NË INSTITUTIN E TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONINË E TYRE
Sot, në Shkup Instituti i Trashëgimisë… në Maqedoninë shqiptare, në kuadër të “Ditët e alfabetit”, shënoi edhe 50 – vjetorin e Kongresit të njësimit të gjuhës shqipe, që ishte mbajtur në Kryeqendrën e kombit shqiptar, në Tiranë. Për rëndësinë e unifikimit të Alfabetit dhe të Gjuhës sonë foli Drejtori i Institutit, Skënder Asani. Një fjalë rasti e mbajti edhe Drejtoresha e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, pastaj Drejtori i Agjencisë për zbatimi e gjuhës shqipe në Maqedoni, etj. Pullën postare të emetuar për 50 – vjetorin e Kongresit të njësimit të gjuhës shqipe e prezantoi Drejtori i Postës…
Për vete mendoj që ky Vit Jubilar (50 – vjetori) do të duhejë të ishte shpallur nga Tirana, Shkupi e Prishtina VIT I GJUHËS SHQIPE për shqiptarët në Iliri dhe për shqiptarët kudo në botë…
add a comment