Përshëndetje, z.Eskobar!
Ditët e fundit kemi lexuar një kërkesë tuajën për krijimin e Asocacioneve në Republikën e Kosovës me argumentin, se ata jetojnë prej shekujve në ato vise. Mesa duket ju jeni informuar vetëm nga pala serbe. Po të dëgjoni edhe palën shqiptare, nuk besoj, se do të kërkoni krijimin e Asocacioneve në Republikën e Kosovës. A jeni informuar për genocidin e pastrimin etnik të shqiptarëve, që po bën Serbia në Luginën e Preshevës, Bujanovskit e Medvegjës? A e dini se z.Vuçiq ka qenë ministër i propogandës të kasapit të Ballkanit, Milosheviçit? Sa për dijeni, serbët në Mitrovicë janë të ardhur nga viset e tjera të Serbisë. Sidomos serbët në Veri të Mitrovicës janë vendosur në vitet 90-të nga Milosheviçi, që shpërngulën me dhunë popullsinë shqiptare dhe u grabitën shtëpitë dhe tokat. Janë pikërisht serbët e Mitrovicës së Veriut, që po i krijojnë shqetësime Republikës së Kosovës dhe nuk zbatojnë Kushtetutën e Ligjet e Kosovës. Popullsia serbe që banon në Republikën e Kosovës, si në çdo vend tjetër, duhet të zbatojnë ligjet e vendimet e shtetit ku jetojnë. Pse në SHBA keni krijuar Asocacione, ku mund të ndërhyjnë shtetet e origjinës të atyre popullsive vend e pa vend, siç po vepron Serbia ndaj Republikës së Kosovës dhe të Bosnje-Hercegovinës?! Qeveria e Republikës së Kosovës ka të drejtë, që nuk pranon krijimin e Asociacioneve, dmth, një shtet brenda shtetit. Më shqetëson fakti, që ju mendoni ta realizoni këtë marrëveshje me pjestarë alternativë dhe jo me Qeverinë legjitime të Republikës së Kosovës. Në ç’ligje e vendime ndërkombëtare e mbështesni ju, z.Eskobar menjanimin e Qeverisë së ligjëshme të Republikës së Kosovës? Mendoj, se qëndrimet e SHBA-së, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në përkrahje të dy shteteve shqiptare, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Tefta Cami-ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës Tiranë, më 16 dhjetor, 2022