EGËRSI E PAPARË NDAJ NJË BASHKËKOMBËSI!
Sot, BE-ja ishte ulur në Kryeqendrën e kombit shqiptar për një samit me vendet e Ilirisë Perëndimore. Ka 33 vite që klasa politike e Tiranës e ushqen – gënjen popullin shqiptar me lugën e zbrazët të Evropës (BE-së). Ndër të parët dhe ndër më të zëshmit, më gënjeshtari dhe më mashtruesi ishte Sali Berisha dhe partia e tij me thirrjet: “E duam Shqipërinë si Evropa”, megamashtrimi me “çekun e bardhë” të Amerikës dhe me premtime, propagandë, demagogji e mashtrime nga më të ultat! Ky njeri, Sali Berisha me bandën e tij, kur humbi në zgjedhjet e para iu kthy dhunës, terrorit, djegies, rrënimit dhe vandalizimit të Shqipërisë politike për të ardhur në pushtet! Ky, Berisha me falangat e tij, e shkatërroi deri në themel ekonominë e vendit, kurse pasurinë kombëtare e grabiti, e vodhi dhe e kontrabandoi si të ishte pasuri e armikut më të madh!
Ky harbut, në momentet më kritike për trojet e pushtuara të Shqipërisë, kalonte në ofanzivë dhe hapte frontin e dhunës, vrasjeve, konflikteve, djegieve dhe shkatërrimeve në shtetin tonë të lodhur për vdekje nga falangat e tij dhe shërbimet sekrete armiqësore! Kështu ndodhi më 2 korrik 1990, në gusht 1997, etj.
Ky njeri, edhe në këtë moshë, nuk po lë gur pa lëvizur për ta destabilizuar vendin dhe për t’ia dobësuar pozitën Kosovēs shqiptare dhe kombit tonë në Iliri e më gjerë!
Erdhi në pushtet me demagogji e mashtrime, duke u hequr si proevropian e proamerikan dhe përfundoi si “non grata”, i shpallur prej tyre… Në vendet normale, kur mblidhen përfaqësuesit e këtyre Fuqive të Mëdha, mblidhen dhe protestojnë OJQ-të e orientimeve të ndryshme. Protestojnë edhe lëvizje të ndryshme qytetare (të majta e të djathta), por nuk është parë dhe nuk është dëgjuar që të dalin partitë politike parlamentare të protestojnë! Pra, edhe në këtë pikë ky njeri dhe ortaku i tij prej “ari” janë suigeneris!! Ka më shumë se tridhjetë vite që e kërkon Evropën dhe kur ajo (Evropa) vjen në Tiranën tonë ky, Salua, ngrihet si lugat dhe proteston!! Duke marshuar me “ballin lartë” e faqen e zezë del një djalë si rrufeja dhe e qëllon me grusht në surrat njeriun që u bë sinonim i zezonës së shtetit tonë Amë…
Fill pas kësaj, truprojat e Sali Berishës, i sulen me gjithë egërsinë dhe forcën e tyre djalit që guxoi të qëllonte “shenjtin” e tyre!! Egërsia me të cilën po goditnin pa mëshirë të riun nuk la njeri normal pa prekur!! Në mendje mē erdhi i riu që pati guxuar të qëllonte me grusht policin serb në një protestë (më duket në vitin 1990)… Tërbimi dhe egërsia me të cilën iu hodhën të riut shqiptar policët serbë nuk dallonte me asgjë nga tërbimi dhe egërsia me të cilën iu hodhën të riut shqiptar “policët” e Sali Berishës!! Burimin e egërsisë dhe brutalitetit të policisë pushtuese serbe ndaj një të riu shqiptar që protestonte kundër tyre edhe mund ta dij dhe kuptoj njeriu… Por, s’ka si ta dij dhe ta kuptoj njeriu normal dhunën dhe barabarinë e truprojave të S. Berishës ndaj një bashkëkombësi të tyre, po thonë se është një i sëmurë (me probleme mendore)!!
Këta “bandilla” (më shumë u shkon banditë) ishin aty dhe paguhen që ta mbrojnë “non gratën” e tyre nga sulme dhe goditje të befta, të këtilla si kjo e këtij të riu që qëlloi me grusht “shefin” para hundës së tyre! Puna e tyre e vetme është që të parandalojnë rastet si ky që ia prishi fytyrën dhe e rrëzoi përtokë “shefin” e tyre… Këta, truprojat, duke qenë të paaftë për parandalimin e asaj që ndodhi iu hodhën si bishat dhe kërkonin ta shqyenin të riun që qëlloi “shefin” e tyre! Me ç’të drejtë ata po e rrihnin dhe po kërkonin ta vrisnin të riun, bashkëkombësin e tyre?! Të vetmën të drejtë dhe detyrë ata kishin ta mbronin “shefin” e tyre. Meqë, u treguan të pazotë në punën e tyre, nuk ia dolën ta parandalonin goditjen që hëngëri Berisha, atëherë kishin për detyrë ta “paralizonin” të riun dhe t’ia dorëzonin policisë… Por, asesi ta rrihnin barbarisht 20 – 30 veta një të ri, bashkëkombës i tyre!! Cila e drejtë a cili ligj ua lejon atyre të rrahin njerëz tamam si bisha të qartura?!! Brutaliteti dhe egërsia e tyre ma kujtoi edhe sulmin në selinë e tyre dhe egërsinë me të cilën kërkonin ta vrisnin kryetarin e partisë, L. Bashën dhe bashkëpunëtorët e tij, që i shpëtoi vetëm ndërhyrja e policisë së shtetit…
Prokuroria dhe policia duhet t’i identifikojnë këta dhunues të egjër dhe gjykata t’i dënojë sipas ligjeve në fuqi…
https://youtu.be/S4lWOd6BlmM?t=4
add a comment