Portrait de Ramin Mazhar, 26 ans, poète et journaliste afghan réfugié en France depuis un an, à la suite de la prise de pouvoir des talibans. A Paris, le 15 juillet. Sur un carnet, il écrit de mémoire un de ses poèmes.
Kulturë\Letërsi

Aminull Zmariallaj: Fjalë për qeverinë kolaboracioniste

FJALË PËR QEVERINË KOLABORACIONISTE
(poet avganistanas)
Mos më përkund. Nuk besoj. S’jam çunak shëndetlig.
Ti s’je nënë, po njerkë dhe shtrigë – je armik!
S’është fyell’ i bariut, që ia thotë atje larg,
Porse gjarpëri që zvarriset në pluhur, i zi,
Me mallkimin dhe helmin e tokës në gji:
Është gjarpëri, që kërkon gjak.
Mos më përkund. Nuk besoj. S’jam çunak shëndetlig.
Ti s’je nënë,po njerkë dhe shtrigë – je armik!
Mos gënje. S’ngre shtëpi ti për ne,
Por kazerma, që gjithnjë dhe gjithnjë, pa mbarim
Të notojmë në detin mjerim
Dhe gëzim të mos gjejmë mbi dhé.
Mos më përkund. Nuk besoj. S’jam çunak shëndetlig.
Ti s’je nënë, po njerkë dhe shtrigë – je armik!
S’më mashtron mua dot toni yt ëngjëllor,
Ti mendon të pëgësh këtu , çdo relik…
Po mos prit. Ra sahati për ty, o armik,
Gishti i madh i popullsisë do të të shtypë si morr!
Mos më përkund. Nuk besoj. S’jam çunak shëndetlig.
Ti s’je nënë, po njerkë dhe shtrigë – je armik!
Ti më flet: plaga ime në zemër të dhëmb
Dhe mendon si vëlla të ma mjekosh…
O kope batakçinjsh fjalëbosh
Ne as plagët, as vdekja s’na trëmb!
Mos më përkund. Nuk besoj. S’jam çunak shëndetlig.
Ti s’je nënë, po njerkë dhe shtrigë – je armik!
Hiqesh mik, fort i dashur vëlla,
Po gjithkund unë gurë kokës po ha:
Maska jote u gris, gjaksor je, dhe djall!
Mos më përkund. Nuk besoj. S’jam çunak shëndetlig.
Ti s’je nënë, po njerkë dhe shtrigë – je armik!
Ti gabon kur për qenie të dobët më merr:
Jam barut, jam gjigand, që përulje nuk di,
Drejt qëllimit të madh drejt shkëlqimit të ri,
Heroizmi në zemër asnjëherë s’na shter!
Mos më përkund. Nuk besoj. S’jam çunak shëndetlig.
Ti s’je nënë, po njerkë dhe shtrigë – je armik!
Nuk jam dre delikat, por jam tigër
Zotëri, të flas drejt, pa kapak…
Kënga jote mbaroi, mor i ndjeri rosak.
Thyej prangat, errësirën e fshij!
Mos më përkund. Nuk besoj. S’jam çunak shëndetlig.
Ti s’je nënë, po njerkë dhe shtrigë – je armik!
Mblidhi plaçkat. Kupa jote u mbush!
Nuk jam gjel llafazan, jam skifter;
Sqepi im gjak në vetull të merr!
Mbroju qen! prej të hekurtit grusht.
(Marë prej librit: “Tam–Tami thërret”, Vjersha nga poetë të huaj. Tiranë, 1970