet e 80-ta. Si nxënës i klasës së II-të fillore e mbaj të freskët në mendje arrestimin e parë në vitin 1963, Ai ishte arsimtar i matematikës në Studençan, arsimtar i motrës time të madhe, Mihrijes. Unë do ta kem arsimtar të matematikës në Kl. VI-të dhe sa herë që zhvendosej nga një cep në cepin tjetër të klasës, ne e ndiqnim sikurse lulet e diellit që ndjekin Rrezet e diellit. Ishte epiqendra e jonë nga buronin të gjitha mësimet e jetës. Që nga në KL-VI-të, kam menduar dhe kam vepruar me mësimet që i kam marruar prej Tij. Shkronja e para të çështjes atdhetare i kam kuptuar dhe jam inspiruar më së shumti nga Ai dhe juristi atdhetar Nezir Rexhep Gashi nga Suhareka, të cilin e kishim edhe mik shtëpie.
Veprimtarin atdhetare do ta vazhdoi me forma të ndryshme dhe pas një pauze, pas rendjes së “Regjimit” të Rankoviçit (1966), do të filloi punën si arsimtar i matematikes në shkollë fillore dhe më vonë si Profesor në QAMO “Jeta e Re” në Suharekë. Në një takimi në QAMO “Jeta e Re” (1979), profesor Shefkiut i ndrinin sytë nga krenaria për nxënësit, Ibrahim Shalën, Fadil Vatën, Halil Krasniqin, Naser Selimin, Murat M. Bytyqin dhe shokët e shoqet e tyre, por edhe nga lotët që i ishin mbledhur për Mejdi e Remzi Gegën e Maliq Ndrecën të cilit ishin arrestuar dhe torturuar nga policia (Nëntor 1979) për shpërndarje të trakteve kundër pushtuesit. Në sytë e të cilit vërehej shqetësimi për situatën politike dhe për nxënësit e QAMO-s “Jeta e Re”.
Si i burgosur me përvojë, si Profesor atdhetar dhe pedagogë i shquar, pa hezituar për pasojat, ishte viti 1979, Profesori Sh. Muqa kërkesës së nxënësit – Murat Bytyqi do t’i përgjigjet dhe përmes tij edhe grupit të rinjve atdhetar nën udhëheqjen e Ibrahim Shalës-nxënës se, si duhej të sillen me inspektorët operativ (UDB – shet kriminel) kur i merrnin në pyetje si nxënës të rebeluar në QAMO “Jeta e Re” në Suharekë në vitin 1979. Për asnjë moment dhe në asnjë raste nuk do heqë dorë nga veprimtaria atdhetare. Në këtë vit, tani ne ishim edhe koleg të punës në Gjimnaz të Suharekës.
Unë që kisha filluar si i ri në arsim, si profesor në QAMO “Jeta e Re” në Suharekë (1979), prof. Sh. Muça më ka ndihmuar shumë për organizim të orës, për sjellje me nxënës dhe personelin e shkollës etj. Që nga ajo kohë, e deri në ndarjen fizike nga jeta ne kemi bashkëpunuar shumë ngushtë. Më vonë do të jemi edhe pjesë e organizatës politiko-ushtarake-LPK-së, shok të idealit. Kemi pasur raste të kalojmë ditë e natë të tëra me atë dhe veprimtar tjerë, në oda, në teren e fshatra të Suharekës (Therandës) e gjetiu gjatë aktivitetit atdhetar në vitin 1990/1991. Vlen të kujtoi ecjen në këmbë disa herë, Suharekë-Buda kovë e Papaz për të bërë aktivitet atdhetar, në dimër të acartë e kushte shumë të rënda atmosferike.
Meqë profesor Sh. Muça kishte kaluar disa vite në burgun e Goli-Otokut në kohën më të errët të Rankoviqit, për brezin e ardhshëm, për nxënësit atdhetar ishte një burim frymëzimi i madh, duke e konsideruar si profesor atdhetar, më të ditur dhe më të pa zëvendësuar dhe, duk e konsideruar vetën si nxënës, më pak të zotë, i bënë më të përkushtuar e kërkues nga vetvetja për të dal më të zhvilluar dhe më të plotë se sa pararendësit. Fadil Vata, si nxënës i gjimnazit në Suharekë kishte një konsideratë të veçantë ndaj profesorit Shefki Muçaj, i cili ishte përkushtuar shumë për çështjen atdhetare dhe duke kërkuar më shumë nga vetja, arrin të jetë udhëheqës politik i LPK-së në Kosovë së bashku me Afrim Zhitin nga viti 1987/1988 deri në ndarjen fizike, prill 1990.
