Portreti/intervista

Ndue Zefi: Kush ishte Dëshmori Prek Mani

Kush ishte Dëshmori Prek Mani?
Dëshmori Prek Mani, lindi në Tetaj të zonës së Nikaj Mërturit
më 22 qershor të vitit 1922 në një familje të varfër me tradita patriotike. Në formimin e Prekës me dashurinë për shkollën e atdheun ndikuan babai Mani, xhaxhallarët Sokoli e Kadria, sepse kishin lidhje me familje të njohura në Shkodër, Dukagjin e Malësinë e Gjakovës.
Kur Preka Mani ishte 3 vjeç, familja e tij ndiqej si kundërshtare e Zogut. Me dhimbje të madhe largohen nga fshati Tetaj dhe vendosen në Ramoc të Gjakovës.
Babai i Prekës, Mani, kthehet në vendlindje,duke qëndruar maleve sëmuret dhe vdes. Varfëria e tejskajshme e vendos Prekën në kushte të vështira. Në Tetaj gjithshka ishte rrënuar,me shumë mundime ndërtojnë një kasolle sa për të futur kokën. Në shpirt i lindi dashuria për atdheun dhe u bashkua me luftën çlirimtare.
“Në shtator 1944 Prek Mani inkuadrohet në Brigadën e 25-të partizane dhe mori pjesë për çlirimin e trojeve shqiptare në Jogosllavi. Gjatë një beteje, në kushtet kur bora kalonte 2 metra, Prek Mani kthehet dhe mori në krah një partizan të plagosur që të mos binte në duart e armikut. Gjatë këtij veprimi plagosët, por nuk e lëshon shokun nga supet. Shokët e dërguan në spitalin partizan të Ivanës. Plaga ishte e rëndë dhe kishte humbur shumë gjak. Më gjithë kujdesin e madh të mjekve mbylli sytë dhe nuk i hapi më.”(Marrë nga libri “Yje të pashuar” volumi IV, faqe354).
Bashkëluftëtarët e tij e varrosen në varrezat e Sanxhakut me breshëri armësh dhe u betuan se do të marrin hak. Prek Mani prehet përkrah 53 dëshmorëve të rrethit të Tropojës në varrezat e dëshmorëve në qytetin Bajram Curri që dhanë jetën në lule të rinisë për çlirimin e trojeve Shqiptare. Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë, shkollës 8-vjeçare të Shëngjergjit Nikaj Mërtur i dha emrin e dëshmorit “Prek Mani”. Në shenjë respekti Bashkia Kamëz ka pagëzuar me emrin e dëshmorit “Prek Mani” një rrugë në Babrru – Tiranë.
Ndue Zefi
Pasardhës Dëshmori