Opinion

Xhemajl Pllana: Liria s’ka ç’të humbas pos prangave të robërisë!

LIRIA nuk ka çfar të humbë më shumë se prangat e robërisë!

DY PARADOKSET E KOHËS:

Paradoksi shqiptar: Dikur zhurmues, kundër luftës së UÇK-së, për t’u çliruar dhe për të fituar Lirinë! Tani, pas fitores mbi okupatorin gjakatar serb, zhurmues, për t’u nënshtruar, për t’i falur toka, atij që bëri gjenocid, atij që e humbi luftën!                                                               Janë çuar araz “politikanë “ të ditës, tv portale, panelistë-banalistë për t‘i bërë presion Qeverisë – e për t’i bërë lëshime Serbisë!!!

Paradoksi serb: Politika dhe mentaliteti i Serbisë okupatore në unitet. Pozitë dhe opozitë, kishë e akademi, tv shtetërore e portale, analistë e banalistë, edhe pas humbjes së luftës, të gjithë bashkë, për të shkëputur pjesën më vitale të Republikës së Kosovës së Shqipërisë!

A thua, për këte politikë qyqare e nënshtruese paskësh luftuar Adem Jashari, UÇK dhe populli shqiptar?!                                                              Apo, ju qyqar, të sojit e sorollopit, do ta shanit dhe Kryeheroin, “kokëfortë”, si “mashtrues”, si “prishës“ të paqës e të rehatisë tuaj të robit e të skllavit! A thua,përse duhet të frikësohemi Ne, që nuk duam më shumë se hisen tonë, përse duhet të frikësohemi nga LIRIA jonë?!        LIRIA nuk ka çfar të humbë më shumë se prangat e robërisë!