Pranvera e madhe 1981, Atë dhe mua do të na zë si profesorë në QAMO “Jeta e Re” në Suharekë. Në kohën kur u bënin diferencime politike nga LKJ-së në çdo Organizatë Punuese në Kosovë, Ai, dhe shumë pak profesorë tjerë nuk do ti dënonin demonstruesit dhe Shqipërinë, se kinse po na përzihet në punët e brendshme të Jugosllavisë, gjë që, për fat të keqe pjesa dërmuese në Gjimnaz (prill 1981) e dënuan shtetin Shqiptar, si nxitës i nacionalizmit dhe irredentizmin shqiptar. Do të largojnë nga arsimi për shkaqe politike dhe do ta transferojnë në administratën komunale të Suharekës, në sektorin e financave.
Profesor Shefki, në vitet 80-ta do të jetë anëtar i Kryesisë së Këshillit të Rrethit për Suharekë, delegat në Konferencën e Dytë të Jashtë Zakonshme të OMLK-së ( shkurt 1991), dhe në mbledhjet e rend sive të veçanta në vazhdimësi. I pjekur shumë në mendime, njohës i mirë i çështjes kombëtare, i shquar për kthjelltësinë e mendimeve, si veteran i çështjes kombëtare, do të jepe një kontribut të jashtëzakonshëm në idenë e formimit të forcave çlirimtare, të një ushtrie çlirimtare që, më vonë do të merr emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Herë-pas-herës do të jetë pjesë e takimeve të veçanta të përfaqësuesve të Këshillave të Rretheve të LPK-së; Suharekë, Prizren, Rahovec, Malishevë dhe Vrrinit në vitin 1990/1991, në të cilat u diskutonte forma dhe mënyra e kalimit prej politikës pasive në rezistencë aktive, ku kontribut të veçantë do të japin edhe Profesorët e nderuar Universitar; mendjendrituri, Mr. Ukshin Hoti, Dr.Profesor Muhemet Mehmeti dhe simboli i rezistencës Adem Demaçi.
Ai, nuk hoqi dorë për asnjë çast nga përpjekjet dhe nga puna për çlirim e bashkim kombëtar. Në fillim të gushtit (1993), arrestohet dhe burgosët për herë të dytë, si anëtarë i Organizatës politiko-ushtarake Lëvizjes Popullore të Kosovës, së bashku me Hysen Gegën (Suharekë), Behajdin Hallaqin (Prizren), Ilijaz Kadollin (Suharekë), Binak Berishën (Rahovec), dhe shumë aktivistë tjerë të LPK-së në nivel të Kosovës, të akuzuar për veprën penale bashkim për veprimet armiqësore nga neni 136, al. 2 lidhur me nenin 116 LP RSFJ. Dënohet me dy vjet e gjysmë burg të rëndë. Të cilat do t’i mbaj në burgun e Dubravës së Istogut, ku do të njihet me shumë atdhetar e veprimtar të çështjes kombëtare.
Ishte i njohur nga shokët e veprimtarisë e të burgut për karakterin e tij këmbëngulës e të pamposhtur, të treguar edhe në burgun famëkeqe të Goli – Otokut.
Do t’i gëzohej shumë zyrtarizmit të emrit dhe Emblemës së UCK-së në vitin 1994. Sikurse shoku i tij i ngushtë i veprimtarisë, Hysen Gegaj. Nuk do të pretendoj asnjëherë, mandej edhe do të refuzoi të jetë komandat, duke e pëlqyer të jetë vetëm ushtar dhe luftëtar i denjë.
Pas përfundimit të luftës, siç u kthyen shumica e ushtareve të UÇK-së nga erdhën, në veprimtarit dhe në vendet e punës së paraluftës, pa kërkuar lavdi e medaljone, pa kërkuar shpagim, pa i dhen të drejtë vetit për të marr pushtet personal, meqë i vetmi shpagim për Atë ishte liria e Kosovës, shporrja e okupatorit dhe funksionimi i shtetit ligjor ku do të vendos drejtësia, edhe Prof. Shefki Muça iu kthye punës, por, jo në arsim për shkaqe shëndetësore, por si bletar, i cili edhe si bletar ishte i dalluar dhe pasionues i madh i librit.
ASGJË NUK KËRKOI NGA ATDHEU, I DHA GJITHÇKA ATDHEUT E KOMBIT.
Pusho i qet profesor i nderuar në tokën shqiptare të cilës ja kushtove një jetë të tërë!
Motër Fatime Muça-Bajraktari (bashkëshorte), Arben, Dritan, Lindita, dhe Arianita, nipa e mbesa jetoni krenar me veprën e Profesor Shefki Muçës.
Tu bëftë shpirti dritë o vëlla!
Lavdi jetës dhe veprës së Profesor Shefki Muçës!