TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi sot se barrikadat nuk janë mjet proteste paqësore.
Në një reagim në rrjetet sociale lidhur me situatën në veri të Kosovës, Xhaçka tha se “na vjen keq, nuk jemi dakord! Barrikadat nuk janë mjet proteste paqësore”.
“Nëse do të ishte kështu, atëherë do të duhej të rishikoheshin shumë nocione themelore të qytetërimit tonë për bashkëjetesën paqësore mes njerëzve, komuniteteve, partive, kombeve. Me pasoja dramatike. Nuk është një ide e mirë, fare”, tha Xhaçka.
Më herët, në një tjetër reagim ministrja Xhaçka deklaroi gjithashtu se “as ushtria serbe nuk do të hyjë në Kosovë, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur”.
/k.s/j.p/
add a comment