Sport

Cabrini: Nëse Maradona do të luante për Juventusin do të ishte gjallë

Ish lojtari i Juventusit, Antonio Cabrini ka thënë se Diego Maradona “do të ishte ende gjallë nëse ai do të luante për Juventusin dhe jo për Napolin”, por pastaj ai kërkoi falje për këtë deklaratë

Deklarata e Cabrinit për vdekjen e Diego Armando Maradonës, është bërë debat në Itali pasi që ai tha se legjenda e Argjentinës do të jetonte nëse kishte luajtur për bardhezinjtë.

“Ai do të ishte ende gjallë nëse do të luante për Juven dhe jo për Napolin”, tha ai për Ispina Tv, deklaratë që e përcolli La Repubblica.

Ish mbrojtësi kaloi 13 sezone me gjigantët nga Torino dhe fitoi Botërorin me Italinë në vitin 1982. Ai e ka lavdëruar Maradonës si një “legjend dhe xhentelmenë”.

“Një legjend e gjallë dhe një kundërshtar për çdo lavdatë”, tha Cabrini për Irpina TV. “Kush, si shumë kampionë të tjerë, do të ishte në gjendje ta jepte më të mirën në kohën më të keqe të tij”.

“Ai do të ishte me ne nëse kishte ardhur në Juve sepse ambienti do ta kishte shpëtuar, jo klubi por ambienti vetvetiu”.

“Dashuria për Napolin ishte e fuqishme dhe e vërtetë sepse ishte e sëmurë”.

Por, ai më vonë ka thënë se fjalët e tij janë “keqinterpretuar” dhe menjëherë ka kërkuar falje pasi që lajmi ka pushtuar mediat italiane.

“I keni keqkuptuar fjalët e mia, nuk kishte një gjykim moral por një koment për energinë e një qytetit që nuk mund ta këtë këtë pasion”, tha ai.

“Mendova që mjedisi i zymtë në të cilin është Juve ndoshta do ta kishte mbrojtur atë. I kërkoj falje atyre që janë ndier të ofenduar”. /GazetaExpress/