Lëvizja\UÇK

Sadete Zhitija: Për vëllaun HERO – Afrim Zhitija

Dita që të solli në jetë, është ditë e ëmbël ashtu sikur ishe Ti. Erdhe i bukur, i hareshëm me etjen e pafundme për dije dhe liri. Sa e bukur ishte jeta me dashurinë dhe humorin tënd, me bukurinë e fjalës dhe mendimit tënd, me pastertinë e shpirtit tënd. Ti erdhe si një meteor mbi qiellin e nxirë të një toke që nuk po e shihte lirinë. Erdhe me vendosmërinë tënde për të punuar deri në rënje për lirinë e këti vëndi të mbytur jo vetëm nën robërinë pushtuese, por edhe në errësirën e kanunit që torturonte vajzat e gratë e vëndit tënd. Ti doje liri dhe barazi për to, për çdo qënje njerëzore. Në syt e tu kishte aq dritë sa kishte shpirti yt i pastër, aq sa ka dielli në ditët e bukura.Ti je i ri në çdo vit, je i paharruar kurr. Ti ylli i bukur në mesin e shumë yjeve, jepi forcë lirisë sonë ta largoj vdekjen.