Shqipëria/Aktualitet

Refik Hasani: Krahina e Preshevës nga Referendumi më 1992 te regjistrimi masiv më 2022

Krahina e Preshevës, nga Referendumi më 1992, te regjistrimi masiv më 2022
Shkruan:Refik HASANI
Pjesëmarrje masive në procesin e regjistrimin  e  rregullt të popullsisë e ekonomisë familjare dhe banesave në Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë, që jan publikuar si regjistrim preliminar, ku Presheva: 58.845, Bujanoci: 54.305, dhe Medvegja: 8300,ka tejkaluar parashikimet.
Ky regjistrim është me domethënje të jashtëzakonshme dhe tregoi një mobilizim, që lirisht mund të krahasohet me organizimin e   Referendumit i mbajtur më datën e 1 e 2 Mars të vitit  1992, krahasohet me kryengritjen e armatosur dhe formimin  e UÇPMB-ës, që luftoi dhe arriti  në ndërkombëtarizimin e çështjes së kësaj krahine se statusi i saj nuk është zgjidhur ende.
Pjesëmarrje masive në proces do të pasqyron realitetin në këtë Krahinë shqiptare dhe do të krijoj premisa që ky Rajon nuk mund të vazhdon të trajtohet në nivel çfarë ishte deri më tani as nga Beogradi, dhe instanca të BE-së.
Dalja dhe regjistrimi i qytetarëve të kësaj Krahine, në këtë numër, nuk mund të vazhdohet me avazin e vjetër duke  diskriminuar dhe duke vazhduar të mbetët si Krahina më e prapambetur në gjithë Evropën.
Është domosdoshmëri që këtë proces zgjedhor në fazat e tjerë deri në  publikimin final  të përcjëllë dhe monitorojn si  OSBE-ja dhe mekanizma të BE-
Mobilizimi dhe dalja masive në këtë regjistrim është një përgjigje ndaj pasivzimit të adresave, por  është plebishit i treguar sikur  në referendumin me 1 e 2 marsit 1992, dhe lufta e armatosur e UÇPMB-ës.
Ky regjistrim do të reflekton dhe në ndërrimine qasjes së Prishtinës e veçmas të Tiranës zyrtare në raport me këtë Krahinë.
Shqiptarët nga ky regjistrim edhe zyrtarisht do të duhej të ken 7 vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë,dhe ndahet boxhet dhe të jen të përfaqësuar në në instanca qendrore të Serbisë në përpjestim me numrin e banorëve si në zingjirin komandues në Polici, në Gjykatë dhe Prokurori.
Po ashtu  Shqiptarët tani më gjysmë të asimiluar në Rajonin e Sangjakut  që përfshin Novi Pazar, Sjenicë e Tutin,  t’ju lejohet  përdorimi i Gjuhës Shqipe me Ligjë, si  në Administratë dhe mësimi në Gjuhën amtare.
Kurse për shqiptarët në Serbi,  do të duhej të  hapet një Universitet shtetëror në Gjuhën Shqipe, dhe Instituti për ruajtje të trashigimisë kulturo-historike.