Kulturë\Letërsi

ME TY E PËR TY, O FLAMUR !

 

Poezi: Xhelal Hoxha

(Ti simbol i Shqiptarisë) Ndër shekuj, e ndër breza…

Emri dhe gjaku im; Pellazgo-Iliro-Dardan !

Ti toka ime e t’kurrur, e ndarë ndër breza shpeshëherë e larë me gjak…

Ti simbol, amblemë e shqiptarisë !

N’histori, e n’luftëra i rilindur si feniksi përsëri;

N’ty për ty, e bashkë me ty jetuam ne Shqiptarët !

N’Ty qëndroi, shqiponja jonë e zezë; me kokën lart dhe krihët e saj të zjarrt !

Për ty e mbi Ty, u derdh e u shtjerr gjaku ynë i kuq !

Me ty bashkë në t’gjitha luftërat…

Me ty luftoi e fitoi, Skenderbeu !

I pa mposhtur dhe i pa dorëzuar, Si luan Shqipërie, gjithmonë me fitore !…

Me ty n’lindje, edhe n’vdekje nëpër dasma e ahengje…

Sikurse edhe n’beteja të përgjakshme me pushtues t’huaj…

Ndonëse edhe n’demonstrata t’shumta…

Nëpër burgje t’ndryshme, serbo-sllave; t’izoluar e t’prangosur deri n’vetëflijim…

 Për ty ranë, dhe u vranë: Fazli Grajqevci me shumë SHQIPTARË të tjerë !…

 Ty të ruajtëm si sytë e ballit !

Të mbrojtëm si mbronë shqipja folenë !

Gjithmonë me krenari, dinjitet e dhimbje, Me ty mbrojtëm mëmëdhenë !

Nga vetë populli ynë, ti prap u ringjalle s’bashku me UÇK-në !

U ngrite në ball dhe u lartësove me shtizën bashkë me shtatore:

Ti o fisi, O plisi, Ti o gjaku ynë ! Me Malon, ti prap u lartësove…

Me këngë lirie dhe këngë dësmorësh tanë…

Me bacë Ademin, ti përsëri u ngrite dhe u rrite…

 Që për këtë tokë bashkë me Ty; u shndërruan n’hero e n’muran t’gjallë !

Ti na je shëndeti i kombit !

Na je nënë e baba !

Me Ty lidhëm besën e kombit e t’Zotit, Të kem motër, e të kem vëlla !

 Ti simbol, amblemë SHQIPËRIE !

Në Ty ëndërrojmë e jetojmë t’gjallë !

Flakadan lirie, urtësie e trimërie: O yll, O diell i rrallë !